Connect with Us

Anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit në OKB/ Xhaçka: Arritje e jashtëzakonshme, SHBA krah nesh

Politikë

Anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit në OKB/ Xhaçka: Arritje e jashtëzakonshme, SHBA krah nesh

Publikuar

-

Anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit në OKB/ Xhaçka: Arritje e jashtëzakonshme, SHBA përkrah nesh

Shqipëria u zgjodh sot si anëtare e Përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së me 175 vota, duke siguruar një prej arritjeve më të mëdha në diplomacinë ndërkombëtare nga ana e shtetit tonë.

Në lidhje me këtë lajm, ka folur për Zërin e Amerikës, ministrja e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka e cila tha se kjo është një arritje e jashtëzakonshme për Shqipërinë duke u bërë pjesë e tryezës së madhe botërore për paqen dhe sigurinë .

Xhaçka ka theksuar  gjithashtu se Shqipëria, në pozicionin që ka arritur të fitojë, mund të kontribuojë në zgjidhjen e shumë problematikave rajonale dhe globale.

“Nuk kemi pse të jemi optimist, se ne mund të arrijmë shumë, duke kontribuar në zgjidhjen e problematikave rajonale e globale. Çështja e Kosovës, konsolidimi i pavarësisë së Kosovës dhe rritja e numrit të njohjeve është objektiv strategjik i Shqipërisë. Pavarësia e Kosovës është objektiv kombëtar dhe ndihmon në stabilitetin e rajonit.

Do bëjmë gjithë është objektiv kombëtar dhe ndihmon në stabilitetin e rajonit. Do bëjmë gjithçka që çështja e Kosovës, të vihet në vëmendje të OKB-së.  Ne mbështesim fuqishëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke përmbyllur një dosje mjaft të rëndësishëm në Ballkan, do ishte kyç në hapjen e rrugës për pavarësinë e Kosovës”, tha Xhaçka.

Olta Xhaçka vlerësoi se SHBA i ka dhënë mbështetje të madhe Shqipërisë, edhe në luftën ndaj korrupsionit.

“SHBA i ka dhënë mbështetje Ballkanit për të demokratizuar vendet e rajonit. Lufta kundër korrupsionit në Ballkan, strategji e politikës së jashtme amerikane.

Duhet parë në këndvështrimin e një vendosmërie të SHBA për të qenë krah për krah qytetarëve shqiptarë. SHBA na kanë dhënë dhe do na japin mbështetje. Reforma në drejtësi dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme janë kryereforma, që kërkon BE-ja”, u shpreh Xhaçka./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Basha imitues i Ramës”/ Nishani me superlativa për Berishën: Model i integritetit moral

Publikuar

-

Nga

Përfaqëson minorancën në PD”/ Nishani liston ‘dështimet’ e Bashës

Ish presidenti Bujar Nishani ka komentuar vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen non-grata të Sali Berishës.

“Unë mund të them se personalisht jam person që kam një histori konkrete me Sali Berishën, unë ministër ai kryeministër, unë president ai kryeministër unë dhe Basha kemi eksperienca konkrete dhe kjo ka qenë eksperienca që tregoi se Berisha ishte person model i integritetit moral dhe institucional.

Unë bëj avokatin e Berishës por ajo që dua të them është së në ‘97 fati i Berishës ishte në zgrip dhe askush nuk e mendonte se ai do të kthehej më në politikë. Berisha dhe çdo person tjetër ka mundësi që të adoptojë sjelljen me dinamikën që pëson politika.

LEXO EDHE:  Vota e Shqipërisë kundër SHBA-ve në OKB/ Reagon Ministria e Jashtme

LEXO EDHE:  Shqipëria dhe Maqedonia/ “Viktimat” e padëshirueshme të konfliktit Makron-Merkel

PD në shtatorin që vjen kthehet në parlament me të njëjtën forcë elektorale që ishte në 2019 kur iku nga parlamenti. Nuk më duhet Edi Rama miniaturë në PD por më duhet një person që sjell risi, është imitues i keq i Ramës.

Ndërkohë nëse Berisha do të dënohej nga një gjykatë shqiptare duhet që të distancohet dhe nga partia”, ka thënë Nishani/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dorëheqja e Gramoz Ruçit/ Spiropali: Leksion i madh politik

Publikuar

-

Nga

Dorëheqja e Gramoz Ruçit/ Spiropali: Leksion i madh politik

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, thotë se dorëheqja e Gramoz Ruçit nuk ka lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në qarkun e Fierit, ku PS mori 9 mandate dhe nuk arriti objektivin e vendosur për 10 – 11 deputetë.

Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin “Përballë”, Spiropali e quajti një leksion të madh politik largimin e Ruçit.

“Nuk është kjo arsyeja sepse Gramoz Ruçi e ka fituar mandatin e tij ne Fier ashtu siç dhe kanë marrë 9 mandate në mandatin e tretë të PS. Akti i Ruçit ishte një vendim i lartë. Unë besoj fort që është një leksion i madh politik, një akt që e nderon Gramoz Ruçin jo vetëm brenda partisë politike që i përket por në skenën politike shqiptare akte të tilla janë të rralla”, tha Spiropali.

LEXO EDHE:  Vota e Shqipërisë kundër SHBA-ve në OKB/ Reagon Ministria e Jashtme

LEXO EDHE:  Shqiptarët “vdesin” për çokollatë/ Ja si renditemi në botë

Ajo shtoi se largimi i Ruçit bëhet edhe më i lavdishëm pasi është në kontrast të thellë me atë që po ndodh në PD.

“Dy forca politike që në 30 vjetorin e tyre po lëvizin në drejtime krejt të kundërta.

Është në kontrast të thellë me atë që po ndodh brenda Partisë Demokratike dhe kjo e bën edhe më të lavdishëm aktin e tij. Gramoz Ruçi është nga ata politikanë që kurrë nuk është kapur me thonj pas karriges. Mosha e tij të cilën e dha dhe si arsye por edhe pozicionet që ka mbajtur. Kulmi i karrierës së tij është i mjaftueshëm për ti dhënë atij kohën që të dali nga politika i qetë, pa fantazma që e ndjekin nga pas pa frikë dhe pa e përdorur Partinë Socialiste si mburojë”, tha Spiropali në Përballë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shkarkimi i Metës/ Spiropali: PS e hapur të diskutojë emra me opozitën

Publikuar

-

Nga

Shkarkimi i Metës/ Spiropali: PS e hapur të diskutojë emra me opozitën

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, thotë se mazhoranca është e gatshme të bashkëpunojë me opozitën për emrin e një Presidenti të ri konsensual.

E ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Spiropali tha se qeveria është gati për tu ulur në një tryezë me opozitën për këtë çështje.

“Ne jemi të gatshëm që me opozitën në Parlament këtë radhë të diskutojmë, të ulemi në tryezë të marrim propozime nga të gjitha palët për emrin e një Presidenti konsensual. Jemi të gatshëm të marrim prej tyre opsione, të diskutojmë emra, të diskutojmë parimisht kriteret që duhet të plotësojë Presidenti”, tha Spiropali.

LEXO EDHE:  Ambasadori Lu apel të rinjve në Korcë: Mos harroni të votoni

LEXO EDHE:  Ambasadori Lu apel të rinjve në Korcë: Mos harroni të votoni

Sipas Spiropalit, PS e shkarkoi Ilir Metën jo me emocion por për shkak të shkeljes së rëndë të kushtetutës.

“Përkundrazi kemi qënë të zhveshur nga çdo lloj emocioni për Ilir Metën. Ne e kemi shkarkuar me një raport më shumë se 120 faqe të detajuar mbi shkeljet e tij të kushtetutës”, theksoi Spiropali./ CNA.al

LEXO TE PLOTE