Connect with Us

Aksidentoi këmbësoren shtatzënë/ Policia arreston 19 vjeçarin

Aktualitet

Aksidentoi këmbësoren shtatzënë/ Policia arreston 19 vjeçarin

Publikuar

-

Ushtruan dhunë ndaj denoncueses/ SHÇBA pezullon nga detya dy efektivë

Policia e Tiranës ka arrestuar 19-vjeçarin me iniciale J.B, pas aksidentit të rëndë të shkaktuar pasditen e djeshme, ku përplasi me mjetin e tij tip “Benz” një 23-vjeçaren shtatzënë me iniciale Xh.G.

Po ashtu, uniformat blu kanë vënë në pranga edhe katër drejtues të tjerë mjetesh.

“Vihen në pranga 5 drejtues mjetesh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

J.B., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “Xhanfize Keko”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Xh. G., 24 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

V.U., 50 vjeç dhe N. P., 58 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Korçë/ Makina përplas këmbësoren dhe largohet nga vendngjarja

F.V., 23 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Kashar, ka aksidentuar biçiklistin e mitur të moshës 9 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

F.Rr., 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarje mjetin taksi me drejtues I. M. Si pasojë është dëmtuar pasagjeria në mjetin taksi shtetasja E. A., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Uji i Krujës në çezmat tona, në ‘Rikoshet’

Publikuar

-

Nga

‘Rikoshet” është një emision plot humor e satire, ku për 180 minuta trajtohen me batuta, tema nga më të ndryshmet.

Prezantuesit ngrenë probleme të shoqërisë shqiptare, edhe nepermjet personazheve që ftohen në telefon (personazhe të interpretuara nga Florian Binaj  Indri dhe Egi “analizojne” dhe i trajtojnë gjithnjë me një humor “therës”.



LEXO EDHE:  Letra e komisarit të dorëhequr: “Personi që në 79-n më dënoi babain për agjitacion, tani më dënon mua për dritat”

LEXO EDHE:  A dinte gjë policia?/Pasojat e atentatit për Katalonjën

Këtë të mërkurë, ata sjellin ngjarje aktuale, sic ishte ajo e Krujës ku qindra qytetarë u helmuan nga uji i pijshëm.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Inceneratori i Elbasanit/ Një aferë korruptive dhe kriminale

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ka të paktën pesë vite, që disa media me investigimet dhe raportimet e tyre, më pas të cilave iu është bashkuar edhe Opozita, kanë raportuar një nga skandalet më të mëdha korruptive dhe kriminale të bëra nga një qeveri shqiptare, siç është inceneratori i Elbasanit.

Një investigim mediatik i bërë nga BIRN, nga CNA.al dhe disa media të tjera të cilat më pas, shumica e tyre filluan të heshtnin. Dhe Opozita, çuditërisht për shumë kohë heshti.

Më pas filluan dhe zërat e saj, por në një moment edhe PD-ja foli, por jo gjithë Opozita. Sepse në kohën e dhënies së inceneratorit të Elbasanit, ministria e Mjedisit në atë kohë drejtohej nga LSI, nga ish-ministri Lefter Koka, i cili më pas u largua nga kjo parti dhe iu bashkua socialistëve.

Pse është një aferë korruptive dhe kriminale e një qeverie?

Është mjaft e thjeshtë për t’u shpjeguar me tre pika. Kjo, për faktin se ligji i koncesioneve kërkon që një kompani koncesionare, në momentin që firmos një kontratë, minimalisht do t’i kërkohet ekspertiza, eksperienca dhe aftësia financiare.

Kur bëhet një ofertë e pakërkuar, pra PPP, qartazi kompania duhet t’i plotësojë këto tre pika, por edhe t’i konfirmojë para se të formoset kontrata.

Me çfarë kemi të bëjmë në rastin e Elbasanit?

Kemi të bëjmë me një kompani, Albtek Energy, e themeluar në mes të korrikut 2014, që pas disa javësh merr kontratën koncesionare me Ministrinë e Mjedisit, dhe më pas këtë kontratë konmcesionare e dorëzon si barrë siguruese tek një bankë e nivelit të dytë, dhe shkon të ndërtojë inceneratorin e Elbasanit, me paratë që i jep Qeveria shqiptare.

Thamë, duhet të ketë tre pika kryesore.

Së pari, aftësitë financiare.

Sipas të dhanëve zyrtare, kompania Albtek Energy nuk ka kapacitetet financiare. Është një kompani e themeluar në korrik të 2014-ës, me kapital vetëm 100 mijë lek të reja. Stela Gugallja, bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit dhe vetë ky i fundit, në kompanitë e tyre zinxhirë nuk duken të kenë disa miliona euro. Nuk po themi se duhej të kishin 22 milionë euro, pra 100% të vlerës, por një sasi e caktuar e parave do të duhej të ishte në gjendje në kompaninë që ata kishin themeluar, për të ndërtuar këtë incinerator. Pra, atë të Elbasanit.

Ka pasur zero lekë. Kjo sipas të dhënave zyrtare të asaj kohe, të deklaruar në Qendren Kombëtare të Biznesit.

Shkojmë tek pika e dytë, eksperienca.

Pra, kur t’i do të marrësh një kontratë koncesionare, për të ndërtuar një objekt të tillë, i cili vlen disa dhjetëra milionë euro, duhet të kesh një eksperiencë të caktuar. Pra, duhet të kesh kryer në momentin e firmosjes së kontratës disa punime të ngjashme. Një, dy, tre apo katër objekte të tilla. Sepse kontrata firmosej me Albtek Energy.

Në momentin që kjo kontratë firmoset, kjo firmë shkon dhe kontrakton një kompani italiane, dhe ndoshta “pelivanët” e politikës dhe të prokurorisë, deri tani e kanë sjellë si argument që ka një eksperiencë, kompania që ka sjellë inceneratorin e Elbasanit, apo ka kryer punimet.

Në fakt kompania që ka sjellë inceneratorin e Elbasanit, është një furnitore nga Italia. Nuk është kompania që ka firmosur kontratën.

Kontrata është firmosur nga kompania Albtek Energy, e cila ka zero eksperiencë në fushën e inceneratorëve dhe trajtimin e mbetjeve, deri në momentin që ka lidhur kontratën me qeverinë shqiptare.

Dhe më tej punimet janë kontraktuar nga kompania ITS (Integreted Energy Services) e Klodian Zotos, i cili deri në atë kohë nuk ishte marrë me asgjë tjetër, vetëm me matësat e ujësjellësave apo me kompani zinxhir, që lidheshin me çështje rrjetesh, fibrash optike të lidhura me Mirel Mërtirin, e të tjera si këto. Pra, edhe pika e dytë bie.

E treta është ekspertiza. Pra, që lidhet me eksperiencën.

Kush janë personat? Inxhinierët? Teknikët? Ata “strategë” që do të kryenin këtë vepër? Edhe këta mungojnë.

LEXO EDHE:  Dibër/ Gjendet i vrarë me plumb në kokë një 30-vjeçar

LEXO EDHE:  Laboratori i drogës në Has/ “Policia e Xhafajt nuk kishte parë asgjë”

Pra, të treja pikat që thotë ligji i koncesioneve, apo që përdor Qeveria, në këtë kontratë nuk janë plotësuar në asnjë rast të vetëm dhe për asnjë arsye.

Edhe pse ligji e thotë qartë që “një+një, bëjnë dy”, apo si në rastin tonë ku “një+një+një, bëjnë tre” dhe s’ka asnjë hapësirë keqkuptuese dhe të gjitha pikat janë shkelur dhe kjo është një aferë e qartë korruptive dhe kriminale, “tentakulat” e të cilave duhet t’i zbulojnë institucionet përgjegjëse. Pikërisht SPAK-u.

Albtek Energy ka bërë një kërkesë në Ministrinë e Mjedisit, në atë kohë e drejtuar nga LSI, ka marrë një kontratë, kontratën e ka çuar në bankë. Banka Ii ka dhënë një shumë parash, pasi e ka bllokuar këtë kontratë në favor të saj dhe deri këtu diçka duket se ka vetëm një shkelje. Pra, pjesën që nuk plotësohen pikat e ligjit për koncesionet. Mungon eksperienca, mungon ekspertiza dhe kapacitetet financiare.



Por, firma shkon dhe i gjen në një bankë, pasi ka marrë një kontratë nga qeveria shqiptare dhe kjo zgjidhet nga një barrë siguruese, në një bankë të nivelit të dytë.

Por, kush i paguan këto para, kur kompania nuk ka mundësi financiare?

Pra, kush e paguan këstin e kredisë? Se në momentin që merr një kredi me miliona euro siç është në rastin e Albtek Energy, të incenerarotit të Elbasanit, do të duhet të fillosh të paguash këstin, i cili shkon nga 500 apo 700 mijë euro në muaj.

Dhe në këtë rast sërish ka një tjetër skandal.

Kalojnë pak muaj dhe është Qeveria shqiptare që i paguan paratë kompanisë Albtek Energy, sipas kontratës.

Pra, në rastin e PPP-së, të Elbasanit, nuk kemi një investim nga një kompani e cila ka ekspertizën, ka eksperiencën dhe fuqi financiare, për të filluar një investim. Por, ka marrë një kontratë në momentin që ka pasur zero lekë, ka pasur zero eksperiencë, dhe zero ekspertizë. Dhe më pas ka filluar hap pas hapi të shkojë në bankë, të bëjë kontrata me palë të dyta, me furnitorë, dhe këto para për ndërtimin e inceneratorit, i paguan qeveria shqiptare.

Por, pse duhej të fillonte Qeveria shqiptare të paguante lekët?

PPP-ja ka një parim. Shteti apo Qeveria nuk ka para, e ndërton privati, dhe pas një kohe të caktuar, është Qeveria që fillon e disburson paratë.

Në rastin e kontratës koncesionare të Elbasanit, është e zeza mbi të bardhë. Ka çdo provë, çdo gjurmë afere kriminale dhe korruptive. Se incenerarorit i Elbasanit është ndërtuar me paratë e Qeverisë shqiptare, e cila ka filluar pas pak muajsh të paguajë menjëherë lekë, që janë përdorur pa asnjë diskutim nga kompania për të disbursuar kredinë, për të paguar interesat, e të tjera si këto.

Nuk ka pasur ekspertizë, dhe nuk ka pasur eksperiencë. Të gjitha janë të provuara me dokumente dhe gjurmë të lënë në Ministrinë e Mjedisit, në bankën e nivelit të dytë, në Qendrën Kombëtare të Bizneit, dhe mjaftojnë këto dokumenta dhe përballja e tyre me ligjin e koncesioneve, të cilat tregojnë se Ministria e Mjedisit ka firmosur një kontratë, që është një abuzim kryekëput. Një kontratë kriminale, korruptive në kurriz të shqiptarëve, të cilët me taksat e tyre paguajnë një incinerator, të ndërtuar nga një kompani, e cila nuk kishte as para, as eksperiencë dhe as ekspertizë./CNA.al

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Skema korruptive e inceneratorëve në Shqipëri/ Kompania koncesionare pranon skandalin

Afera e shekullit/ Korrupsioni i inceneratorëve “blen” heshtjen e SPAK?

Afera korruptive e inceneratorëve/ “Tre dosje flenë në SPAK”

Pronarët e inceneratorëve, miliarda lekë në kompani zinxhir nga taksat e shqiptarëve

Koncesionet e inceneratorëve/ Thellohet skandali, zbardhen shkeljet

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Video-Shefi i komisariatit rreh një grua/ Emërohet me ngritje në kupolën e Policisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Agim Hoxha ish –shefi i Komisariatit numër 4 është emëruar sot, specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Hoxha në vitin 2019, është kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës, nga LSI, për shkak të përdorimit të dhunës.

Konkretisht kallëzimi penal ka lidhje me dhunën e ushtruar ndaj një qytetareje që ishte hedhur në protestë për të mbrojtur banesën e saj në Bregun e Lumit.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Korçë/ Makina përplas këmbësoren dhe largohet nga vendngjarja

LEXO EDHE:  A dinte gjë policia?/Pasojat e atentatit për Katalonjën



Video ku Hoxha ushtronte dhunë ndaj një gruaje, u bë publike nga ish kryeministri Sali Berisha dhe më pas bëri xhiron e mediave.

Në video shihen pamjet kur Agim Hoxha, shefi i komisariatit numër 4, goditi me shpullë një zonjë me patericë./CNA.al

LEXO TE PLOTE