LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidenti me 6 të plagosur në Elbasan/ Viktima punonjës në Burgun e Peqinit

11 Qershor 2021, 20:44, Kronika CNA
Aksidenti me 6 të plagosur në Elbasan/ Viktima punonjës në

Një aksident i rëndë me 6 të plagosur dhe një viktimë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Në fshatin Lazaren janë përplasur një kamioçinë dhe mjeti tip ?Ford?. Për pasojë, nuk ka mundur t?u mbijetojë plagëve pasagjeri që ndodhej në mjetin tip ?Ford?.

Mësohet se viktima është punonjës policie, ndërsa të plagosur kanë mbetur gjashtë persona të tjerë që ishin pasagjerë në dy mjetet.

Të plagosurit janë, Adem Senja, 53 vjeç, Nazmi Hysa, 60 vjeç, Gezim Baku, 60 vjeç, Marius Hysa, 30 vjeç, Kudret Hasa, 27-vjeç dhe Maksim Ranxha 50-vjeçar. Ndërsa viktima është Ardjan Xhaja, polic i burgut të Peqinit.

Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende, grupi hetimor ndodhet po punon për zbardhjen e shkakut të aksident./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga