Connect with Us

AKEP miraton rregulloren që i hap përfundimisht rrugë heqjes së roaming me vendet e rajonit

Aktualitet

AKEP miraton rregulloren që i hap përfundimisht rrugë heqjes së roaming me vendet e rajonit

Publikuar

-

AKEP miraton rregulloren që i hap përfundimisht rrugë heqjes së roaming me vendet e rajonit

Këshilli Drejtues i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) miratoi të mërkurën rregulloren e fundit të lidhur me heqjen përfundimtare të tarifave roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Rregullorja “Mbi Zbatimin e Politikës së Përdorimit të Drejtë dhe Metodologjinë e Vlerësimit të Qëndrueshmërisë së Heqjes së Tarifave Roaming me Pakicë me Ballkanin Perëndimor. Parashikon politikat e përdorimit të drejtë për të shmangur përdorimin abuziv apo anormal të shërbimeve të roaming pas datës 1 korrik 2021.

Duke filluar nga muaji i ardhshëm, hyn në fuqi detyrimi për heqjen e të gjitha tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Përdoruesit e telefonisë celulare të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës do të mund përdorin shërbimin roaming në rajon me të njëjtat tarifa si në vendin e tyre. Ky proces nisi në mesin e vitit 2019, me uljen e përshkallëzuar të tarifave roaming, deri në heqjen e plotë të tyre, në 1 korrik 2021.

Rregullorja e AKEP përcakton se operatorët celularë duhet të ofrojnë shërbime të rregulluara roaming me pakicë, sipas çmimeve përkatëse brenda vendit për pajtimtarët e tyre, të cilët zakonisht janë rezidentë në Shqipëri, në kohën që ata udhëtojnë në vendet e Ballkanit Përëndimor.

Për qëllime të një politike të përdorimit të drejtë, ofruesi i roaming ka të drejtë të kërkojë nga pajtimtarët e tij roaming të japin prova të qëndrimit apo banimit normal në Shqipëri, ose të lidhjeve të tjera të qëndrueshme me Shqipërinë, që sjell një prani të shpeshtë në territorin e Shqipërisë. Këto rregulla synojnë të shmangin përdorimin e roaming përmes operatorëve shqiptarë prej individëve që nuk janë rezidentë në Shqipëri.

Rregullorja e AKEP përcakton gjithashtu metodologjinë e vlerësimit në rastet kur operatorët celularë mund të kërkojnë zbatimin e një tarife shtesë në roaming. Megjithëse nga korriku, tarifat roaming në Ballkanin Perëndimor do të hiqen, rregullorja lë hapësira që operatorët të mund të kërkojnë vendosjen e tarifave shtesë, në rastet kur ata nuk janë në gjendje të mbulojnë kostot, gjë që sjell si pasojë dëmtimin e qëndrueshmërisë së tarifimit të shërbimeve brenda vendit.

LEXO EDHE:  BE përballet me një recesion më të thellë sesa pritej

AKEP mund të pranojë vendosjen e një tarife shtesë në roaming vetëm në rastet kur vlera absolute e marzhit neto negativ të shitjes me pakicë të roaming të aplikuesit është e barabartë ose më e madhe se 3% e vlerës së marzhit të tij të shërbimeve celulare. E thënë më thjeshtë, tarifat shtesë mund të vendosen në rastin kur humbjet në roaming tejkalojnë 3% të fitimet nga shërbimet celulare të operatorit aplikues.

Megjithatë, edhe kur provohet një diferencë e tillë, AKEP mund ta refuzojë aplikimin për tarifë roaming shtesë. Kjo mund të ndodhë kur operatori është pjesë e një grupi biznesi dhe ka prova të transferimit të brendshëm të çmimit në favor të filialeve të tjerë të grupit brenda Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në funksion të disbalancave të konsiderueshme të tarifave të shitjes me shumicë të zbatuara brenda grupit.

Gjithashtu, kërkesa për tarifa shtesë do të refuzohet kur shkalla e konkurrencës në tregun brenda vendit krijon hapësira për të përballuar marzhet e reduktuara, ose kur zbatimi i një politike më kufizuese të përdorimit të drejtë do të ulte marzhin neto të shitjes me pakicë në roaming në më pak se 3%.

Gjithashtu, në rrethana të jashtëzakonshme, kur një operator ka një marzh negativ të shërbimeve celulare dhe një marzh neto negativ të shitjes me pakicë të roaming, AKEP do të autorizojë aplikimin e një tarife shtesë për shërbimet e rregulluara të roaming./monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Bie” Elbasani/ Kolegji Zgjedhor lë në fuqi rezultatet e 25 Prillit

Publikuar

-

Nga

Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Elbasanit.

Në këtë mënyrë kanë mbetur në fuqi rezultatet e 25 Prillit edhe për Elbasanin.

Më herët, Kolegji Zgjedhor “rrëzoi” PD për  Qarkun e Fierit.

Me këto dy qarqe Kolegji Zgjedhor u ka dhënë fund sot ankimeve të PD për pavlefshmëri zgjedhore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tentoi të kalonte dy shtetas të paligjshëm/ Arrestohet 53 vjeçari në Korçë

Publikuar

-

Nga

Trasportonin emigrantë të paligjshmë/ Arrestohen katër persona në Korçë, njëri prej tyre subjekt i OFL

Operacioni “Perimetri” ka vënë në pranga një shtetas turk i cili po transportonte dy emigrantë të paligjshëm.

Shtetasi me iniciale R.O 53 vjeç akuzohet për dhënie të ndihmës të shtetasëve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit.

53 vjeçari është paraqitur në hyrje të Republikës së Shqipërisë, me mjetin tip kamion “Renault”, gjatë procesit të skanimit së të cilit, në brendësi të karrocerisë, u konstatuan dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve 53-vjeçari, kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendit tonë dhe më pas drejt vendeve të BE-së.

LEXO EDHE:  BE përballet me një recesion më të thellë sesa pritej

LEXO EDHE:  Balla para medias/ Të barabartë para rregullores, nuk komentoj thirrjen e Bashës

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Laschet: “Qëndrim i qartë në parime, por megjithatë të gjehen mënyra bashkëpunimi”

Publikuar

-

Nga

Në qëndrimin ndaj vendeve si Rusia dhe Kina kandidati i CDU//CSU për kancelar, Armin Laschet mbështetet tek komunikimi diplomatik dhe gjetja e pikave të përbashkëta.

Kandidati i CDU/CSU për kancelar, Armin Laschet, tha në një intervistë për DW se në komunikimin me qeveritë autokratike duhen kërkuar dhe gjetur pika të përbashkëta, sepse kjo është thelbësore në politikën e jashtme. Vërtet që shkeljet e ligjeve ndërkombëtare nuk duhet të pranohen, por “në raste vështirësish duhet të flasim më shumë dhe jo më pak” – tha Laschet në një intervistë për DW.

Marrëdhëniet midis vendeve perëndimore dhe Rusisë aktualisht nuk janë të mira. Sipas fjalëve të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ato janë më të këqiat që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë. Mosmarrëveshje ka për aneksimin e Gadishullit të Krimesë në Detin e Zi, destabilizimin e Ukrainës, sulmet kibernetike dhe kundërshtarin e Kremlinit, Alexei Navalny, për të përmendur vetëm disa syresh.

Megjithatë, kandidati për kancelari i CDU/CSU, Armin Laschet është kundër një kursi konfrontimi me Moskën. Në intervistën me Deutsche Welle, ai u shpreh në favor të një qëndrimi të qartë për parimet politike – duke shprehur në të njëjtën kohë gatishmërinë për të bashkëpunuar.

Mbajtja e një qëndrimi të qartë nuk e përjashton bashkëpunimin

“Ne i ndjekim parimet tona. Ne nuk pranojmë asnjë shkelje të ligjit ndërkombëtar. Kjo vlen veçanërisht për aneksimin e Krimesë, që është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Por një qëndrim i qartë nuk përjashton nevojën për të gjetur mënyra bashkëpunimi.”

LEXO EDHE:  15 vitet e Angela Merkelit, si “perandoreshë” e Evropës

LEXO EDHE:  Meta thirrje të ashpra/ Në 25 prill Shqipëria do hyjë ose në Europë ose në gropë

Politika e jashtme karakterizohet nga kërkimi i një gjuhe të përbashkët edhe me shtetet që kanë një model tjetër shoqëror, tha Laschet. Ne na duhen Rusia dhe Kina për mbrojtjen e klimës globale dhe për marrëdhënie ekonomike.

Lidhur me kërkesat për një kurs më të ashpër ndaj Rusisë, drejtuesi i CDU tha: “Ne kemi vendosur sanksione, por prishja e marrëdhënieve diplomatike ose veprime të ngjashme janë hapa të gabuar. Nëse kemi vështirësi, duhet të flasim më shumë dhe jo më pak”.

Politika gjermane në përputhje me politikën evropiane

Sipas kandidatit për kancelar të CDU/CSU, Armin Laschet, nga pala gjermane nuk ka nevojë për thekse të reja në politikën ndaj Rusisë, sepse “ajo është në përputhje me politikën evropiane”. Pozicioni i Gjermanisë është i qartë dhe bashkëpunimi që Gjermania ka me Rusinë duhet të forcohet.

Laschet tha se “Bashkimi Evropian mund të japë së bashku dhe në bashkëpunim transatlantik me SHBA-në një kontribut për lirinë, paqen dhe të drejtat e njeriut në shumë rajone të botës”. DW

LEXO TE PLOTE