LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZVA Roskovec, çerdhe korrupsioni e tarafesh/ Si u hoq padrejtësisht nga puna ish-drejtoresha

10 Qershor 2021, 20:59, Denoncim CNA
ZVA Roskovec, çerdhe korrupsioni e tarafesh/ Si u hoq padrejtësisht

Emisioni ?Stop? ishte këtë të enjte në qytetin e Roskovecit, në shkollën 9-vjeçare ?Alush Grepcka?, pasi Mimoza Kola, ish-drejtoreshë në këtë shkollë, drejtuar një ankesë të saj.

Ajo tregoi, se prej 30 vitesh ka në arsim si mësuese histori-gjeografie dhe prej 2018-ës si drejtoreshë e shkollës ?Alush Grepcka?. Ajo foli për veprime tendencioze nga ana e DRAP Fier dhe ZVA Roskovec, që e kanë shkarkuar me masa të ndryshme disiplinore.

?Nga DRAP Fier shikoj një anshmëri të qëndrimit ndaj meje për shkak të masave të ndryshme disiplinore që kanë marrë?, tha ajo.

Masa e parë ka qenë për mësuesit e gjuhës, pasi nga DRAP Fier u tha, se kishte më shumë mësues, se sa orë. Por Mimoza shpjegoi, se përveç orëve të gjuhës ishin dhe orë të tjera që përfshiheshin si orë Veprimtari Jashtë Klase, orë Arti Pamor etj.

?Masa e parë që kam marrë ka qenë qortim për mësuesit e gjuhës me pretendimin se kishte më tepër mësues gjuhe se sa orë. Gjithsej në shkollë ishin 45 orë gjuhë duke përfshirë orë të pastra gjuhë dhe ishin 4 mësues dhe 1 nëndrejtoreshë. Ishin orët e bibliotekës, orët e teatrit, orët e artit pamor. Ishin klasat kujdestari, orë SHQK dhe orë VJK. Drejtoresha e ZVA-së Roskovec ishte në dijeni të shpërndarjes së orëve tek mësuesit Gjuhë Letërsi, ndërsa nga DRAP Fier ka kapur shkelje. Ne në 28 Janar ka kapur masën disiplinore ndaj meje?, u shpreh Kola.

Në dijeni për ndarjen e orëve ishte drejtoresha e ZVA-së Roskovec, Brikena Cjapi. Kjo e fundit pranoi, që ka patur dijeni, por thotë që e ka në dorë DRAP-i.

Drejtoresha ZVA: E ka sjellë Drap-i organikën të tillë.

Gazetarja: Ju keni marrë qortim si zonja?

Drejtoresha ZVA: Ajo është një çështje, që i takon Drap-it. Përse duhet të merrja unë qortim? Ata erdhën në Shtator. Në Shtator, organikat sa ishin gati. Ishim të gjithë aty, pa filluar shkolla dhe normalisht, që janë bërë miratimet, janë bërë rregullimet.

Gazetarja: Njësoj si nga ana e zonjës, apo jo?

Drejtoresha ZVA: Mirë, kjo është një çështje, që diskutohet.

Gazetarja: Është subjektive?

Drejtoresha ZVA: Jo, s?është subjektive, por ishte Shtator dhe ka ardhur gjithë DRAP-i, për të parë, sesi po ndahen organikat dhe u pa, u gjet në gabim.

Gazetarja: Dhe është përgjegjëse vetëm drejtoresha e shkollës?

Drejtoresha ZVA: Ajo gjë, që ishte e ZVA-së ishte: A kishte orë, për t?ia ofruar? Unë nuk kisha orë dhe për këtë kam bërë shkresë dhe mbaj përgjegjësi.

Gjatë një inspektimi nga DRAP, Mimoza Kola tregoi, se janë bërë disa rekomandime për planet vjetore dhe afatmesme, në një kohë kur po këto plane ishin miratuar nga Zyra Arsimore e Roskovecit. Mimoza tha se pas këtij momenti nuk u prit gjatë, por u thirr nga DRAP, për të zgjidhur kontratën e punës.

?Vjen inspektim nga DRAP Fier. Nxjerrin konkluzione që nuk ishte ruajtur distancimi fizik, nuk ishin lajmëruar nxënësit për shpërndarjen e dëftesave, nuk kishte plan për shpërndarjen e dëftesave. Është dhënë masa disiplinore për paralajmërim për pushim nga puna. Më 5 Shkurt kur kam qenë në vetëizolim, pasi kam lajmëruar drejtoreshën e ZVA, Brikena Cjapi që nuk paraqitem në punë për arsye shëndetësore, e kam lajmëruar me mesazhin e dytë që po shkoj të bëj tamponin, nga ZVA vijnë inspektim, monitorim për praktikën profesionale. Në shkresën përcjellëse thuhet se drejtoresha nuk dispononte këtë dokumentacion, mësuesja mentore nuk dispononte X dokumentacion. Atëherë ku e arriti rezultatin ZVA-ja? Kë gjeti në drejtori për të kontrolluar dokumentacionin tim? I kam mesazhet në telefon që nuk jam. Njëkohësisht kam fletën e mjekut që kam qenë në izolim që nga data 5, deri në marrjen e tamponit. 16 Dhjetor vjen inspektim nga Tirana pa platformë. Aty japin rekomandime, sepse plani vjetor dhe aftmesmë nuk ishte në cilësinë e duhur. Ndërkohë plani vjetor dhe plani afatmesmë është miratuar nga ZVA Roskovec?, tha ajo.

Vetë drejtoresha e ZVA-së pranon miratimin e këtij plani pune.

Drejtoresha: Po mirë, unë i kam miratuar, po le njëherë, që unë.., nuk ka patur specialist fare, unë vetëm kam qenë këtu. Gjithsesi nuk e shkarkoj përgjegjësinë. Në qoftë se unë kam gabuar diku dhe drejtoresha nuk ka kërkuar asnjëherë mbështetjen time, për të qenë mbështetëse, ose për të qenë edhe unë atje në një problem, që ka patur.

Gazetarja: Nuk është nevoja të kërkojë mbështetje, kur tek ju kalojnë shkresat, tek ju filtrohen, ose marrin një miratim.

Mimoza Kola tha, se nuk u prit gjatë për t?u përmirësuar, por u thërrit nga DRAP për të zgjidhur kontratën e punës.

?Më 4 Mars DRAP Fier merr vendimin për zgjidhjen e kontratës së punës duke më përjashtuar nga sistemi?, u shpreh ajo.

Në shkollën në fjalë vazhdon të  punojë një mësuese e edukimit fizik, Mirela Kacili, pa dokumentacion të rregullt. Për të ZVA-ja i ka kërkuar të nxjerrë jashtë profilit, por Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Alqi Kushi, i ka kërkuar të mos ia zgjidhë kontratën.

?Kjo ka filluar me mësuesen e edukimit fizik, kur ZVA Roskovec më ka kërkuar që mësuesen ta raportoj jashtë profilit pasi mësuesja kishte mësimin e mesëm gjimnaz, arsimin e lartë parashkollor, kishte marrë kualifikimin ?kategoria e parë? për edukim fizik dhe dy vjet pas kualifikimit kishte marrë master profesional për edukim fizik në Elbasan. Atëherë sipas kërkesës që më kishte bërë juristja e ZVA pasi e kishte quajtur me dokumentacion të paplotësuar për të vazhduar profesionin e mësueses e raportoj si mësuese jashtë profilit. Ia kam nisur dokumentacionin e mësueses për interpretim. Më ka ardhur përgjigja nga DRAP Fier dhe ZVA Roskovec që duhet të filloja procedurat për zgjidhjen e kontratës së mësueses së edukimit fizik. Në Tetor drejtoresha e ZVA ndryshon qëndrim dhe më thotë nuk do e zgjidhësh kontratën e punës. Jo me shkresë. Ia kam kërkuar me shkresë zyrtare, më ka thënë që me shkresë zyrtare nuk ta jap. Më kanë marrë në telefon nga ministria duke u prezantuar Alqi Kushi, ?nuk do e zgjidhësh kontratën e punës së Mirela Kacilit, por do më dërgosh dokumentacionin mua. I them që kam zbatuar shkallët e hierarkisë dhe të dyja Zyrat më kanë dhënë dokumentin për zgjidhjen e kontratës së mësuesit, megjithatë ia kam nisur dokumentacionin. Kam pritur përgjigjen nga Alqi dhe nuk më ka kthyer përgjigje. Pas telefonatës me të vijnë për kontroll nga drejtoria e Tiranës. Edhe pse e kam vazhduar procedurën e zgjidhjes së kontratës së mësuesit, e kam dorëzuar në ZVA sipas kërkesës që më është bërë në këtë zyrë nuk kam zbatuar zgjidhjen e kontratës?, u shpreh Mimoza Kola.

Por sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Kushi, thotë se nuk kujtohet për këtë rast.

Drejtoresha: Kemi kontaktuar më 3 Dhjetor bashkë!

Alqi Kushi: Po!

Drejtoresha: Më ke marrë në telefon për moszgjidhjen e kontratës së punës së mësueses së edukimit fizik Mimoza Kaçili. Ju kujtohet?

Alqi Kushi: Jo, po më thuaj ca problemi ka?

Drejtoresha: Ju kam nisur të gjithë dokumentacionin e mësueses prita përgjigjen nga ana juaj, nuk më kthyer asnjë përgjigje.

Alqi Kushi: Tani nga dhjetori, jemi në qershor, unë kam bërë plot telefonata.

Drejtoresha: E keni të regjistruar se dinit dhe emrin e mësueses, dinit dhe profilin, dinit dhe se unë nuk duhet të zgjidhja kontratën e mësueses.

Alqi Kushi: Ta shoh të lutem, se nuk e mbaj mend! Ka që në dhjetor.

Drejtoresha: Sot nuk jam në punë dhe ky ka qenë shkaku i largimit tim.

Alqi Kushi: M?u drejtoni me shkrim dhe do ju kthejmë përgjigje me shkrim!

Ju më telefonuat dhe unë po ju telefonoj.

Alqi Kushi: Po mirë, pra!

Drejtoresha: Përgjigja më është kthyer nga ju dhe ju me aq kujdes i keni lexuar letrat e mia saqë edhe qytetin e banimit nuk ma keni mësuar. Në vend që të ma shkruani Roskovec, ma keni bërë Loskovec. Po vë në dyshim, mos edhe ju keni arsimin e mësueses që bëhet fjalë?

Alqi Kushi: Të kërkoj ndjesë, nëse mund ta kem bërë këtë gabim! Nuk di, të të them. Unë të them, nuk e mbaj mend.

Drejtoresha: Që të kujtoheni hapeni mesazhin në Whatsapp kur unë kam biseduar me ju!

Alqi Kushi: Në rregull!/tvklan.al

Lajmet e fundit nga