LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet në PD/ Pampuri akuzon tre kandidatët për kryetar: Sulmojnë Bashën për t’i zgjatur pushtetin Ramës

10 Qershor 2021, 16:34, Politikë CNA
Zgjedhjet në PD/ Pampuri akuzon tre kandidatët për kryetar:

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike Oriola Pampuri tha se kushdo nga kandidatët në garë për kreun e Partisë që shigjeton Lulzim Bashën, por nuk thotë asnjë fjalë për maskaradën zgjedhore të 25 prillit, thjesht ndihmon Edi Ramën në jetëgjatësinë e tij në pushtet.

Në një intervistë për Syri Tv, Pampuri thekson se Lulzim Basha nga fillimi deri në fund e ka artikuluar maskaradën e 25 prillit dhe ka parashtruar një platformë se si do të vijohet pas 13 qershorit.

Sipas saj Rama nuk do që Basha të jetë në krye të PD dhe që partia të jetë e bashkuar.

?Patjetër që është një garë reale, që janë të katër kandidatët sigurisht në garë reale.

Fakti që gara është tani në qershor besoj është bërë tashmë e qartë dhe nga kolegët e mi dhe nga z. Basha, është që, që nga momenti që dolëm nga një masakër zgjedhore, filluan direkt shigjetimet indirekt ndaj kryetarit aktual z. Basha. Dhe mundësia më e mirë ishte që nga një studio televizive të përshpejtohej një garë dhe i gjithë ky problem i nxitur, nga ata kandidatë që dalin në studio televizive apo të tjerë që inspironin për t?u bërë pjesë e garës, mënyra më e mirë është për tu futur në një garë që më pas të merremi me masakrën zgjedhore.

Sigurisht që kjo është mënyra më e mirë që tregon që në një parti ka demokraci, ka garë, por kur kjo garë e kandidatëve nuk shënjestron autorin e maskaradës së zgjedhjeve të 25 prillit, por shigjeton vazhdimisht Lulzim Bashën, ajo pastaj e ndan një garë nga demokratike në një garë në shërbim të dikujt tjetër.

Gjatë gjithë kësaj periudhe nga kandidatët e tjerë është artikuluar se ne jemi në opozitë deri në vitin 2025, dhe kjo nuk mund t?i shërbejë askujt tjetër, vetëm se Edi Ramës.

Demokratët e dinë shumë mirë sot se vota e tyre është deformuar. Dhe nuk mund ta pranojnë kurrsesi që një kandiadat i Partisë Demokratike, të pranojë humbjen dhe të mos flasë për masakrën zgjedhore, duke i shtuar jetëgjatësinë Edi Ramës. Nëse një kandidat pranon këtë, kjo nuk është një garë e barabartë. Në momentin që kandidatët nuk artikulojnë që kjo e 25 prillit ka qenë një masakër zgjedhore, është t?i vish në ndihmë Edi Ramës.

Lulzim Basha nga fillimi deri në fund e ka artikuluar maskaradën e 25 prillit dhe ka parashtruar një platformë se si do të vijohet pas 13 qershorit. Edi Rama nuk do që Basha të jetë kryetari i PD. Nuk do që PD të jetë e bashkuar pas 13 qershorit. Prandaj Lulzim Basha ka artikuluar që pas 13 qershorit, PD do jetë edhe më e bashkuar?, tha Pampuri.

Lajmet e fundit nga