Connect with Us

Uzuni tregon për cilën kombëtare do bëjë tifo në Europian

Sport

Uzuni tregon për cilën kombëtare do bëjë tifo në Europian

Publikuar

-

Myrto Uzuni ka mbyllur një sezon të shkëlqyer me Ferencvarosh në Hungari teksa fitoi titullin kampion, shënoi shumë gola në kampionat, por edhe në Champions League, ndërsa së fundmi ms të drejtë u shpall si “Lojtari i Sezonit” për ekipin hungarez. Sakaq, sulmuesi i kombëtares ka dhënë një prononcim për faqen zyrtare të klubit ku ka folur për shumë tema.

Dëmtimi – “Për fat të keq pata një dëmtim të vogël para fundit të sezonit. Pësova një frakturë të vogël në dy gishtat e mi dhe vetëm pas gjashtë javësh isha në gjendje të bëja një stërvitje të plotë. Më duhet ende pak kohë ta marr veten, por do e kap maksimumin sërish. Për shkak të dëmtimit nuk isha në gjendje të isha as në miqësoret e Shqipërisë. Edhe gjatë pushimeve vetëm te futbolli e kisha mendjen. U përpoqa të bindja veten që kishim mbyllur një sezon të gjatë dhe të suksesshëm, plus që ishin në gjendje të luanim në Champions gjatë vjeshtës. Jam i lumtur që jam këtu dhe që mund të stërvitemi sërish. Jam kthyer në klub me të njëjtat qëllime si vjet, kur erdha për herë të parë. Dua të fitojmë sërish titullin kampion”.

Takimi me Edi Ramën dhe Erion Veliajn – “Ishte nder i madh për mua të takoja personalitete kaq të larta, pasi askush nuk mund të takojë çdo ditë udhëheqës të nivelit të lartë politik. Isha shumë i lumtur që m’u dha mundësia dhe i detyrohem për gjithçka futbollit. Ata më përgëzuan për arritjet e mia me Ferencvaroshin dhe i mirëpritën fanellat që u bëra dhuratë”.

Shikueshmëria e shqiptarëve në kampionatin hungarez – “Që kur luaj në Hungari, shumë nga bashkatdhetarët e mi kanë filluar të ndjekin kampionatin hungarez. Gjithnjë e më shumë njerëz janë të interesuar për ligën këtu dhe pyesin kush është skuadra më mirë. Ata janë të lumtur me suksesin tim”.

Lojtari i Sezonit – “Ju detyrohem të gjithëve me një falënderim të madh. Mbështetja e tyre është shumë e rëndësishme. Për mua ata janë motivimi kryesor. Nëse ata janë të kënaqur me mua, kjo do të thotë që po e bëj mirë punën time. Kjo sigurisht më jep motivim për sezonin e ardhshëm. Jam shumë i lumtur dhe sërish u them faleminderit”.

EURO 2020 – “Shqipëria nuk u kualifikua, Hungaria e bëri. Kjo është arsyeja që jam po aq i lumtur. Meqë Shqipëria nuk është në Europian, unë do të mbështes Hungarinë, pasi aktualisht jetoj këtu, jeta ime e përditshme është këtu dhe mund të them se është shtëpia ime e dytë. Veç kësaj shumë nga lojtarët tanë janë në ekipin hungarez. Shpresoj të paraqiten mirë dhe do t’i mbështes ata, pasi jemi një familje”.

Shanset e Hungarisë – “Gjithçka mund të ndodhë në futboll. Hungaria është në grupin më të vështirë të mundshëm (Gjermani, Portugali dhe Francë). Më të mirët në botë janë kundërshtarët e tyre, por mendoj se Hungaria mund ta kompensojë cilësinë e individualiteteve me mentalitetin që ka”, u shpreh Uzuni.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Nuk kanë qetësi sponsorat e “Euro 2020″/ Pogba si Ronaldo, largon birrën nga tavolina

Publikuar

-

Nga

Paul Pogba është bërë futbollisti i fundit që ka hequr një sponsor të Kampionatit Evropian nga tavolina e konferencave, duke larguar një birrë që i ishte vënë përpara për konferencën për media pas fitores ndaj Gjermanisë të martën.

Pogba është kapur nga kamerat teksa heq shishen e birrës, ndërsa videoja menjëherë është bërë virale në rrjete sociale. Veprimi i Pogbas erdhi pak ditë pasi superylli portugez Cristiano Ronaldo hoqi “Coca-Colën” e vendosur në tavolinën e konferencave për media.

36-vjeçari tashmë e kishte bërë të qartë se i pengojnë pijet e gazuara. Teksa hiqte pijet ai u shpreh “Pini ujë!” Të martën, Franca mposhti Gjermaninë 1:0 në kuadër të Grupit F në “Euro 2020”.

LEXO TE PLOTE

Sport

Pritej shumë nga ai, Levandovski në qendër të kritikave

Publikuar

-

Nga

Të shtunën në mbrëmje do të përballen me njëri-tjetrin dy sulmuesit që kanë marrë kritikat më të shumta pas ndeshjeve të para të Europianit, Alvaro Morata dhe Robert Levandovski.

Sulmuesi polak nuk arriti që të shmangte humbjen befasuese të kombëtares së tij kundër Sllovakisë. Pavarësisht se pati disa raste, golashënuesi më i mirë i Bajernit dhe fituesi i “Këpucës së Artë” ka bërë një ndeshje të dobët.

Analistët në Poloni kanë pasur kritika të forta për të dhe Leva duhet të bëjë më mirë kundër Spanjës. Ai ka arritur të shënojë 48 gola në ndeshjet zyrtare për këtë sezon, por kjo gjë nuk u intereson aspak tifozëve të Polonisë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Euro 2020/ Nis xhiroja e dytë fazës së grupeve, ja ndeshjet e sotme në Europian

Publikuar

-

Nga

Sot do të zhvillohen tri përballje mjaftë interesante. Ndeshjet do jenë në kuadër të xhiros së dytë të Kampionatit Evropian.

Ndeshja më interesante do jetë mes Italisë dhe Zvicrës, me dy skuadrat që janë në formë të mirë. Ndërkaq, ndeshje interesante do të jetë edhe mes Turqisë dhe Uellsit që nis në ora 18:00.

Ndërkohë, Finlanda do presë Rusinë në orën 15:00.

LEXO TE PLOTE