LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Urdhri ekzekutiv i Biden për Ballkanin Perëndimor/ Mustafa Nano zbulon emrat që priten të ‘fundosen’

10 Qershor 2021, 18:32, Politikë CNA
Urdhri ekzekutiv i Biden për Ballkanin Perëndimor/ Mustafa Nano zbulon

Urdhri Ekzekutiv i Presidentit amerikan, Joe Biden që përfshin edhe Shqipërinë për bllokim pasurie për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e korruptuar që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, ka ndezur reagime të shumta.

Analisti Mustafa Nano ka treguar edhe disa emra që do të jenë pjesë e listës. Sipas tij pjesë e listës do të jenë ata që kanë imponuar një stil qeverisjeje për të korrur përfitime personale, por jo kryeministri Rama.

 ?Besoj që në këtë listë do përfshihen disa njerëz që kanë pasur rol në Ballkan, kam parasysh Berishën Gjukanoviçin që ka bërë ditën e bardhë të zezë dhe ka rol dominant. Besoj që në listë përjashtohen ata që janë në pushtet si Rama apo Vuçiç, do t’i kemi për një kohë të gjatë. Ndoshta Rama, Vuçiç apo Zaev do kenë një ikje të stilit demokratik. Do jenë në listë ata që kanë imponuar një stil qeverisjeje për të korrur përfitime personale?, u shpreh Mustafa Nano për MCN Tv./CNA.al

Lajmet e fundit nga