Connect with Us

U shpall non grata/ Berisha: Hakmarrje e Rama-Soros. Dinjitetin e kam më të çmuar se çdo gjë

Politikë

U shpall non grata/ Berisha: Hakmarrje e Rama-Soros. Dinjitetin e kam më të çmuar se çdo gjë

Publikuar

-

Intervista për median serbe/ Berisha ‘shpërthen’ keq ndaj Ramës: Argati i Vuçiç hoqi maskën!

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar sërish mbrëmjen e sotme vendimin e DASH për shpalljen non grata.

Në një intervistë për “Syri tv”, Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka lobuar fort me George Soros për të arritur në një vendim të tillë.

Është vendim i bazuar në keqinformimin e sekretarit Blinken, sepse unë nuk besoj se ai vetë të angozhohet për shqyrtim të hollsishëm të dosjeve e gjëra të tilla në keqformimin e lobimit të verbër e hakmarrës i Edi Ramës me multimiliderin Xhorxh Soros, një nga njerëzit me të fuqishëm jasht politikës, që përod miliardat e tij më shumë se kushdo në botë për pushtet politik të tij.

Amerika është një vend i lirë dhe thelbi i lirsë është dinjiteti. Të tjerat pastaj janë dytësore, tretësore.

Thelbi, unë i shtypur në diktatuë, ka njerëz që e kanë trashëgimi dinjitetin, unë jam një nga ata që e kam fituar.

Mua në diktaturë nuk më kanë munguar shumë gjera, kam qenë në gjendje fare normale, nuk kam qenë i persekutuar, por më mungonte dinjiteti.

E gjithë beteja ime ishtë të dal nga dubliciteti i inteluaktit të kohës dhe ja kam dalë me një vendim që mund të kishte çdo pasojë.

Njeriu nuk e lëshon kurrë dinjitetin e tij dhe ai që e ka të rifituar e ka më të çmuar se çdo gjë”, tha Berisha./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhja e kryetarit të ri të AMA-s/ Reagon ashpër PD, akuza qeverisë

Publikuar

-

Nga

Zgjedhja e kryetarit të ri të AMA-s/ Reagon ashpër PD, akuza qeverisë

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me emërimin në krye të AMA-s, të Armela Krasniqit.

Në një dalje publike për mediat, deputetja e zgjedhur e PD-së, Albana Vokshi theksoi se sot është një tjetër ditë e zezë për demokracinë shqiptare.

Sipas Vokshit, Autoriteti i Medias Audiovizive, duhet të jetë i pavarur si institucion dhe jo t’i jepet në dorë kryeministrit, ndërsa akuzon se me zgjedhjen e Krasniqit janë shkelur proceduat.

Deklaratë e Partisë Demokratike:

Sot është një tjetër ditë e zezë për demokracinë shqiptare.

Pas masakrës zgjedhore, me të cilën Rama-Doshi vodhë të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur të lirë një të ardhme më të mirë për familjet e tyre, regjimi hodhi hapin e radhës kundër demokracisë, duke goditur edhe një herë lirinë e medias. Autoriteti i Medias Audiovizive, një institucion që sipas ligjit duhet të jetë i pavarur, po i jepet në dorë Kryeministrit dhe regjimit të tij që nuk e fsheh armiqësinë ndaj lirisë së medias.

Parlamenti njëpartiak, me mandat të përfunduar, e që nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë, përmes Komisionit të Medias, në mungesë të opozitës reale, ka shkelur në mënyrë flagrante nenet që përcaktojnë procedurën dhe zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Në garën për kreun e AMAs, me pseudokandidatë nënpunës shtetërore pa asnjë eksperiencë në fushën e medias apo fushat që përcakton ligji, në shkelje të afatëve ligjore, Edi Rama ka paracaktuar zëdhënësen e tij dhe te PS për këtë post. Edi Rama, urdhëroi kandidatët e listës së PS në zgjedhjet e fundit, në Komisionin Parlamentar të Medias, të votonin për Armela Krasniqin duke shkelur hapur ligjin dhe specifikisht nenin 7 dhe 8 që përcaktojnë papajtueshmërinë dhe konfliktin e interesave.

E paprecedentë procedura e ndjekur për të rrëmbyer vendet e opozitës në bordin e AMA-s, në shkelje të legjislacionit aktual, të Ligjit për Mediat Audiovizive, e në kundërshtim të hapur me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Ky akt godet në zemër lirinë e medias, duke e kthyer këtë institucion në zgjatimin e partisë shtet, ndërsa rolin e drejtuesit të tij e njëson me atë të zëdhënësit të regjimit Rama-Doshi.

Me këtë akt antidemokratik kundër lirisë së medias, regjimi Edi Rama kërkon ta përdorë AMA si gjykatën e gazetarëve, organin e censurës, që do kontrollojë jo vetëm platformat televizive, por edhe portalet e mediave on line. Ky organ censure do të përdoret për të implementuar famekeqen paketë të censurës së medias për të ushtruar presion, shantazhuar, mbyllur gojën kujtdo medie apo gazetari që do të guxojë të denoncojë vjedhjen e zgjedhjeve, korrupsionin qeveritar dhe bashkëpunimin e pushtetit me krimin dhe oligarkinë.

Sot, cdo shqiptar që kërkon një Shqipëri më demokratike, një Shqipëri më pranë Bashkimit Europian duhet të jetë i shqetësuar, sepse me këtë akt kundër lirisë së medias, kundër institucioneve të pavarura, demokracia është edhe më e rrezikuar, ndërsa Bashkimi Europian do të mbetet një destinacion politik edhe më i largët.

Sot është koha të gjithë të reagojnë!! Të gjithë gazëtarët, mediat, institucionet që monitorojnë lirinë e shtypit në Shqipëri. Kapja e AMA-s paralajmeron kalimin dhe miratimin në parlament edhe të paketës së censurës së medias onlinë për mbylljen e portaleve online. Pa media nuk ka demokraci! të mos heshtim para se të jetë vonë!

Partia Demokratike kërkon që të ndalet menjëherë ky akt antiligjor e antidemokratik i një parlamenti monopartiak./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mosçelja e negociatave/ Zaev: Ne jemi në Europë pavarësisht vendimit të BE

Publikuar

-

Nga

Kryeministi maqedonas Zoran Zaev ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me kryeministrin Edi Rama për mosçeljen e negociatave.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Zaev shprehu zhgënjimin e tij për mos vendosjen e një date për çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Zaev theksoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm dhe se nuk do të mbeten të izoluara.

Këtu jam me kolegun, vëllain, Edi Rama. Dy popujt tanë e kanë rrugën e njëjtë, e kemi vizionin e njëjtë. Ne nuk do të ndalemi këtu, ne këtë rrugë janë edhe Serbia, Kosova, Mali i Zi, etj…Ne jemi Evropë pavarësisht nëse BE ia arrin që të heqë bllokadat apo jo”, u shpreh Zaev.

LEXO EDHE:  Raporti i DASH për ekonominë/ Rama i përgjigjet opozitës

LEXO EDHE:  Alarmon ish-kryeministri/ Ja si po përgatitet lirimi i trafikantit, vëllai i drejtorit të Ramës  

Ndër të tjera homologu maqedonas theksoi se ai nuk heq dorë kollaj ndërsa u zotua se do të vijojë të shkojë në Bullgari derisa të sigurojë një “po”.

Javën e kaluar unë dhe delegacioni i Shqipërisë shkuam në Sofje me zemër të hapur dhe dorë të shtrirë për një hap pozitiv. Para saj, Rama ishte në Shkup për të koordinuar punët…Fatkeqësisht, edhe pse mesazhet tona ishin të qarta, kolegët bullgarë nuk ia dolën që të mblidhnin forcat që të fillonim negociatat…Edhe pse ishim të vetëdijshëm, vendimi i BE, me ne dhe Shqipërinë është një dëshpërim i madh dhe mossukses i politikës së BE për zgjerimin” , theksoi Zaev./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shtyrja e negociatave/ Rama “shuplakë” BE: Ka dështuar, nuk cakton dot identitetin tonë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë të përbashkët me homologun maqedonas, Zoran Zaev në Shkup.

Ne fjalën e tij, Rama u shpreh i vendosur për të rritur ekonominë dhe forcën e dinjitetit për qytetarët e vendit tonë.

Rama ishte mjaft kritik me BE-në që nuk vendosi të hapte negociatat, por i shtyu përsëri për shkak të vetos bullgare për Shkupin.

Cfarë do ndodh apo nuk ndodh në Bruksel ne jemi shumë të vendosur që të vazhdojmë të rrisim ekonominë, mirëqenien, krenarinë dhe forcën e dinjitetit të popullit tonë. BE mund të caktojë detyra për integrimin, mund të caktojë afate për këto detyra, mund të caktojë data.

Por BE nuk cakton dot, as vendndodhjen tonë në mes të Europës, as kulturën tonë dhe identitetin tonë europian, as të ardhmen e popujve tanë si popuj europianë në familjen europiane, shtete europiane, me standarde politike, institucionale, ekonomike europiane. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj, që në kohën e Gjergj Kastriotit dhe e ka rikonfirmuar zgjedhjen e saj, që në epokën e Rilindjes Kombëtare. Për shqiptarët dielli lind aty ku perëndon.

Për mua në këtë pikë, kemi një dallim me Zoranin, jo problematik, pasi nuk ka ndodhur asgjë tjetër, veçse BE ka dështuar përsëri të mbajë premtimin, të jetë në qëndrimin e duhur, jeta vazhdon. Progresi do të vazhdojë me të gjitha forcat, pasi nuk është i imponuar nga jashtë, por nga brenda nesh” tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE