Connect with Us

Të gjithë po tallen me gjuajtjen e Cristiano Ronaldos

Sport

Të gjithë po tallen me gjuajtjen e Cristiano Ronaldos

Publikuar

-

Mbrëmjen e djeshme Portugalia luajti miqësoren e fundit para startit të Kampionatit Europian me Izraelin, duke fituar thellë në shtëpi me rezultatin 4-0. Sulmuesi Kristiano Ronaldo e nisi si titullar ndeshjen duke treguar një formë të mirë gjatë gjithë lojës. Por një goditje dënimi e ekzekutuar nga ylli i Juventusit në fund të pjesës së parë po bën xhrion e rrjetit.

Si zakonisht, Ronaldo u nis të ekzekutonte një goditje të lirë në stilin e tij, por topi i goditur nga portugezi mori një trajektore të çuditshme dukë përfunduar shumë larg portës. Nuk mund të mungonte dhe reagimi i teknikut portugez Santos, i cili nuk e fshehu dëshpërimin në fytyrën e tij.

Por 36 vjeçari ndreqi gabimin e tij duke shënuar vetëm 3 minuta më vone, ku nuk fali para portierit me një diagonal të bukur nga e majta. Një ndeshje pozitive në përgjithësi për yllit portugez, por që duket larg formës së tij në prag të kompeticionit të verës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Inter merr një portier 38-vjeçar, hera e dytë që vishet zikaltër

Publikuar

-

Nga

Inter ka bërë të ditur se ka firmosur me portierin Aleks Kordaz. Ky i fundit vjen nga radhët e Krotones, ndërsa ka mbajtur veshur fanellën e zikaltërve edhe në sezonin 2003-2004, ku ka luajtur në një ndeshje të Kupës së Italisë kundër Juventus.

Tashmë, 38-vjeçar, Kordaz është rritur me të rinjtë e Inter, ndërsa ka firmosur një kontratë njëvjeçare.

Kordaz është afruar me synimin për të zëvendësuar Padelin, teksa dihet se do ta ketë të limituar numrin e ndeshjeve që do të zhvillojë nën urdhrat e trajnerit Simone Inzagi.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Ndenja 9 orë pa gjumë pas Polonisë”, rrëfimi tronditës i Moratës: Mesazhe edhe për fëmijët

Publikuar

-

Nga

Asgjë nuk shkon mirë për Alvaro Moratën në këtë kampionat europian me Spanjën. Sulmuesi po humbet raste të pastra dhe të pabesueshme, ndërsa gjendja psikologjike po rëndohet edhe më shumë nga komentet e marra.

Në një rrëfim të fundit Morata tregon se po i urohet më e keqja edhe për fëmijët. Situata kulmoi në barazimin e Spanjës ndaj Polonisë, ku u shpërdoruan të tjera raste nga sulmuesi.

“Isha 9 orë pa gjumë pas ndeshjes kundër Polonisë. Kam marrë kërcnime, fyerje ndaj familjes time, se shpresojn që fëmijët e mi të ndërrojnë jetë. Më shqetëson që gruaja ime duhet të jetojë në këtë situatë dhe fëmijëve të mi t’u tregohet gjithçka. Thjesht e tmerrshme”, u shpreh Morata.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Dortmund “shopping” te Milan, kuqezinjtë kërkojnë 25 milion euro

Publikuar

-

Nga

Borussia Dortmund kërkon Rafael Leao nga Milan. Sulmuesi brazilian tregoi cilësi me kuqezinjtë sezonin e shkuar, duke qenë tanimë në radarët e verdhezinjte. Një kalim në Gjermani nuk është i pamundur, me Milan që i ka vendosur çmimin e “kripur” lojtarit.

25 milion euro kërkojnë drejtuesit e Djallit për lojtarin e tyre, që shihet si e ardhmja e sulmit. Duket se kjo shifër e ka stepur Dortmund, që po kërkon tjetër opsion për të afruar lojtarin. Krijues dhe me finesë në sulm, Leao ka qenë zgjedhje e dytë pas Ibrahimovic, teksa te kuqezinjtë kërkohet edhe Olivier Giroud.

LEXO TE PLOTE