Connect with Us

Taksa globale ndaj korporatave dhe fundi i hiper-globalizimit

Blog

Taksa globale ndaj korporatave dhe fundi i hiper-globalizimit

Publikuar

-

Nga Dani Rodrik “Project Syndicate”

Ekonomitë kryesore të botës, njoftuan arritjen më 5 qershor të një marrëveshje, e cila do të forcojë aftësinë e tyre për të rritur taksat mbi korporatat globale. Marrëveshja duhet të miratohet zyrtarisht nga një grup i madh vendesh, dhe ka ende shumë detaje që duhen përpunuar që ajo të jetë efektive.

Gjithsesi unë nuk e quaj të nxituar që ta përshkruhej si historike këtë marrëveshje. Marrëveshja e G7-ës ka 2 elementë kryesorë.

Së pari, propozon një taksë minimale globale prej 15 për qind për korporatat më të mëdha. Së dyti, një pjesë të fitimeve globale të këtyre korporatave, do t’u kthehet vendeve ku ato bëjnë biznes, pavarësisht nga vendndodhja e selisë së tyre qendrore.

Këto objektiva, janë një tregues i qartë se si janë duke u rishkruar rregullat e hiper-globalizimit aktual. Deri vonë, ishte kundërshtimi i SHBA-së, ai që e bllokoi këtë nismë. Tani administrata e presidentit Joe Biden, e ka si prioritet këtë reformë.

Që në vitet 1980 kur nisi gara për të përjashtuar nga taksat korporatat e mëdha, norma mesatare e barrës së tyre fiskale ka rënë nga gati 50 në rreth 24 për qind në vitin 2020. Shumë vende, u garantojnë atyre përjashtime fiskale bujare, që e ulin një numër njëshifror normën efektive të taksave.

Për më tepër, korporatat globale, kanë qenë në gjendje që t’i transferojnë fitimet e tyre në parajsat fiskale si në Ishujt Virxhin, Ishujt Kajman ose Bermuda. Duke lënë mënjanë pikëpyetjet rreth fizibilitetit administrativ, marrëveshja e re mund të përballet me dy kundërshtime të forta.

Mbrojtësit e drejtësisë tatimore do ta cilësojnë si shumë të ulët taksën prej 15 për qind, ndërsa shumë vende në zhvillim do ta cilësojnë atë si një kufizim të pajustifikuar, që do të pengojë aftësinë e tyre për të tërhequr investimet e huaja.

Marrëveshja e arritur nga G7, pasqyron 2 lloje shqetësimesh:pragu i ulët i taksës globale, mund të zbutë shqetësimet e vendeve në zhvillim, ndërsa ndarja globale e fitimeve do t’u jepte mundësi vendeve me teksa më të larta që të rimbursojnë disa nga të ardhurat e tyre të humbura.

Midis vendeve të zhvilluara, vetëm Irlanda, me një taksë në nivelin 12.5 për qind, është nën minimumin e propozuar. Por ka vende të vogla të tilla si Moldavia (12 për qind), Paraguai (10 për qind) dhe Uzbekistani (7.5 për qind), që i kanë vendosur nivelet e tyre të taksave enkas të ulëta për të tërhequr investitorë të huaj, të cilët i shohin si një burim të vendeve të punës me cilësi dhe të teknologjive të përparuara.

Në vende jo shumë mikpritëse për investime, taksat më të ulëta janë një nga mënyrat e pakta e të menjëhershme, përmes të cilave qeveritë mund të kompensojnë kompanitë për shumë dizavantazhe me të cilat përballen ato. Dhe normat efektive të taksave në disa vende aziatike,

si Singapori (ku norma bazë është 17 për qind, por norma më të ulëta zbatohen për disa biznese), mund të përfundojnë në anën e gabuar të minimumit.

Argumenti për vendosjen e një kufiri të poshtëm të përbashkët mbi taksimin e korporatave, është më i fortë në kushtet kur vendet kanë preferenca të ngjashme, dhe duan të shmangin “dilemën e burgosurit”, në të cilën arsyeja e tyre e vetme për uljen e taksave, është të parandalojnë kapitalin që të shkojë diku tjetër.

Kjo mund të zbatohet për vendet më të zhvilluara, por sigurisht jo për të gjitha, siç e tregojnë edhe shembujt e Irlandës, Holandës dhe Singaporit. Por kur vendet ndryshojnë shumë sa i përket niveleve të zhvillimit dhe karakteristikave të tjera, ajo që është e përshtatshme për njërën, mund të jetë pengesë për rritjen e tjetrës.

Kur vendet e varfra mbajnë norma më të ulëta taksimi, Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane me taksa të larta, mund të ankohen për humbjen e të ardhurave nga taksat. Por nuk ka asgjë ligj që t’i pengojë vendet e tilla të taksojnë kompanitë në vendet tyre me norma më të larta:ato mund të vendosin taksën mbi fitimet globale të kompanive vendase, të ndarë nga pjesa e të ardhurave që ata marrin nga tregu i brendshëm.

Dhe kjo është pikërisht ajo që parashikon pika e dytë e marrëveshjes së G7-ës. Sipas marrëveshjes, kompanitë më të mëdha shumëkombëshe me marzhe fitimi prej të paktën 10 për qind, do të duhet t’u japin 20 për qind të fitimeve të tyre globale vendeve ku shesin produktet dhe shërbimet e tyre.

Arsyeja pse SHBA-ja preferon një minimum global, përveç taksave kombëtare, është se nuk dëshiron që t’i vendosë korporatat e saj në dizavantazh në krahasim me kompanitë e vendeve të tjera, duke i taksuar ato me nivele dukshëm më të larta. Por ky motiv konkurrues, nuk ndryshon nga dëshira e vendeve të varfra për të tërhequr investime.

Nëse SHBA-ja dominon dhe këto të fundit humbin, kjo do të ndodhë për shkak të fuqisë relative, dhe jo të logjikës ekonomike. Në fillim administrata Bajden donte që taksa minimale globale të ishte 21 për qind. Kompromisi përfundimtar për nivelin 15 për qind, mund të jetë mjaft i ulët për të minimizuar tensionet me vendet e varfra, dhe për t’i bindur këto të fundit që ta nënshkruajnë marrëveshjen.

Ajo që është tashmë  e qartë, është se vendet që veprojnë si parajsa fiskale të, kanë pak arsye pak për t’u ankuar. Ato u kanë bërë korporatave globale një shërbim të shkëlqyer duke lehtësuar shmangien e taksave, me një kosto të konsiderueshme për financat e vendeve të tjera. Rregullat globale, janë plotësisht të justifikuara për të parandaluar një veprim të tillë. Ndaj marrëveshja e G7-ës, është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur.

Shënim:Dani Rodrik, është profesor i ekonomisë politike ndërkombëtare në Shkollën e Qeverisë John F. Kennedy të Universitetit të Harvardit, SHBA./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Studimi:Ata që e kanë kaluar Covid-19, kanë nevojë vetëm për një dozë vaksine

Publikuar

-

Nga

E  keni kaluar tashmë Covid-19? Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë në SHBA, kanë pak lajme të mira, pas kalvarit të vuajtjeve që mund të keni përjetuar. Një studim i ri tregon se pacientët të cilët shërohen nga një infeksion i koronavirusit të ri, kanë nevojë vetëm për një dozë nga vaksinat anti-Covid që janë aktualisht në dispozicion, për të arritur një mbrojtje të plotë gjatë pandemisë.

Por fatkeqësisht, rezultatet gjithashtu tregojnë se ky imunitet ndaj Covid-19 nuk mund të zgjasë përgjithmonë, dhe të gjithë mund të kenë nevojë për marrjen e dozave përforcuese në të ardhmen.

Studimi i botuar në revistën “ACS Nano”, i shtohet një hulumtimi të mëparshëm, që zbulon se ata që e kanë kaluar tashmë Covid-19, kanë nisur ndërtimin e një mbrojtjeje imunitare kundër virusit.

Në ato raporte, shkencëtarët zbuluan se pacientët me koronavirus fillojnë që të prodhojnë antitrupat e tyre për të luftuar infeksionin, dhe krijojnë gjithashtu qeliza të kujtesës, të cilat mbajnë një rekord të sëmundjeve të vjetra, në mënyrë që sistemi imunitar të dijë si t’i luftojë ato në të ardhmen.

Të dyja vaksinat e Pfizer-BioNTech dhe Moderna, kanë një efektshmëri në nivelin 95

për qind. Që të dyja ato përdorin mARN, për të shkaktuar një përgjigje imune tek të vaksinuarti. Sistemi imunitar fillon që të prodhojë antitrupa, të cilat synojnë vendin e

lidhjes së receptorëve të proteinës virale që rrethon nga jashtë SARS-CoV-2 (RBD).

Ajo proteinë, është mënyra që përdor virusi për t’u bashkuar me qelizat njerëzore, dhe

për të infektuar trupin e njeriut. Për njerëzit që nuk janë prekur nga Covid-19, dy doza

të këtyre vaksinave, sigurojnë imunitet të mjaftueshëm për të parandaluar shfaqjen e simptomave. Gjithsesi, autorët e studimit thonë se ka pasur deri më tani disa prova klinike që përfshijnë vaksinat, dhe mbi njerëzit që janë shëruar nga Covid-19.

Një dozë e dytë nuk sjell ndonjë mbrojtje shtesë tek ata që e kanë kaluar Covid-19

Dr Oto Jang dhe ekipi i tij, vendosën që të krahasonin nivelet e antitrupave tek njerëzit me dhe pa një infeksion paraprak me Covid-19, me ata që kishin marrë ose 1 ose 2 dozat e vaksinave Pfizer apo Moderna. Autorët e studimit, e nisën studimin duke ekzaminuar 28 persona që nuk janë prekur asnjëherë nga koronavirusi.

Rezultatet tregojnë se një dozë nga secila prej vaksinave, krijonte niveleve të ngjashme të antitrupave me ato tek të prekurit nga Covid-19 në formën e lehtë. Megjithatë doza e tyre e dytë, krijoi një përgjigje me antitrupave, që është më afër pacientëve që kanë përjetuar një formë të rëndë të sëmundjes.

Ekipi testoi më pas 36 persona që ishin prekur nga Covid-19 para vaksinimit të tyre. U vu

re se tek këta pjesëmarrës, një dozë vaksine prodhoi një përgjigje të barabartë me atë të një pacienti me Covid-19 me simptoma të rrezikshme për jetën. Për më tepër, një dozë e dytë e vaksinës nuk siguroi ndonjë mbrojtje të shtuar kundër Covid-19.

Po sa kohë do të zgjasë kjo mbrojtje?

Autorët e studimit, vërejnë se ekspertët janë ende të pasigurt se për sa kohë do të zgjasë mbrojtja e këtyre vaksinave, teksa pandemia po vazhdon. Por gjetjet e studimit të tyre, tregojnë se nivelet e antitrupave fillojnë të bien pas marrjes së dozës së dytë.

Pas 85 ditësh, marrësit e vaksinave humbin rreth 90 për qind të antitrupave SARS-CoV-2 të krijuara nga sistemi i tyre imunitar. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se vaksinat anti-Covid janë të mira vetëm për 3 muaj.

Por ekipi paralajmëron se në të ardhmen mund të jenë të nevojshme doza shtesë përforcuese, pavarësisht nëse jeni prekur apo jo nga Covid-19. Studimet e mëparshme, kanë sugjeruar se ata që janë prekur nga një formë e lehtë e koronavirusit, mund të kenë mbrojtje nga Covid-19 për gjithë jetën e tyre.

Megjithëse këta njerëz do të humbisnin shumë shpejt shumicën e qelizave të tyre antitrup-prodhuese pas vaksinimit, këto studime tregojnë se trupi i njeriut ruan gjithsesi një rezervë

të vogël të tyre në palcën e kockave.

Këto qeliza do të mblidhen atje, të gatshme për të prodhuar sërish antitrupa nëse rikthehet virusi. Ekipi i Universitetit të Kalifornisë, beson se shkencëtarët do të duhet të kryejnë më shumë teste me qelizat T njerëzore, përpara se ta dinë me siguri nëse popullatës do t’i duhet një raund i tretë vaksinimi kundër Covid-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Tre dekada më parë erdhi në Shqipëri Eksarku Patriarkal, Episkopi i Andrusës, Anastasi

Publikuar

-

Nga

Tre dekada më parë erdhi në Shqipëri Eksarku Patriarkal, Episkopi i Andrusës, Anastasi

Tre dekada më parë erdhi në Shqipëri Eksarku Patriarkal, Episkopi i Andrusës, Anastasi +. Ishte viti i largët 1991, kur me ardhjen e demokracisë në Shqipëri, u ndezën edhe llambadhat e besimit në vendin tonë, thuajse pas 5 dekadash ateizëm.

Turma qytetarësh dhe besimtarësh ishin derdhur në rrugë për të pritur eksarkun Patriarkal, i njohur botërisht, Episkopi i Andrusës, Anastasi.

Kanë kaluar 30 vite nga ai moment i bekuar, ditë që në fakt ishte një zinxhir bekimesh për popullin shqiptar. Një popull i etur për fjalën e Perendisë dhe të Ungjillit, pasi prej afro 50 vitesh ishte shtypur dhe nënshtruar për të blasfemuar kundër Krijuesit.

Në më shumë se 2000 vite histori të krishtërimit, 50 vite janë pak, por nëse krahasojmë shkatërrimin e kishave, manastireve, përdhosja e ikonave të shejta, keqtrajtimi, burgosja, internimi apo dhe ekzekutimi i besimtarëve dhe klerikëve, atëhere themi me plot gojë që Shqipëria është vend martirik. Mbase i njëjtë me vitet e para të krishterimit, ku besimtarët torturoheshin nese pohonin Krishtin si Perendi.

Por viti 1991, kisha mëmë, Patriarkana Ekumenike, u kujdes që të dërgonte në vendin tonë një personalitet për ringritjen nga gërmadhat e besimit. Konstandinopoja zgjodhi pikërisht Episkopin e Andrusës, Prof. Dr. Anastasin.

Një njëri që i ka dedikuar jetën e tij Perendisë, lëmoshës, përdëllimit dhe përhapjes së Fjalës së Zotit.  Shqipëria kishte nevojë për një bari, dhe pikërisht kishte nevojë për Imzot Anastasin.

“Unë jam bariu i mirë. Bariu i mirë, që vë shpirtin e vet për dhentë” (Jn. 10,11).

Hapat e tij të para në Shqipëri nuk ishin të lehta. Kisha të kthyera në gërmadha, klerikë sa gishtat e dorës, por nga ana tjetër një popull të uritur nga buka dhe Ungjilli. Një popull që kishte nevojë për ushqim, jo vetëm material, por edhe shpirtëror.

Ishte e vështirë që tu kthesh dritën e syve atyrë që për 50 vite ishin ‘verbuar’. Kishte edhe nga ata që nuk besonin tek ai, por koha dhe veprat treguan gabimin e tyre.

Misioni i Eksarkut dhe më pas Kryepiskopit Anastas u duk kur kreu Liturgjinë e parë në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë, liturgji që e nisi me himnin “Krishti u Ngjall së vdekurish…”. Ai ngrohu menjëherë zemrat e besimtarëve të pranishëm në kishën e mbushur plot.

Ndërsa sot, pas 30 vitesh, mund të na duket gjërat shumë ndryshe. Sot kemi kisha dhe katedrale në çdo qytet, kemi manastire, shkolla, universitete, mensa, spitale, kopshte etj. Këto janë veprat baritore të Kryebariut tonë në Shqipëri. Një pasuri e madhe që i ngelet kombit tonë.

Por ajo që ka më shumë rëndësi, nuk janë ndërtesat dhe miliona euro të investuara në vendin tonë, por ringjallja e besimit në zemrat e shqiptarëve duke u dhënë si model jetën e tij. Kryepiskopi Anastas, një person që i ka dhuruar jetën Perendisë, që imiton Zotit Tonë Jisu Krisht.

Prej 3 dekadash në Shqipëri u kthye shpresa! Nuk do na braktisë Perëndia! Kjo ishte thirrja e këtij njëriu që luftoi kundër rrymave, qarqeve dhe plot pengesave në këto vite për të glorifikuar emrin e Krishtit në Shqipërinë martirike, që besimin e parë e sollën Apostujt.

Kjo figurë e madhe dhe e përbotshme e orthodhoksisë, prej momentit që u zgjodh eksark nga Patriarkana Ekumenike, punon dhe lutet për besimtarët dhe grigjën e tij.  Le ta himnojmë kryebariun tonë Anastasin, që të shumta i qofshin vjetët. / CNA.al

Nga Nikolla Barkaj

LEXO TE PLOTE

Blog

Tragjedia shekspiriane e familjes Bajden

Publikuar

-

Nga

Nga Dan Mclaughlin “National Riview”

Të shtunën e shkuar u njoftua se qeni i presidenti Xho Bajden, Çemp, kishte ndërruar jetë në moshën 13 vjeçare. Sipas të gjitha dëshmive, qeni i racës gjermane Pastor, ishte një “djalë” i mirë. Qentë janë me ne njerëzit për një kohë të shkurtër, dhe lamtumira e tyre është e pashmangshme, por asnjëherë e lehtë.

Kjo ngjarje e lë familjen Bajden me një tjetër Pastor gjerman:Mejxhërin, që thuhet se u përjashtua nga Shtëpia e Bardhë për 1 muaj pasi thuhet se kafshoi një agjent të Shërbimit Sekret dhe një punonjës të Shërbimit të Parkut Kombëtar.

Në prag të Ditës së Babait, kontrasti midis 2 qenve – njëri i dashur dhe i urtë, dhe tjetri burim i vazhdueshëm telashesh – më solli ndërmend tragjedinë shekspiriane në zemër të familjes Bajden:djemtë e Xho, Bio dhe Hanter.

Gjatë gjysmë shekullit të kaluar, ne kemi parë shumë anë të Xho Bajden, dhe nuk ka asnjë anë më simpatike, sesa ajo e një babai të pikëlluar. Në vitin 1972, Bajden humbi gruan dhe vajzën e tij në një aksident rrugor pak javë pasi ishte zgjedhur senator.

Atij i ra barra të rriste vetëm dy djem. Bio ishte 3 vjeç, ndërsa Hanter 2. Bajden do të martohej sërish, dhe do të kishte një vajzë tjetër disa vjet më vonë. Por Bio dhe Hanter ishin të mbijetuarit e familjes së tij origjinale prej 5 personash, me një vend të pazëvendësueshëm në zemrën e Xho.

Xho ishte një njeri me ambicie dhe vetëbesim të pakufishëm. I zgjedhur senator kur ishte ende në të njëzetat, spikaste e folura e tij me akcent irlandez,ai ishte i bindur se mund të bëhej president në të dyzetat e tij.

Ai “fluturoi” shumë lart dhe “krahët e tij” u shkrinë. Fushata e tij dhe imazhit kombëtar iu dëmtuam nga zënkat e tij të shpeshta me shtypin, duke u bërë objekt talljesh në emisionet televizive të mbrëmjes, dhe kjo para se Bill Klinton dhe Donald Trump të ripërcaktonin atë çka është e pandershme.

Bajden u rikthye në Senat, ku kishte qenë që nga koha e administratës Nikson. Njëzet vjet më vonë, në prag të të shtatëdhjetave, ai garoi sërish dhe humbi. Bajden ishte shumë i entuziazmuar kur u zgjodh zëvendëspresident.

Dhe ai e kishte një trashëgimtar. Bio ishte “djali i mirë”, dhe që po bënte të gjitha gjërat e duhura. Ai mbajti poste të ndryshme qeveritare në mbarë SHBA-në. Ai shërbeu në Irak. Kishte një grua dhe dy fëmijë. Dhe padyshim që po pastrohej t’i zinte vendin babait të tij në Senatit, ndoshta pasi të ishte më parë guvernator i shtetit të Delauerit.

Ndoshta ai do ta ngjiste shkallën e fundit, të cilën babai nuk e kishte arritur dot. Ndërkohë djali tjetër Hanter, ishte një histori tjetër:një narkoman, një shitës i vazhdueshëm i ndikimit duke shfrytëzuar emrin e mirë të babait të tij.

Është më se e natyrshme që një baba, i zënë me karrierën e tij, të jetë tolerant ndaj djemve që kanë humbur që kur ishin të vegjël pjesën tjetër të familjes. Nuk është e vështirë të imagjinohet që duke parë se familja ishte në duar të sigurta me Bion, Xho nisi të ishte gjithnjë e më tolerant ndaj Hanter.

Apo ndoshta e gjitha është çështje fati. Ne të gjithë kemi njohur prindër të zgjuar dhe të ndershëm që bënë gjithçka siç duhet, e megjithatë një ose më shumë nga fëmijët e tyre devijuan nga rruga e tyre. Ndonjëherë, thjesht nuk mund të bësh asgjë.

Pastaj ndodhi tragjedia:djali i madh vdes. Bio u prek nga një tumor në tru, e njëjta sëmundje që i mori jetën nënës time 19 vjet më parë. Ai vdiq në pranverën e vitit 2015. Varrosja e fëmijës është gjëja më e tmerrshme për një prind; dhe ta bërit dy herë e kuaj gjëje, është akoma më e tmerrshme.

Ashtu si Bajden edhe im atë varrosi 2 djem, njëri në vitin 1972, tjetrin në vitin 2010. I dyti e shkatërroi. Babai im ishte në moshën që ka tani Xho Bajden. I dërrmuar shpirtërisht dhe duke parë rrënimin e trashëgimisë familjare, ai garoi me gjysmë zemre për president vitin e ardhshëm, por u tërhoq pas disa informacioneve të dekonspiruara (ndoshta nga stafi i Hilari Klintonit) në lidhje me kundërshtimin e tij ndaj operacionit për vrasjen e Osama bin Ladenit.

Hanter e tregoi respektin e tij për vëllain, duke u lidhur me të venë e Bio. Në disa aspekte, kjo të kujton vëllezërit Kenedi.

Xho Xhunior supozohej të ishte heroi i luftës dhe kandidati për president, por lufta ia mori jetën. Xhek dhe Bobi ishin figura plot më të meta, por ata kishin karizmë, dhe secili u ngjit në majë, vetëm për t’u eliminuar në 2 atentate.

Pa asnjë “djalë të mirë” për të trashëguar trashëgiminë e Bajden, “delet e zeza” të familjes morën një famë të papritur, të cilën askush nuk e kishte planifikuar apo dëshiruar. Xho vendosi të garonte sërish vetë në vitin 2020.

Hanter e vinte në siklet në çdo hap të mundshëm, por Xho nuk do ta ndëshkonte kurrë djalin e vetëm të mbetur, kujtimin e fundit të familjes që kishte deri në vtin 1972, pa marrë parasysh se çfarë kompromisesh etike kërkonte kjo gjë, dhe pavarësisht shumë njerëzve  që e paralajmëruan për atë që pop bënte Hunter.

Ne mund ta fajësojmë Xho Bajden për të gjitha rreziqet që ai është i gatshëm të ndërmarrë dhe gjërat që është i gatshëm të neglizhojë, vetëm që të lejojë djalin e tij (dhe vëllain e tij, Xhim) të vazhdojë aktivitetin e tij fitimprurës me kompanitë e huaja.

Ne nuk mund ta fajësojmë Xho Bajdenin pse ka një përkushtim të palëkundur ndaj djalit të tij të fundit të mbetur, apo për sjelljen e pavarur të një “fëmije” që tani është 51 vjeç. Tragjedia e Xho Bajden, në vitet kur ai duhet të gëzonte pensionin e tij, është se të jesh baba do të thotë që familja nuk funksionon gjithmonë ashtu siç e ke planifikuar.

Ndonjëherë nuk mund të dalësh në pension kur të duash, dhe gjërat që do të bënit për fëmijët tuaj shkojnë ndonjëherë përtej gjërave që mund të keni bërë ndonjëherë vetëm për veten tuaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE