Connect with Us

Shkarkimi i Presidentit/ Rushaj: PD nuk do të ketë bashkëpunim mbi shkelje të Kushtetutës

Politikë

Shkarkimi i Presidentit/ Rushaj: PD nuk do të ketë bashkëpunim mbi shkelje të Kushtetutës

Publikuar

-

Shkarkimi i Presidentit/ Rushaj: PD nuk do të ketë bashkëpunim mbi shkelje të Kushtetutës

Anëtari i kryesisë së PD-së, Alfred Rushaj ka komentuar shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga Kuvendi.

Sipas tij, Partia Demokratike ka qenë e qartë në qëndrimin e saj dhe se në asnjë moment nuk do të ketë bashkëpunim mbi shkelje të Kushtetutës.

Rushaj u shpreh se kryeministri Edi Rama mundohet të largojë fokusin nga çështjet e rëndësishme.

Ne nuk mund të ndërtojmë bashkëpunimin mbi shkelje flagrantë të Kushtetutës. Nuk është ky lloj bashkëpunimi për të cilin ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë. Ne bashkëpunojmë për pavarësinë e institucione, këtu jemi gati për të diskutuar”, tha Rushaj.

I ftuar në emisionin “Log”, Rushaj theksoi se shkarkimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta është një përpjekje e kryeministrit Edi Rama për të kapur Presidencën, institucioni i vetëm sipas që nuk është kapur nga kryeministri.

LEXO EDHE:  Meta: Stabiliteti, prosperiteti dhe integrimi i Maqedonisë janë jetike për Shqipërinë

Ne kemi mbajtur një qëndrim të qartë dhe kemi thënë që ky është një vendim nuk i një kuvendi në përpjekje për të marrë të fundit institucion që Rama nuk e ka në kontroll. Ne nuk kemi asnjë lloj plani për të pasur bashkëpunim me Ramën dhe qeverinë e tij. PD ka denoncuar që ndryshimet Kushtetuese kanë shkatërruar shtetin e së drejtës”, u shpreh Rushaj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Foto ekskluzive/ Luli nis fluturimin për tek tulipanët

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka lënë Tiranën, vapën për të  ikur drejt Holandës.

Basha është fotografuar sot në Rinas për të udhëtuar me tranzit në drejtim të Vjenës dhe më pas në Holandë.

CNA.al ka siguruar foto eksskluzive, nga aeroporti i Rinasit, ku duket në përgatitje për të ikur.

Siç duket Luli ‘luftën” për masakrën zgjedhore, do të vijojë në Holandë duke ujitur tulipanë.

LEXO EDHE:  Shkarkohet Presidenti Ilir Meta

LEXO EDHE:  Meta: Stabiliteti, prosperiteti dhe integrimi i Maqedonisë janë jetike për Shqipërinë

Betejat, Luli duket se po i zhvendos në Holandë, pasi humbi turpshëm në zgjedhjet e 25 Prillit.

Sigurisht që betejat dhe lufta e lodhën shumë dhe ndaj që sot  ka nisur fundjavën e tij hollandeze, për tu çlodhur, ujitur tulipanët dhe  ajrosur shtëpinë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vaksinimi i të moshuarve/ Manastirliu zbardh planin e ri

Publikuar

-

Nga

Manastirliu jep lajmin e mirë/ “Vaksinim në shtëpi për të moshuarit e pamundur, të hënën vijnë mbi 14 mijë vaksina Pfizer”

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bashkë me Kryetarin e Grupit Parlamentar të PS kanë inspektuar qendrën e re shëndetësore të Cërrikut, të rehabilituar me standardet më të mira.

Në kuadër të programit të qeverisë shqiptare për rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore edhe kjo qendër shëndetësore tashmë ofron kushte dinjitoze pune për mjekët, për infermierët dhe shërbime cilësore për qytetarët. Unë jam e kënaqur sepse këto kushte të cilat janë përmirësuar, kanë krijuar edhe aksesin për të ofruar jo vetëm shërbimet bazë, por për të krijuar kushtet e mira edhe për programin e vaksinimit”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se do të vijë sërish një dërgesë prej mbi 14 mijë doza të vaksinës Pfizer, teksa vijon vaksinimi i kombinuar i qytetarëve mbi 50 vjeç dhe i të gjithë punonjësve të shërbimeve kritike.

LEXO EDHE:  Organizoi takimin e Metës në Teatrin e Durrësit/ Gjobitet Abdullah Deliallisi

LEXO EDHE:  Ilir Meta shet Adriatik Llallën, por si del e keqja me Donald Lu

Ditën e hënë pritet të mbërrijnë rreth 14 mijë vaksina nga Pfizer, duke e çuar në mbi 1 milion vaksinat e mbërritura në Shqipëri dhe tashmë më shumë se 926 mijë vaksina janë kryer në të gjithë vendin. Jam e kënaqur që rrejti i qendrave shëndetësore, infrastruktura që ne kemi ngritur, siguron kushtet edhe për një vaksinimin në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se programi i vaksinimit do të vijojë përgjatë sezonit veror, duke bërë me dije se për ata të moshuar që e kanë të pamundur për të shkuar në qendrat shëndetësore, vaksinimi i tyre të kryhet në kushte shtëpie./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“A do ketë këllqe të kandidojë”/ Murrizi sfidon publikisht Bashën

Publikuar

-

Nga

“A do ketë këllqe të kandidojë”/ Murrizi sfidon publikisht Bashën

Deputeti Myslim Murrizi ka komentuar sot zgjedhjet në Partinë Demokratike, duke i cilësuar ato të shtirura për shkak të ndryshimit të datës, kohës së shkurtër që iu dha kandidatëve për të bërë fushatë dhe qëndrimit të tyre pas shpalljes së rezultateve.

“Zgjedhjet në PD ishin jashtë radhe, Ishte një garë mes Lulit dhe shoqërisë së Lulit. Shehaj ka ardhur në PD nga Basha siç ka ardhur Basha nga Berisha. Kadilli nuk ka qenë gjëkundi. Ishte garë e stisur me lista të padeklaruara. Nuk i kam parë të dalin pas zgjedhjeve. Duhet të shpalleshin kandidaturat dhe të kishte tre muaj fushatë. Pastaj t’i nënshtroheshin garës.”-tha Murrizi, në studion e abcneës.

Gjithashtu Murrizi ka folur edhe në lidhje me shpalljen non-grata, të ish-kryeministrit Berisha nga DASH.

Murrizi hodhi dyshime të forta në lidhje me Bashën, për të cilin tha se nuk ka pasë ndonjë reagim, ndërsa shtoi se edhe djegia e mandateve ka qënë e lidhur me të.

LEXO EDHE:  Meta: Stabiliteti, prosperiteti dhe integrimi i Maqedonisë janë jetike për Shqipërinë

LEXO EDHE:  Organizoi takimin e Metës në Teatrin e Durrësit/ Gjobitet Abdullah Deliallisi

Po ashtu Murrizi sfidoi Bashën, duke thënë se të “dalin të provojnë a do ketë këllqe të kandidojë Luli përballë Berishës”.

“Reagim të Lulzim Bashës për shpalljen non grata të Berishës nuk kam parë. Leximi ose bërja publike ka qenë tani po vendimi ka qenë i mëparshëm. Gjithë ajo rrufe në qiell të hapur për djegien e mandateve ka qenë e lidhur. Aq më tepër kur ky vendim flen në sirtarët e sekretarit që prej vitit 2018. Nuk kam parë qëndrim ndaj Berishës. Ka qenë as mish as peshk. Qëndrim këtu nuk ka dhe nuk mund të ketë. Ky do jetë provizor si qëndrim. Rënia e Berishës nuk është provuar. Të dalin të provojnë a do ketë këllqe të kandidojë Luli përballë Berishës”,-deklaroi Murrizi.

LEXO TE PLOTE