Connect with Us

Shehaj “nxjerr zbuluar” Bashën/ “Mandatet i dogji pa asnjë konsultim, nuk ka zhvilluar kurrë mbledhje”

Politikë

Shehaj “nxjerr zbuluar” Bashën/ “Mandatet i dogji pa asnjë konsultim, nuk ka zhvilluar kurrë mbledhje”

Publikuar

-

Shehaj “nxjerr zbuluar” Bashën/ “Mandatet i dogji pa asnjë konsultim, nuk ka zhvilluar kurrë mbledhje”

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike Agron Shehaj ka renditur dëshimet e Lulzim Bashës në tetë vite të drejtimit të partisë, ku sipas tij këto pasoja sollë edhe humbjen e zgjedhjeve. Shehaj tha se djegia e mandateve dhe mos hyrja në zgjedhjet lokale ka ndikuar negativisht në zgjedhjet e 25 Prillit duke ju hequr dhjetra vota.

I ftuar në studion e “Opinion”, Shehaj u shpreh se çështja e korrupsionit dhe djegia e mandateve nuk është diskutuar asnjëherë në mbledhjen e bërë nga PD.

Kandidati për kreun e PD tha se Basha nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje apo konsultim kur mori vendimin për të bojkotuar Parlamentin.

Bëni një bilanc të tetë viteve opozitë. Nëse pas tetë vjetësh shqiptarët prisnin që të vinin në pushtet, pas tetë vitesh demokratët janë pa përfaqësim.

Djegia e mandateve, mos hyrja në zgjedhjet lokale na ka kushtuar me dhjetra vota. Çështja kryesore duhet të ishte lufta kundër korrupsionit.

Unë kam folur me kryetarn e PD tek për tek. Nuk është diskutuar asnjë herë kjo çështje në mbledhje. Me mua është diskutuar tek për tek dhe me sekretarin e përgjithshëm. Nuk është diskutuar në mbledhje zyrtare nuk është mbledhur grupi parlamentar për djegien e mandateve. Lulzim Basha tha do i paraqes grupit parlamentar dhe kryesisë djegien e mandateve. Kjo u vu para faktit të kryer. Nuk kishte asnjë shans të diskutoje. Lulzim Basha tha që do i propozoj të djegë mandatet. Një herë që u morr vendimi, vendosa të zbatoj vendimet e PD dhe në publik ti qëndroja besnik PD. Nuk mendoj se jam fajtor, bëra sa munda. Edhe nëse do kthehesha pas, do bëja të njëjtën gjë”, u shpreh Shehaj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Bie” Elbasani/ Kolegji Zgjedhor lë në fuqi rezultatet e 25 Prillit

Publikuar

-

Nga

Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Elbasanit.

Në këtë mënyrë kanë mbetur në fuqi rezultatet e 25 Prillit edhe për Elbasanin.

Më herët, Kolegji Zgjedhor “rrëzoi” PD për  Qarkun e Fierit.

Me këto dy qarqe Kolegji Zgjedhor u ka dhënë fund sot ankimeve të PD për pavlefshmëri zgjedhore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Një tjetër burgaxhi i Ramës do të largohet nga qeverisja”/ PD sulmon kryeministrin

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi ka reaguar pas lajmit se kryebashkiaku Qerim Ismailaj ka rezultuar i dënuar me tre vite burg në Greqi.

Në një postim në rrjetet sociale ai shprehet se Ismailaj ishte produkt politik i Edi Ramës.

Sipas tij, përballë së vërtetës kryeministri Edi Rama është i pafuqishëm për të mbrojtur kriminelët. Bardhi shtoi se herët apo vonë edhe Rama do të përballet me drejtësinë.

Sot kemi një lajm të mirë! Një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja. Megjithëse me 1 vit e gjysëm vonesë, u provua vërtetësia e qendrimit të Partisë Demokratike se Kryebashkiaku ilegjitim i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, është i dënuar me burg në Greqi dhe se ai e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Qerim Ismailaj është produkt politik i Edi Ramës, njësoj si mbi 20 kriminelë të tjerë që ai i futi në parlament, i emëroi në bashki dhe vazhdon me ta bashkëqeverisjen për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe bashkë me to, edhe votën e tyre. 

Megjithatë, përballë të vërtetës, Edi Rama është i pafuqishëm për të mbrojtur kriminelët që e sollën në pushtet. Herët apo vonë, edhe ai vetë do të përballet me drejtësinë! E vërteta vonon, por nuk harron”, ka shkruar Bardhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryebashkiaku i PS i dënuar në Greqi/ “Rama i pafuqishëm për të mbrojtur kriminelët”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me lajmin se kreu i bashkisë së Mallakastrës rezultoi i dënuar në mungesë në Greqi me 3 vite burg për përleshje dhe rrahje me persona të tjerë.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja.

Sipas tij, me këtë u provua vërtetësia e qendrimit të Partisë Demokratike.

Më tej, ai thekson se Qerim Ismailaj është produkt politik i Edi Ramës, njësoj si mbi 20 kriminelë të tjerë që ai i futi në parlament, i emëroi në bashki dhe vazhdon me ta bashkëqeverisjen.

‘Sot kemi një lajm të mirë! Një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja. Megjithëse me 1 vit e gjysëm vonesë, u provua vërtetësia e qendrimit të Partisë Demokratike se Kryebashkiaku ilegjitim i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, është i dënuar me burg në Greqi dhe se ai e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Qerim Ismailaj është produkt politik i Edi Ramës, njësoj si mbi 20 kriminelë të tjerë që ai i futi në parlament, i emëroi në bashki dhe vazhdon me ta bashkëqeverisjen për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe bashkë me to, edhe votën e tyre. 

Megjithatë, përballë të vërtetës, Edi Rama është i pafuqishëm për të mbrojtur kriminelët që e sollën në pushtet. Herët apo vonë, edhe ai vetë do të përballet me drejtësinë! E vërteta vonon, por nuk harron!’- shkruan Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE