Connect with Us

ShBA: Punonjësve federalë nuk u kërkohet të vaksinohen para kthimit në zyrë

Bota

ShBA: Punonjësve federalë nuk u kërkohet të vaksinohen para kthimit në zyrë

Publikuar

-

ShBA: Punonjësve federalë nuk u kërkohet të vaksinohen para kthimit në zyrë

Punonjësit e qeverisë federale në ShBA nuk janë të detyruar të bëjnë vaksinën kundër COVID-19 para se të ktehen në zyrë, sipas udhëzimeve të administratës Biden të publikuara të enjten.

Udhëzimi thotë që agjencitë federale duhet të bazojnë planet e tyre për rihapje mbi përqindjen e punonjësve që janë vaksinuar, por shton se zbulimi i statusit të vaksinimit bëhet në baza vullnetare.

Udhëzimi u kërkon agjencive të krijojn lehtësira për disa punonjës, përfshirë punën nga shtëpia dhe angazhimin jashtë orarit të rregullt të punës.

LEXO EDHE:  Sulmi kimik ndaj civilëve/ SHBA, Britania dhe Franca bombardojnë me raketa Sirinë

Rreth 60 për qind e 4 milionë punonjësve federalë kanë punuar nga shtëpia gjatë pandemisë, njofton agjencia e lajmeve Reuters.

Agjencive u kërkohet që deri në javën e ardhshme të paraqesin planet e tyre për rihapje, ndërsa ato duhet të jenë të gatshme për zbatimin e planit deri më 19 korrik.

Sipas udhëzimit, “mënyra e funksionimit të agjencive pas pandemisë mund të ketë ndryshime domethënëse krahasuar me gjendjen para-pandemike”./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Vrasja e 20 vjeçares greke/ Pse u deshën 37 ditë për të gjetur vrasësin dhe kush ra në grackë

Publikuar

-

Nga

Mbytja e 20-vjeçares nga burri në sy të foshnjës vazhdon që të jetë kryefjalë në mediat greke, të cilat i janë “vërsulur” policisë dhe prokurorisë të cilat Babis Anagnostopoulos arriti që ti fuste në grackë për 37 ditë dhe në fund ishte teknologjia që zbuloi krimin.

Sipas “In.gr” e cila shkruan se bazuar te të dhënat e hetimit, elementet e dosjes së çështjes, por edhe hetimet mbështesin pretendimet e drejtuesve të policisë se edhe oficerët “ranë” në grackën e pilotit.

Babis Anagnostopoulos gjatë gjithë kësaj kohe në deklaratat e tij, përcolli një klimë besimi dhe bashkëpunimi absolut me autoritetet, një fakt që përforcon pikëpamjen se të paktën, fillimisht, hetimet nuk ishin drejtuar kundër tij.

Pasi babis deklaroi se në shtëpi ishin futur hajdutë për të vjedhur shtëpinë dhe kanë qenë ata që e kanë mbytur 20 vjeçaren. Policia e besoi këtë fakt dhe problemet e çiftit i kaloi në “plan të dytë”.

LEXO EDHE:  Shkon në 39 numri i personelit shëndetësor të shëruar nga Covid-19

LEXO EDHE:  Pandemia në Ballkan/ Covid-19 mban të mbërthyer Rumaninë, 808 të infektuar

Kishte këmbëngulje në versionin e grabitjes edhe pse oficerët kishin prova nga dëshmitë, që kishte probleme serioze në marrëdhëniet e çiftit.

Mediat greke vazhdojnë kritikat kundër hetuesve, që sipas tyre “nuk i shfrytëzuan mundësitë për ta bërë pilotin të “thyhej” më herët”. “Sidoqoftë, duket se ka ekzistuar besimi se piloti nuk ishte fajtor”.

Mediat greke kanë zbuluar edhe një tjetër detaj nga momenti kur policia shkoi për të marrë pilotin në Alonissos pas përkujtimit. “Ai shkoi të nxirrte celularin por polici i tha që ta linte sepse kishte ndodhur diçka serioze. Mos lëviz, lëre celularin, i tha polici“./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

India vaksinoi mbi 8 milionë njerëz në një ditë

Publikuar

-

Nga

India vaksinoi mbi 8 milionë njerëz në një ditë

Në kuadër të fushatës për vaksinim falas kundër koronavirusit, India dha të hënën rekord vaksinash: 8.3 milionë.

Rekordi i mëparshëm ditor u shënua më 5 prill, kur u vaksinuan 4.5 milionë njerëz.

“Rekordi i sotëm me numrin e të vaksinuarve është arsye për gëzim”, tha kryeministri i Indisë, Narendra Modi, përmes një postimi në Twitter.

Për të përshpejtuar vaksinimin, Modi ka paralajmëruar qysh më herët se nga 21 qershori, të gjithë do të mund të vaksinohen falas.

Modi po ashtu ka thënë se Qeveria e tij do të blejë 75 për qind të vaksinave nga prodhuesit, për t’iu dhënë falas shteteve federale, të cilat, së bashku me spitalet private, i kanë blerë vaksinat për njerëzit e moshës 18-45 vjeç.

Ekspertët thonë se India duhet të vaksinojë 10 milionë njerëz në ditë, për të arritur qëllimin e saj për vaksinimin e 950 milionë të të rriturve deri në dhjetor.

LEXO EDHE:  Kosove, “liberalizohen” vizat me Shtetet e Bashkuara

LEXO EDHE:  Kastriot Islami tregon gabimet e qeverisë në raport me SHBA-të

“Nëse furnizimi është i qëndrueshëm, ne do të jemi në rrugën e duhur për të vaksinuar shumicën e popullsisë sonë deri në fund të vitit”, tha një zyrtar i lartë shëndetësor në shtetin Maharasthra, raporton Reuters.

Ky shtet ka një popullsi prej 125 milionë banorësh.

Pse të dhënat për pandeminë në Indi mund të mos jenë të sakta?

Me 29.9 milionë raste të konfirmuara me koronavirus, India ndodhet në vendin e dytë në botë – pas Shteteve të Bashkuara – sa i përket numrit të të infektuarve.

Të hënën, autoritetet shëndetësore atje raportuan për 53,256 raste të reja, që është shifra më e ulët ditore qysh më 24 mars.

Numri i të infektuarve në Indi ka arritur kulmin në muajin maj kur janë regjistruar nga 400,000 raste në ditë.

Ky vend ka konfirmuar mbi 388,000 viktima nga koronavirusi./REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Rusia ndalon një OJQ arsimore amerikane

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Shtetit në Rusi e ndaloi organizatën joqeveritare të SHBA-së “Bard College”, pasi e etiketoi si “të padëshirueshme”.

Zyra e Prokurorit tha të hënën se veprimtaria e OJQ-së arsimore “paraqet kërcënim për rendin kushtetues dhe sigurinë e Federatës Ruse”. Bard nuk ka komentuar ende. Ligji për “organizatat e padëshirueshme” në Rusi është miratuar në maj të vitit 2015.

Ai është pjesë e disa rregullimeve të nxitura nga Kremlini dhe ka në shënjestër shumë organizata jofitimprurëse dhe joqeveritare, që marrin fonde nga burime të huaja – kryesisht nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara.

Ministria e Jashtme ruse ka paralajmëruar qysh në muajin prill se do të ndalojë aktivitetet në Rusi të OJQ-ve amerikane, të cilat, sipas saj, ndërhyjnë në punët e brendshme të vendit.

LEXO EDHE:  A duhet të votojnë personat e infektuar me Covid?/ Kume jep përgjigjen

LEXO EDHE:  Kastriot Islami tregon gabimet e qeverisë në raport me SHBA-të

Ndalimi është paralajmëruar si masë hakmarrëse ndaj sanksioneve që Qeveria amerikane i ka vendosur Rusisë.

Këtë muaj, Dhoma e Ulët e Parlamentit rus ka miratuar edhe një projekt-ligj që e zgjeron Ligjin për “organizatat e padëshirueshme”.

Sipas masës së miratuar më 16 qershor, individët mund të përballen me gjashtë vjet burgim, nëse shpallen fajtorë për organizimin e operacioneve të organizatave “të padëshirueshme” ndërkombëtare në territorin rus./ REL

LEXO TE PLOTE