Connect with Us

SHBA konfirmon blerjen dhe dhurimin e 500 milionë vaksinave

Bota

SHBA konfirmon blerjen dhe dhurimin e 500 milionë vaksinave

Publikuar

-

SHBA konfirmon blerjen dhe dhurimin e 500 milionë vaksinave

Shtëpia e Bardhë shpalli zyrtarisht planet për blerjen e 500 milionë dozave të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit dhe dhurimin e tyre te programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ky program shpërndan vaksina në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Në një deklaratë të lëshuar të enjten nga Shtëpia e Bardhë thuhet se presidenti amerikan, Joe Biden, do ta shpallë këtë zotim përpara samitit të grupit të vendeve më të industrializuara, G7, i cili i hap punimet të premten në Kornuoll të Anglisë.

Shtëpia e Bardhë e cilësoi këtë plan si “një veprim historik, që do të ndihmojë luftën globale kundër pandemisë”.

Biden, i cili ndodhet tashmë në Kornuoll, dha shenja për planin përpara se të nisej të mërkurën drejt Evropës, duke u thënë gazetarëve se do të shpallë një strategji vaksinimi për botën.

LEXO EDHE:  Manastirliu nga Korça: 150 mijë të moshuar kanë marrë doza të vaksinës anti-Covid

Biden ka qenë nën presion për të trajtuar mungesën globale të vaksinave kundër koronavirusit dhe pabarazitë në vaksinim midis vendeve të pasura dhe të varfra.

“Presidenti Biden gjithashtu do t’u bëjë thirrje demokracive në botë, që të kontribuojnë në furnizimin global me vaksina të sigurta dhe efektive”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Shtëpia e Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara do të blejnë 200 milionë doza – të mjaftueshme për të vaksinuar plotësisht 100 milionë njerëz – që do të shpërndahen këtë vit, nisur nga muaji gusht.

Kontingjenti tjetër prej 300 milionë dozash do të shpërndahet në gjysmën e parë të vitit 2022.

Të 500 milionë vaksinat do të jenë Pfizer/BioNTech dhe do të prodhohen në objektet e Pfizer-it në Shtetet e Bashkuara. REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Rënie e dukshme e investimeve kineze në BE

Publikuar

-

Nga

Sipas studimit të paraqitur të mërkurën (16.06) nga Instituti për Kinën Merics në Berlin dhe Grupi Rhodium, investimet e drejtpërdrejta kineze në Bashkimin Evropian dhe në Britaninë e Madhe kanë rënë 45 përqind krahasuar me një vit më parë dhe tani arrijnë shifrat prej vetëm 6.5 miliardë euro investime në vit. Ky është niveli mëi ulët i infestimeve të drejtpërdrejta kineze në BE dhe Britani të Madhe në dhjetë vitet e fundit.

Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë ende destinacionet kryesore për investime të drejtpërdrejta kineze në Evropë. Gjermania është në vendin e parë. Ndërsa Mbretëria e Bashkuar është ende në vendin e tretë, ndonëse investimet direkte nga Kina në këtë vend kanë rënë 77 përqind. Polonia është shndërruar vitin e kaluar në një prej vendeve më atraktive për investime të drejtpërdrejta nga Kina, pas një promovimi që është bërë atje.

Tendenca vazhdon

LEXO EDHE:  SHBA, BE marrëveshje për pezullim masash për prodhuesit e avionëve

LEXO EDHE:  “Brenda 14 muajve mbyllet vaksinimi”/ Rama: Presim nga AstraZeneca 360 mijë doza

Sipas këtij studimi, tendenca e uljes së investimeve po vazhdon edhe sivjet, sepse investimet kineze kanë rënë edhe në tremujorin e parë të vitit 2021. Evropa mbetet një vend tërheqës për investimet kineze, por pandemia Corona ka penguar pagesat dhe investimet e mëdha të kapitalit kinez në tregun evropian. E gjitha kjo ka shkaktuar uljen e investimeve kineze në këto vende.

Disa vende të BE-së, duke përfshirë Italinë, Francën, Poloninë dhe Hungarinë, kanë forcuar vitin e kaluar mekanizmat e tyre të rishikimit për investime të drejtpërdrejta nga vendet e treta, që do të thotë se disa sipërmarrje kineze nuk kanë mundur të investojnë kapitalin e tyre në këto vende. Ndërkohë që tensionimi i raporteve mes BE-së dhe Kinës mund të vështirësojë edhe më shumë raportet ekonomike mes tyre dhe të pengojë investitorët kinezë në të ardhmen, vuri në dukje Merics me rastin e prezantimit të studimit./DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kurti për deklaratën e Kosnett/ “Nuk mund të ketë Asociacion njëetnik” 

Publikuar

-

Nga

Albin Kurti emëron zëvendësministrat në tetë ministri

Kosova nuk mund të ketë Asociacion mbi baza etnike, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasi sipas tij, kërkesat për Asociacion njëetnik nuk po vijnë nga njerëz të thjeshtë, por nga politikanët e fqinjët veriorë.

Komentet e kryeministrit Kurti vijnë pas deklarimit të ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, i cili tha të mërkurën se Kosova e ka detyrim të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Nuk mendoj që është e mundshme në rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës të ketë Asociacion mbi baza etnike. Mund të ketë Asociacion të komunave mbi baza zhvillimore, mund të ketë mbi baza gjeografike. Ta zëmë Asociacion të bjeshkëve të Rugovës, të Maleve të Sharrit ose të Lumit Lepenc. Por Asociacion mbi bazë etnike nuk mund të kalojë as sa i përket frymës e as germës së Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë kryeministri Kurti për agjencinë e lajmeve Kosovapress.

Sipas tij, edhe aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese, i publikuar me 23 dhjetor të vitit 2015, ka konstatuar se nuk mund të krijohet një Asociacion i tillë.

LEXO EDHE:  SHBA: Sfidat me të cilat do të ndeshet qeveria e re e Kosovës

LEXO EDHE:  Koronavirusi, pse OBSH duhet të shpallë gjendjen globale të emergjencës

Të mërkurën, më 17 qershor, ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett ka thënë për Radion Kontakt Plus se “Shtetet e Bashkuara besojnë se Kosova e ka detyrim të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

“Ne besojmë se vendet e kanë detyrim t’i respektojnë marrëveshjet dhe obligimet e ndërmarra më parë”, ka thënë Kosnett.

Në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në vitin 2015, dy vendet, nën ndërmjetësimin e BE-së, kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e tij.

Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili kryeson delegacionin e Serbisë në dialog, insiston në formimin e Asociacionit.

Edhe Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i procesit, ka përsëritur në disa raste se marrëveshjet e arritura, duhet të respektohen./REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Nuk kanë të ndalur tërmetet/ Lëkundet  ishulli i Kretës  

Publikuar

-

Nga

Rikthehen lëkundjet e tërmetit/ Ja ku ishte epiqendra

Greqia është tronditur sërish nga lëkundjet e tërmetit.

Raportohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm në ishullin e Kretës, në Greqi, lëkundjet e tërmetit kanë qenë me madhësi 4.1 të shkallës rihter.

Tërmeti është regjistruar në orën 03:35 me orën greke. Lëkundja ka qenë me një thellësi fokale prej 65.2 kilometra./CNA.al

LEXO TE PLOTE