Connect with Us

Sekuestrohen prona me vlerë 3 milionë euro/ Policia zbardh detajet

Aktualitet

Sekuestrohen prona me vlerë 3 milionë euro/ Policia zbardh detajet

Publikuar

-

Disa prona me vlerën 3 milionë eruo janë sekuestruar nga Gjykata e Durrësit. Policia bën me dije se këto prona janë në pronësi të dy vëllezërve dhe një shtetasi tjetër.

Si rezultat i hetimeve të kryera dhe provave të grumbulluara, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës vendosi sekuestron preventive për pronat e shtetasve Gëzim Sallaku, S. S. dhe R. K., banues në Durrës.

Dyshohet se pronat janë të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Njoftimi i Policisë

Policia e Shtetit

Vendoset sekuestro preventive mbi disa prona që kapin vlerën rreth 3 milionë euro, në pronësi të dy vëllezërve dhe të një shtetasi tjetër.

Në vijim të punës për identifikimin,  gjurmimin, gjetjen dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale në fushën e pastrimit të parave, pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe profesionale të kryer nga Njësia për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, u bë i mundur finalizimi i hetimeve 3-vjeçare në ngarkim të dy vëllezërve dhe të një shtetasi tjetër, me të cilin dy vëllezërit kanë lidhje shoqërore.

Si rezultat i hetimeve të kryera dhe provave të grumbulluara, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës vendosi sekuestron preventive për pronat e shtetasve Gëzim Sallaku, S. S. dhe R. K., banues në Durrës, prona të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale e shtetasit Gëzim Sallaku, të cilat janë të regjistruara edhe në emër të shtetasve S. S. dhe R. K., konkretisht:

LEXO EDHE:  Arrest me burg për të fortin e Durrësit/ Lirohet shoku i tij

– Sekuestro 100% të aksioneve të shoqërisë “GSA Sallaku” sh.p.k, me aktivitet “Import, eksport, tregti autoveturash, kamionësh etj”, me seli në Durrës, me ortak të vetëm dhe administrator shtetasin Gëzim Sallaku;

– 2 apartamente, në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku;

– 20.600 m2 sipërfaqe toke arë, në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku;

– 1000 m2 sipërfaqe toke truall, mbi të cilën janë ndërtuar 2 banesa me sipërfaqe 140 m2 secila, në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku;

– Një godinë banimi dykatëshe dhe 2 apartamente banimi, në Durrës, në pronësi të shtetasit R. K.;

13 automjete të markave të ndryshme në pronësi të shoqërisë tregtare “GSA Sallaku”.

Vazhdon puna nga Njësia e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar, për identifikimin e pasurive të tjera të këtyre personave dhe lidhjeve të tyre familjare dhe shoqërore.

Shtetasi Gëzim Sallaku ka kryer veprimtari kriminale dhe është dënuar në shtetin italian nga viti 1999 – 2008.

Njësia për Hetimin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, në vitin 2018, nisur nga disa transferta të dyshimta bankare të shtetasve të sipërpërmendur, ka filluar hetimin për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Materialet për ekzekutimin e Vendimit të Gjykatës iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA, senatorët marrëveshje për projektligjin dypartiak për infrastrukturën

Publikuar

-

Nga

SHBA, senatorët marrëveshje për projektligjin dypartiak për infrastrukturën

Në Senatin e Shteteve të Bashkuara, negociatorët kanë arritur një marrëveshje për paketën ligjore prej 1.2 trilionë dollarësh për infrastrukturën. Senatori republikan Rob Portman u tha gazetarëve të mërkurën se është rënë dakort për komponentët kryesorë të projektligjit.

Pas muajsh të tërë bisedimesh, kjo mund të hapë tashmë rrugën që legjislacioni të vazhdojë procesin e shqyrtimit në Senat. Madje kreu i shumicës, Senatori Chuck Schumer, tha se një votim procedurial për këtë projektligj dypartiak mund të zhvillohet që të mërkurën.

“Senatorët vazhdojnë të arrijnë progres”, tha Senatori demokrat Schumer në një fjalim në sallën e Senatit.

Senatorja republikane Susan Collins, megjithatë, paralajmëroi se disa detaje ishin ende duke u finalizuar.

Një tjetër senatore republikane, Lisa Murkowski, u tha gazetarëve se, “Unë mendoj se ekziston një vullnet i konsiderueshëm nga të dy kahët politikë që duan të arrijnë tek një paketë për infrastrukturën”.

Ajo shtoi se senatorët do të informohen për propozimin që po negociohet “gjatë orëve të ardhshme”.

LEXO EDHE:  Urdhri i Manjanit/ Shërbimi përmbarimor të mos sekuestrojë apartamentet me kontratë porosie

LEXO EDHE:  Qëlloi me armë zjarri me qëllim kanosjen e 2 personave/Arrestohet autori

Votimi procedurial thjesht do të kufizonte debatin kur Senati të fillojë të marrë në konsideratë projekt-ligjin dypartiak për investime në infrastrukturë që mendohet të jetë në shumën e rreth 1.2 trilionë dollarëve.

Më 21 korrik, republikanët e bllokuan një veprim të tillë, duke u ankuar se projekt-ligji nuk ishte shkruar ende.

Demokratët shpresojnë të kalojnë këtë muaj, ose në fillim të muajit tjetër, projektligjin për të cilin do të jetë rënë dakord në negociatat dypartiake.

Kjo mund të ndihmojë në eliminimin e pengesave për demokratët, të cilët duan të fillojnë punën për një tjetër projektligj me një buxhet prej rreth 3.5 trilionë dollarësh, të cilin republikanët zotohen se do ta kundërshtojnë./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Publikuar

-

Nga

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Evropës, do të mund të hyjnë në Britani të Madhe pa iu nënshtruar masës së karantinës nga java e ardhshme, kanë thënë zyrtarët britanikë të mërkurën.

Qeveria britanike ka thënë se personat që kanë pranuar dy doza të vaksinës së miratuar nga Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe, apo nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve, do të mund të mund të bëjnë teste për koronavirus para dhe pas hyrjes në Britani, në vend të izolimit për 10 ditë.

LEXO EDHE:  Arrest me burg për të fortin e Durrësit/ Lirohet shoku i tij

LEXO EDHE:  Kompensimi i pronave/ Lista e 1200 pronarëve që marrin paratë

Qeveria e Skocisë, që vendos vetë për politikat shëndetësore, ka marrë vendimin e njëjtë.

Irlanda Veriore, që është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, nuk ka bërë të ditur ndonjë vendim të ngjashëm.

Aktualisht, vetëm personat që janë vaksinuar në Britani, mund të mos i nënshtrohen masës së karantinës.

Megjithatë, ekziston një përjashtim në vendim: Franca, të cilën Mbretëria e Bashkuar e konsideron me rrezik të lartë, për shkak të prezencës të variantit Beta.

Vizitorët nga Franca do të vazhdojnë të përballen me masë të karantinës./rel

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

Publikuar

-

Nga

Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Shkup, në kuadër të ‘Forumit Ekonomik’ që do të mbahet nesër.

Kreu i qeverisë është filmuar duke ecur rrugëve të Shkupit i shoqëruar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Gjatë kësaj ecjeje ata janë ndalur disa herë nga qytetarët, të cilët i kanë takuar dhe kanë kërkuar madje të bëjnë dhe foto.

LEXO EDHE:  Arrest me burg për të fortin e Durrësit/ Lirohet shoku i tij

LEXO EDHE:  Urdhri i Manjanit/ Shërbimi përmbarimor të mos sekuestrojë apartamentet me kontratë porosie

Nuk kanë munguar dhe përshëndetjet nga lokalet.

“Ta bëjmë një selfie?”– thonë ata dhe afrohen për të pozuar me politikanët./CNA.al

LEXO TE PLOTE