Connect with Us

Samiti i Ballkanit Perëndimor/ Majlinda Bregu: BE 500 milionë euro grante, ja ku do investohen

Politikë

Samiti i Ballkanit Perëndimor/ Majlinda Bregu: BE 500 milionë euro grante, ja ku do investohen

Publikuar

-

Rajoni pa roaming/ Hapi i radhës, reduktimi i tarifave me vendet e BE

Sekretarja e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, ka zbuluar detaje nga Samiti i Ballkanit Perëndimor që u mbajt sot në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka treguar se BE do të dhurojë 500 milionë euro grante investime në infrastrukturë, energji, digjitale për Ballkanin Perëndimor.

Bregu thotë se prej 1 korrikut dhe në vijim do të punohet për të ulur tarifat e Roaming në Europë, ndërkohë që do të punohet edhe për shtrirjen e “korridorit jeshil” për mallrat e medikamentet me Europën.

Edhe diell edhe shi sot në Tiranë

Në Samitin e Ballkanit Perëndimor, për të diskutuar ku jemi me çka rajoni ka rënë dakord për të bërë së bashku.

Folsinshpi, prej 1 Korrik dhe në vijim do të punojmë për të ulur tarifat e Roaming me Europën

korridorjeshil për mallrat e medikamentet të cilin e bëmë të mundur gjatë pandemise, por tani duhet ta shtrijmë me Europën.

500 millionë Euro Grant nga BE  investime në infrastrukturë, energji, digjitale etj VETËM në 2021!

Vazhdojmë….

Good ËB6 Summit in #Tirana 2day. #FreeRoaming in WB6 by 1st July as a glide path to SAME Regime ëith 🇪🇺#greenlanes ëith 🇪🇺 Cross.Points; more investments half a billion grants on infrastructure, digital, green industrialisation & social inclusion

More about it link in bio

 Good.Better.Regional.”, shkruan Bregu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ndihma nga BE për shuarjen e zjarreve/ Meta: Mirënjohje për solidaritetin në momente kritike

Publikuar

-

Nga

Terrori në Velipojë/ Meta apel Policisë: Po vihet në rrezik jeta dhe shëndeti i dhjetëra qytetarëve, merrni masat

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish përsa i përket situatës së zjarreve që kanë përfshirë Shqipërinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta ka shprehur mirënjohjen për solidaritetin dhe ndihmën që kanë marrë nga BE në këto momente kritike për vendin tonë.

I shumëpritur aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë, në kushtet e një situate tepër të rrezikshme të përballjes me zjarret.

Mirënjohje për solidaritetin dhe ndihmën e përhershme në momente kritike! 🇦🇱🇪🇺”, shprehet presidenti Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

I shkarkuar nga Kuvendi/ Meta hakmerret, nis turin e kthimit të ligjeve

Publikuar

-

Nga

Meta ngre shqetësimin e zbrazjes së Shqipërisë/ ‘Një fatkeqësi kombëtare! Të merren masa sa nuk është vonë’

Brenda dy ditësh, Presidenti Ilir Meta ka rikthyer dy ligje pas në Kuvend.  Dje, ktheu ligjin për të huajt dhe sot njofton se ka kthyer Ligjin për buxhetin.

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar, kthimin në Kuvend të ligjit nr. 86/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 25, datë 22.6.2021, i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, për rishqyrtim.

Sipas Metës, akti normativ miratuar me ligjin nr. 86/2021, në nenet 1 dhe 2 të tij, bien ndesh me parimet e ligjit themeltar të shtetit dhe rrezikon qëndrueshmërinë financiare të vendit.

Ky ndryshim i ligjit bazë, sipas arsyetimit të nismëtarëve, është sjellë si domosdoshmëri me qëllim adresimin e çështjes:

–  së ofrimit të fleksibilitetit të domosdoshëm të manovrimit të buxhetit të shtetit si instrument kryesor stabilizues dhe nxitës të rritjes ekonomike, si dhe

– të ofrimit të kredibilitetit të qëndrueshmërisë së financave publike.

 Por në realitet, Akti Normativ i miratuar nuk influencon në mënyrë të drejtpërdrejtë vetëm çështjet e synuara nga Qeveria. Përkundrazi, kjo vendimmarrje ka një fushë veprimi dhe ndikimi më të gjerë për arsye se:

 Së pari, nëpërmjet ndryshimeve të miratura në Aktin Normativ nuk preken vetem parimet qe lidhen me qëndrueshmërinë e borxhit, si dhe të kufirit të defiçitit buxhetor, por nuk arrihen të zbatohen të gjitha parimet e parashikuara në nenin 4/1 të Ligjit Organik te Buxhetit (LOB), pikërisht të përdorimit të të ardhurave nga privatizimi për uljen e borxhit publik, si dhe parimin e displinimit të ndryshimit të ligjeve fiskale.

 Së dyti, ndryshimet e miratuara do të sjellin rrezikun real të lartë të rritjes së mëtejshme të borxhit publik, dhe të mos respektimit të disiplinës financiare për administrimin fiskal si në drejtim të burimeve, ashtu edhe në drejtim të shpenzimeve publike.

 Duke patur në konsideratë edhe raportet zyrtare të institucioneve financiare ndërkombëtare të cilat operojnë, asistojnë dhe monitorojnë vendimmarrjet ekonomike si, FMN e Banka Botërore, lidhur me masat fiskale të ndërmarra nga Qeveria me qëllim rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale të vendit nga pasojat e tërmetit të nëntorit të vitit 2019 dhe të Covid-19, vendi ynë kuotohet pikërisht në vendet e fundit, me një nivel shumë më të ulët të mbështetjes fiskale krahasuar me vendet e rajonit.

 Qëndrimi i Presidentit të Republikës për vendimmarrje më cilësore dhe rialokimet e fondeve me qëllim krijimin dhe përballimin e pasojave ekonomike të prodhuara nga fatkeqësitë natyrore kanë qenë të adresuara në mënyrë të përsëritur si në adresë të Qeverisë, por edhe Kuvendit.

 Lidhur me argumentin se ndryshimet e miratuara me Aktin Normativ ofrojnë  fleksibilitet të domosdoshëm të manovrimit të buxhetit të shtetit si instrument kryesor stabilizues dhe nxitës të rritjes ekonomike, në realitet, Akti Normativ nëpërmjet ndryshimeve të miratuara, sjell efektin e drejtpërdrejtë në rritjen e shpenzimeve publike kryesisht nëpërmjet rritjes së investimeve si “stimul për nxitjen ekonomike”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

LEXO EDHE:  Luftë atomike në Europë/ Gazetari jep alarmin

LEXO EDHE:  Luftë atomike në Europë/ Gazetari jep alarmin

Kujtojmë se Kuvendi i Shqipërisë, në seancën plenare të datës 01 korrik 2021, ka miratuar ndër të tjera edhe ligjin nr. 86/2021 “Për miratimin e Aktit Normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 25, datë 22.6.2021, i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

SPAK nis hetimet për shembjen e Teatrit

Publikuar

-

Nga

Meta nuk heq dorë nga Teatri/ Presidenca kërkon shtyrje e thirrje të dëshmitarëve, çfarë ndodhi sot në seancë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar këtë të mërkurë ka bërë me dije se ka nisur hetimet për shembjen e Teatrit.

SPAK përmes një shkrese dërguar sekretarit për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjatës ka konfirmuar nisjen e hetimeve, shkruan abc news.

 “Ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake dhe organi i akuzës është duke kryer veprime hetimore të plota dhe të gjithë anshme. Për shkak të detyrimit ligjor të ruajtjes së sekretit hetimor, në këtë fazë të hetimeve paraprake, nuk mund t’ju informoj në lidhje me veprimet hetimore konkrete të kryera nga ana e prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, thuhet në deklaratën e SPAK.

Godina e Teatrit Kombëtar u shemb të dielën në 17 maj të 2020 në orët e para të mëngjesit. Aksioni i IMT u ndihmua nga forca të shumta policie, të cilat përdorën dhe dhunën për të nxjerr protestuesit nga godina. Pas shembjes së godinës së teatrit nisën protesta dhe rezistencë nga Aleanca për Mbrojtjen e teatrit të cilat janë mbështetur dhe nga opozita./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE