Connect with Us

Rezultati i zgjedhjeve rrëzoi ndjeshëm popullaritetin e Lulzim Bashës

Politikë

Rezultati i zgjedhjeve rrëzoi ndjeshëm popullaritetin e Lulzim Bashës

Publikuar

-

Rezultati i zgjedhjeve rrëzoi ndjeshëm popullaritetin e Lulzim Bashës

Rezultati i zgjedhjeve ka bërë që popullariteti i Edi Ramës të rritet më tej, ndërsa ai i Lulzim Bashës, apo dhe Monika Kryemadhit të bjerë.

Sondazhi i kompanisë prestigjioze MRB bërë për Euronews Albania tregoi se opinioni pozitiv për Ramën u rrit me 4 pikë përqindjeje krahasuar me sondazhin e fundit para zgjedhjeve të 25 prillit (nga 48.4% në 52.4%), ndërsa opinioni pozitiv për Bashën ra me 9.4 pikë përqindjeje (nga 45.4% në 36%).

Ngjashëm pësoi rënie edhe opinioni pozitiv ndaj Kryemadhit me 4 pikë përqindjeje (nga 18% në 14%).

LEXO EDHE:  Deklarata e koalicionit opozitar/ Ironizon Rama: Vaj medet...

Në tërësi (45.8%) të pyeturit u përgjigjën se ishin të kënaqur nga rezultati i zgjedhjeve. Një pjesë (38.3%) ishin të pakënaqur, ndërsa (15.9%) pjesa tjetër “as të kënaqur dhe as të pakënaqur”.

Pakënaqësia për rezultatin (75%) reflektohej më shumë te votuesit e PD-së, ndërsa kënaqësia te votuesit e PS-së (86.5%).

Pikërisht prej rezultatit, shumica dërrmuese (97.3%) e votuesve të PS-së e vlerësojnë si pozitive performancën e partisë në zgjedhje, ndërsa ngjashëm me shumicë dërrmuese (89.8%) vlerësojnë si negative performancën e LSI-së./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vaksinimi në burgje/ Gjonaj jep të dhënat

Publikuar

-

Nga

Vaksinimi në burgje/ Gjonaj jep të dhënat

Ministrja Etilda Gjonaj ka zbuluar të dhënat mbi ecurinë e vaksinimit në burgje. Sipas Gjonaj vaksinimi është shtrirë edhe në dy burgje të tjera, në atë të Fierit dhe tek “Mine Peza”.

Pas IEVP “Jordan Misja” dhe “Ali Demi”, vaksnimi eshtë shtrirë edhe në IEVP Fier dhe IEVP “Mine Peza”, ku të dënuarit po marrin dozën e parë të vaksninës“, shkruan Gjonaj.

LEXO EDHE:  When Luli Basha promises that he will stay only 2 terms as prime minister!
LEXO EDHE:  LSI vrimë në ujë/Rama merr përgjigje në kohë rekord

Pas vaksinimit të trupës policore, do të vijojmë për të mundësuar edhe më tej lehtësimin e masave për t’iu kthyer normalitetit në institucione.

Ajo shprehet se: “Deri më tani në sistemin penitenciar janë vaksinuar 143 të dënuar.”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rrëzimi i Ramës/ Vetëm po kaluat mbi trupin e Lulit

Publikuar

-

Nga

Rizgjedhja e Bashës në krye të PD/ Ironizon Patozi: Në Shqipëri të gjithë fitojnë pastër

‘Vetëm po kaluat mbi trupin tim”. Ky është slogani i kreut të PD-së Lulzim Basha, sa herë që ngrihet një kauzë nga qytetarët apo sa herë demokratët kanë ndërmarrë ndonjë aksion kundër Qeverisë.

Nuk janë të pakta rastet që Basha ka kërcënuar, duke përdorur trupin e tij si mburojë.

Por në të gjitha rastet ka gënjyer demokratët dhe mbështetësit e tij. Njësoj siç bëri  pas zgjedhjeve të 25 Prillit, ku pasi humbi dhe e la PD dhe katër vite të tjera në Opozitë, në vend që të pranonte humbjen doli dhe foli për fitore.

Në fakt, Basha ka fituar, nëse kemi parasysh sloganin e tij të fanshëm, “vetëm po kaluat mbi trupin tim”.

Edi Rama, fitoi sërish, edhe katër vite të tjera në pushtet. Pra, ia siguroi edhe katër vite të tjera mandate, duke lënë në mes të katër rrugës demokratët.

Sipas tezës së Bashës, Edi Rama rrëzohet, vetëm nëse kalohet mbi trupin e tij. Kjo gjë nuk ka ndodhur dhe kjo i jep të drejtë të vetshpallet fitues.

Rama nuk rrëzohet pa kaluar mbi trupin e Lulit dhe me rizgjedhjen e tij në krye të PD, kjo tezë është përforcuar edhe më tej.

“Vetëm po kaluat mbi trupin tim” teza mashtruese e Bashës

Kujtojmë se në vitin 2017, Lulzim Basha shprehej se nuk do të lejonte emërimin e Fatmir Xhafës si Ministër i Brendshëm.

“Ai nuk do të hyjë në zyrë dhe nuk do të bëhet kurrë ministër, veçse nëse kalon mbi trupat tanë”, është shprehur në  atë kohë Lulzim Basha.

LEXO EDHE:  “Është i gjithi fasadë e propagandë”/ LSI sulmon Veliajn

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Jashtëm paralajmëron ndryshime në Ambasada/Kë do vendosë Rama

Por, Fatmir Xhafa një ditë më pas kësaj deklarate shkoi në zyrë, u bë ministër i Brendshëm, dhe më pas u largua me marrëveshjen e 18 majit, në kohën kur ministria e Brendshme u drejtua më pas nga kolonel Dritan Demiraj, i rekomanduar në bazë të marrëveshjes nga Partia Demokratike.

Të njëjtën tezë, Lulzim Basha e përdorur në vitin 2019, kur zhvillohej proestat e banorëve të Astirit.

Ai nënshkroi një marrëveshje me banorët e Astirit dhe ju premtoi se shtëpitë e tyre nuk do të prekeshin. Nëpërmjet Klevis Balliut përsëristi, frazën” vetëm po kaluan mbi trupat tanë”.

E njëjta histori u përsërit në vitin 2020, kur protestohet për Teatrin. Basha nënshkroi një marrëveshje të njëjtë si me banorët e Astirit edhe me mbrojtësit e Teatrit Kombëtar. 

“Teatri do të shembet vetëm nëse kalojnë mbi trupat tanë”, shprehej Basha.

Por më pas i braktisi protestuesit dhe Teatri u shemb.

Më tej, Parlamenti miratoi ligjin për të dhënë me Partneritet Publik Privat ndërtimin e Teatrit të ri, një pjesë të truallit shtetëror si një koncesion midis një subjekti privat, firmës Fusha dhe qeverisë shqiptare.

Dhe Basha nuk u dëgjua më, për asnjërën nga çështjet, ku kishte ofruar trupin.

Ndërsa për tre çështjet e mësipërme ka mashtruar, Luli për një gjë e ka mbajtur fjalën, Ramën nuk lejoi ta rrëzonin nga pushteti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Xhaçka në Forumin e Antaljas/ Konferenca e parë Ndërqeveritare, kyçe për besueshmërinë e BE

Publikuar

-

Nga

Ministrja Olta Xhaçka ka marrë pjesë në Forumin e Antaljas , “Fqinjët shohin së bashku: E ardhmja e Evropës.

Pjesëmarrës të rëndësishëm në këtë Forum ishin dhe europarlamentari Sergey Lagodisnky, përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak apo ish kryeministri rumun Viktor Ponta.

Ministrja Xhaçka theksoi se Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë të qëndrojë i përkushtuar ndaj rajonit përmes veprimeve konkrete dhe duke mbajtur premtimet e saj.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Jashtëm paralajmëron ndryshime në Ambasada/Kë do vendosë Rama

LEXO EDHE:  When Luli Basha promises that he will stay only 2 terms as prime minister!

Politika e zgjerimit bazohet mbi parimin e hekurt të vlerësimit të meritës së cdo vendi. Po kjo kërkon edhe parashikueshmëri të procesit, nëpërmjet të cilit çdo arritje standartesh apo kriteresh duhet të çojë në hapin e rradhës në rrugën drejt BE-së. Një proces i tillë, i besueshëm dhe i prekshëm, është një mbështje e pazëvendësueshme për reformat e vështira që jemi duke zbatuar”, shprehet Xhaçka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE