Connect with Us

Plas te Franca, Mbape përplaset me Zhiru

Sport

Plas te Franca, Mbape përplaset me Zhiru

Publikuar

-

Franca e nis Kampionatin Europian si favoritja absolute për të fituar turneun në fjalë, falë përbërjes së yjeve që ka dhe duket si një ekip tek i cili po shkon çdo gjë mirë. Por me sa duket në kampin e “gjelave:, ekziston pak konkurrencë që po krijon tension e polemika.

Olivier Zhiru ka lëshuar deklarata që janë kthyer në çështje dhe janë komentuar si një përplasje mes tij dhe Kilian Mbape. Pas dy golave të shënuar në miqësoren ndaj Bullgarisë, Zhiru nuk ka kursyer thumbimet. “Me dy pasime të mira të Ben Jeder dhe Pavard arrita të mbyllja mirë ndeshjen dhe të shënoja dy gola, por mund të kishim shënuar më shumë nëse do të kishim qenë më efikas.

Thonë se jam lojtar normal, por ndodh se kërkoj topin dhe është dikush që nuk ma pason”, tha Zhiru pas ndeshjes, me të gjithë mediat që i referoheshin Mbape si personin të cilin ai kishte kritikuar.

Didier Deshamp ka nxituar që të qetësojë palët me deklaratën e tij pas sfidës. “Nëse të gjithë topat do të mbërrinin te ai që i kërkon… Ajo që thotë Zhiru mund të jetë e vërtetë, por nuk duhet të fajësojmë Kilian apo ndokënd tjetër”, ishin fjalët e trajnerit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Teuta nis punën për Championsin, bën goditjen e parë në merkato

Publikuar

-

Nga

Hristijan Dragarski është afrimi i parë zyrtar i Teutës në merkato. Mbrojtësi 29-vjeçar i është bashkuar kampionëve të Kategorisë Superiore, nga ekipi i Pelister Bitolës, që militon në elitën e futbollit maqedonas, teksa ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me blutë.

Teuta e ka pikasur dhe e sheh si një përforcime me vlera në Europë dhe jo vetëm, nisur edhe nga eksperienca në shumë ekipe dhe aktualisht në kulmin e eksperiencës. Më poshtë gjeni edhe postimin dhe zyrtarizimin e afrimit të lojtarit nga klubi durrsak…

NJOFTIMI I KLUBIT:

Hristijan Dragarski është futbollist i ri i Teutës.

KF Teuta konfirmon akordin me mbrojtësin, Hristijan Dragarski. 29 vjeçari vjen nga ekipi i Pelister-Bitola dhe ka firmosur kontratë një vjeçare me blutë. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Dragarski nga sot është bashkuar me skuadrën në Ohër ku po zhvillohen përgatitjet për paraqitjen në eliminatoret e UEFA Champions League.

LEXO TE PLOTE

Sport

Italia e rekordeve/ Mancini ka ndërtuar një makineri shkatërruese

Publikuar

-

Nga

Italia është kthyer në një forcë shkatërruese për kundërshtarët. Pavarësisht emrave jo shumë të mëdhenjë në skuadër, fqinjët tanë janë duke treguar një formë spektakolare. Në grupin A, italianët kanë siguruar 9 pikë nga 9 të mundshme. Gjithashtu axurrët kanë arritur një rekord fantastik, duke regjistruar 29 ndeshje pa humbje.

Disfata e fundit daton në vitin 2018, ku Italia u mposht 1-0 nga Portugalia në Ligën e Kombeve. Edhe pse luan një lojë të hapur dhe me shumë raste, Italia ka krijuar një mbrojtje të hekurt. Goli i fundit i pësuar nga Italia daton në 14.10.2020, praktikisht kanë 11 ndeshje me rrjeta të paprekura.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Tek Italia plas “sherri”, mesfushorët kapen “mat” nga kamera në stolin e rezervave

Publikuar

-

Nga

Një episod mjaft qesharak ka ndodhur në stolin e “azzurrëve” teksa Italia po luante sfidën ndaj Uellsit. Protagonist janë bërë dy mesfushorët, Nikolo Barela dhe Manuel Lokateli të cilët kanë shkaktuar mjaft të qeshura më veprimet e tyre.

Barela është i pari që ngacmon duke i hedhur në fytyrë një gotë Lokatelit, më këtë të fundit i cili nuk përton dhe ja kthen menjëherë reston. Ky moment nuk i shpëtoi regjisë qëndrore, që e transmetoi live “zënkën” e futbollistëve.

Vlen të theksohet fakti se harmonia në kombëtaren italiane është e shkëlqyeshme duke arritur të marrin 3 fitore në 3 ndeshjet e para në grup.

 

LEXO TE PLOTE