Connect with Us

Nuk kanë fund “firot” te Tirana, drejt largimit edhe Batha

Sport

Nuk kanë fund “firot” te Tirana, drejt largimit edhe Batha

Publikuar

-

Idriz Batha me sa duket e ka mbyllur me Tiranën. Ose kështu bëjnë me dije burime në klub. Nga sa është marrë vesh, lojtari e ka mbyllur në Rumani me skuadrën UTA Arad, ndonëse nuk është zyrtarizuar ende marrëveshja mes palëve dhe pritet që këto ditë të bëhet ndarja me bardheblutë. Lojtari dhe kapiteni i bardhebluve ka kohë që flitet se do të firmosë në Rumani, por nuk ka asgjë zyrtare.

Mesfushori bardheblu po negocion me skuadrën e UTA Arad, e cila militon në elitën e futbollit rumun. Në fakt, te bardheblutë deri të dielën ishin të bindur se Batha do të qëndronte te Tirana, por nga ana tjetër tani çështja ka ndryshuar. Tirana po e bën merkaton pa përfshirë në planet e skuadrës Idriz Bathën. Madje, prej dy ditësh po kërkojnë zëvendësues për pozicionin e mesfushorit. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga burime bardheblu.

Pra, është çështje orësh ndarja zyrtare mes Tiranës dhe Bathës. Mesfushori luajti dy sezone me Tiranën duke luajtur mbi 6000 minuta dhe shënuar 19 gola në Superiore dhe një në Kupën e Shqipërisë. UTA Arad e mbylli kampionatin në Rumani në vendin e 8-të dhe drejtuesit tashmë duan të krijojnë një skuadër kompetitive për sezonin tjetër.

Për këtë arsye kanë nisur negociatat me Bathën dhe në rast se arrihet marrëveshja, pritet të firmosë shumë shpejt. Po kështu, lojtari kërkohet në Superiore nga disa skuadra. Gjithsesi, nuk është çudi që ai të mos zgjedhë asnjë prej ofertave dhe të qëndrojnë me Tiranën.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Inter merr një portier 38-vjeçar, hera e dytë që vishet zikaltër

Publikuar

-

Nga

Inter ka bërë të ditur se ka firmosur me portierin Aleks Kordaz. Ky i fundit vjen nga radhët e Krotones, ndërsa ka mbajtur veshur fanellën e zikaltërve edhe në sezonin 2003-2004, ku ka luajtur në një ndeshje të Kupës së Italisë kundër Juventus.

Tashmë, 38-vjeçar, Kordaz është rritur me të rinjtë e Inter, ndërsa ka firmosur një kontratë njëvjeçare.

Kordaz është afruar me synimin për të zëvendësuar Padelin, teksa dihet se do ta ketë të limituar numrin e ndeshjeve që do të zhvillojë nën urdhrat e trajnerit Simone Inzagi.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Ndenja 9 orë pa gjumë pas Polonisë”, rrëfimi tronditës i Moratës: Mesazhe edhe për fëmijët

Publikuar

-

Nga

Asgjë nuk shkon mirë për Alvaro Moratën në këtë kampionat europian me Spanjën. Sulmuesi po humbet raste të pastra dhe të pabesueshme, ndërsa gjendja psikologjike po rëndohet edhe më shumë nga komentet e marra.

Në një rrëfim të fundit Morata tregon se po i urohet më e keqja edhe për fëmijët. Situata kulmoi në barazimin e Spanjës ndaj Polonisë, ku u shpërdoruan të tjera raste nga sulmuesi.

“Isha 9 orë pa gjumë pas ndeshjes kundër Polonisë. Kam marrë kërcnime, fyerje ndaj familjes time, se shpresojn që fëmijët e mi të ndërrojnë jetë. Më shqetëson që gruaja ime duhet të jetojë në këtë situatë dhe fëmijëve të mi t’u tregohet gjithçka. Thjesht e tmerrshme”, u shpreh Morata.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Dortmund “shopping” te Milan, kuqezinjtë kërkojnë 25 milion euro

Publikuar

-

Nga

Borussia Dortmund kërkon Rafael Leao nga Milan. Sulmuesi brazilian tregoi cilësi me kuqezinjtë sezonin e shkuar, duke qenë tanimë në radarët e verdhezinjte. Një kalim në Gjermani nuk është i pamundur, me Milan që i ka vendosur çmimin e “kripur” lojtarit.

25 milion euro kërkojnë drejtuesit e Djallit për lojtarin e tyre, që shihet si e ardhmja e sulmit. Duket se kjo shifër e ka stepur Dortmund, që po kërkon tjetër opsion për të afruar lojtarin. Krijues dhe me finesë në sulm, Leao ka qenë zgjedhje e dytë pas Ibrahimovic, teksa te kuqezinjtë kërkohet edhe Olivier Giroud.

LEXO TE PLOTE