Connect with Us

Nuk ka individë, por grupin/ Pse Italia mund të fitojë Europianin

Sport

Nuk ka individë, por grupin/ Pse Italia mund të fitojë Europianin

Publikuar

-

Nesër do nise Kampionati Evropian “Euro 2020” që ishte planifikuar të zhvillohet vitin e kaluar, por u shty si shkak i pandemisë së COIVD-19. Kombëtaret kanë kryer të gjitha ndeshjet miqësore dhe do ‘luftojnë’ me të gjithë forcat për titullin: Kampion i Evropës.

Franca shihet si favoriti kryesor, mirëpo duke parë statistikat as Italia nuk duhet të anashkalohet. Nëse flasim për statistika, atëherë Kombëtarja e Roberto Mancinit nuk di për humbje që nga shtatori i vitit 2018.

“Azzurët” gjithashtu nuk kanë pesuar gol që nga tetori i vitit 2020, 27 ndeshje radhazi të pamposhtur, 74 gola të shënuara, 20 herë portën e paprekur, 8 fitore radhazi (pa barazim), vetëm 7 gola të pesuar.

Arma e forte e italianeve eshte edhe grupi i bashkuar. Ndërkohë, në listën e Kombëtareve të mëdha ndodhen edhe Portugalia, Anglia, Spanja dhe Gjermania që shihen si favoritë të tjerë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

ZYRTARE/ Largim me peshë, mesfushori mbyll bashkëpunimin me Partizanin

Publikuar

-

Nga

Rron Broja nuk është më lojtar i Partizanit. Ka qenë vetë mesfushori që nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetet sociale, ka bërë të ditur largimin nga kryeqytetasit.

Lojtarit i skadoi kontrata me të kuqtë pas përfundimit të sezonit dhe një marrëveshje për rinovimin e saj nuk u arrit, çka bëri që palët të shtrëngojnë duart për largimin.

Tashmë mesfushori është një futbollist i lirë dhe në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën.

Broja luajti te Partizani për dy sezone, me të cilët u bashkua në verën e vitit 2019 nga skuadra e Shkupit. Në sezonin e fundit, 25-vjeçari ishte një nga lojtarët kryesorë te “demat e kuq”, ku u aktivizua në 35 ndeshje mes Kupës dhe kampionatit.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Argjentinë cinike ndaj Paraguajit, Mesi me shokë sigurojnë kualifikimin

Publikuar

-

Nga

Argjentina ka marrë fitoren e radhës në Kupën e Amerikës, teksa ruan edhe statistikën e 16 ndeshjeve pa humbur. Albiçelestet në mbrëmjen e djeshme kanë mposhtur minimalisht 1-0, Paraguajin.

Goli vendimtar u shënua që në minutën e 10 nga ana e Alehandro Gomez, ndërsa vlen të theksohet se në fundin e pjesës së parë, Argjentinës iu anulua edhe një gol për pozicion të parregullt. Ndërkaq, në fraksionin e dytë, Mesi me shokë u treguan të matur dhe menaxhuan më së miri avantazhin dhe pas kësaj sfide janë në vendin e parë me shtatë pikë në grupin A.

Kështu, Argjentina siguron kualifikimin për ndeshjet me eliminim direkt, ndërkohë që Paraguaji është në vendin e tretë me 3 pikë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Chiellini nuk ia del, Italia pa kapitenin në përballjen e së shtunës ndaj Austrisë

Publikuar

-

Nga

Italia mbylli fazën e grupeve të Euro 2020 me një ecuri perfekte. Tri fitore kundër Turqisë, Zvicrës dhe Uellsit, 7 gola të shënuar dhe asnjë I pësuar. Tashmë vëmendja e të kaltërve është përqendruar në fazën e 1/8-ave, ku do të përplasen me Austrinë, të shtunën në mbrëmje, në Londër.

Italia do të shkojë në këtë sfidë në kushtet më të mira të mundshme fizike, duke pasur parasysh që, ndër të tjera, trajneri Roberto Mancini u mbështet te rotacioni kundër Uellsit, megjithatë, sipas të gjitha gjasave, do të duhet të heqë dorë nga kontributi i Giorgio Chiellinit.

Siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, ka pak të ngjarë që kapiteni “Azzurro” të jetë në gjendje të zërë vendin e tij në zemër të mbrojtjes krah Bonuccit.

Chiellini pati një problem muskulor gjatë ndeshjes kundër Zvicrës dhe megjithëse e kërkoi shumë shpejt zëvendësimin, për të mos rrezikuar më shumë, nuk po mundet të riaftësohet në kohë për sfidën me Austrinë. Për këtë arsye, Mancini duhet t’i japë fanellën e titullarit Acerbi ose Bastonit kundër Austrisë.

LEXO TE PLOTE