LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngritja e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar/ Rama dhe Zaev firmosin marrëveshjen

10 Qershor 2021, 18:09, Politikë CNA
Ngritja e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar/ Rama dhe

Kryeministri Edi Rama dhe homologu maqedonas Zoran Zaev, kanë firmosur sot një marrëveshje mbi ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar.

Gjatë vizitës në Tiranë, në sajë të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, Zaev dhe Rama ranë dakord që të ngrejnë pika të përbashkëta të kalimit kufitar, që do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve mes dy shteteve.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar pamje nga takimi.

?Pallati i Brigadave ? Një ditë e mirë për të ardhmen e rajonit tonë?, shkruan kreu i qeverisë në rrjetet sociale krahas videos.

Ndërkohë, kujtojmë se një marrëveshje e tillë është firmosur edhe mes Shqipërisë dhe Kosovës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga