Connect with Us

Neritan Sejamini: Basha e ka të pamundur që të bindë shqiptarët se zgjedhjet janë vjedhur

Politikë

Neritan Sejamini: Basha e ka të pamundur që të bindë shqiptarët se zgjedhjet janë vjedhur

Publikuar

-

Neritan Sejamini: Basha e ka të pamundur që të bindë shqiptarët se zgjedhjet janë vjedhur

Gazetari Neritan Sejamini tha në Barometrin Politik se sipas tij, Lulzim Basha ka dështuar për t’i bindur shqiptarët se Partia Demokratike nuk ka humbur, pasi zgjedhjet janë vjedhur nga PS-ja.

Sejamini u nis nga sondazhi i bërë nga Euronews Albania dhe MRB, ku rezulton se 60% e shqiptarëve mendojnë se PD-ja i ka humbur zgjedhjet.

Neritan Sejamini tha se PD-ja jo vetëm se nuk i ka bindur shqiptarët, sipas tij, se zgjedhjet janë vjedhur, por e ka të pamundur për ta bërë një gjë të tillë.

“Kjo tregon se detyra që ka marrë përsipër z. Basha që t’i bindë shqiptarët që zgjedhjet nuk i ka humbur por ja kanë vjedhur, është detyrë e pamundur pasi 60% e opinionit publik mendon se zgjedhjet janë humbur dhe nuk janë vjedhur”, u shpreh z. Sejamini.

Sejamini theksoi se beteja që ka filluar z. Basha dhe PD-ja për të bindur shqiptarët që është bërë një masakër elektorale dhe zgjedhjet iu janë vjedhur, është një betejë e humbur për sa i përket opinionin publik.

LEXO EDHE:  Albana Vokshi "kundër" Bashës/ I del në krah Topallit e Bregut

Ai tha gjithashtu se çdo lloj dite që kalon për të argumentuar se zgjedhjet janë vjedhur, është, për të, kohë e humbur kot.

Më pas këshilloi se sipas tij, opozita duhet të fillojë përgatitjet për zgjedhjet e 2025.

“Sot më shumë se kurrë duhet të përgatitet pasi e ka shumë të vështirë”, u shpreh Neritan Sejamini.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama ndan pamjet nga gjimnazi “Sami Frashëri”/ Qytetarët i nxjerrin “bojën”, detaji që kapën në video

Publikuar

-

Nga

Këtë të shtunë kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta nisë ditën me pamje nga kantieri, ku po vijon puna për ndërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet.

Teksa ka ndarë një video në rrjetet sociale, Rama thekson se puna po vazhdon pa u ndalur.

“Mirëmëngjes dhe me punën që nuk pushon për gjimnazin “Sami Frashëri”, ju uroj të gjithëve një pushim të bukur sot”, shkruan Rama.

Por, pas këtij postimi, qytetarët kanë shpërthyer në komente, duke vënë në dukje një detaj, që është mungesa e gjelbërimit në kryeqytet.

LEXO EDHE:  Sondazhi në CityNews-Kush gënjen më shumë Meta, Rama apo Basha?/Ja rezultati

LEXO EDHE:  “Opozita i ka gati skemat”/ Ndoka: Listat e hapura shkatërrojnë PS dhe PD, nuk do ketë cilësi

Qytetarët theksojnë se betoni dhe kullat i kanë zënë frymën Tiranës.

Një qytetar, ndërsa komenton videon e Ramës, shkruan “Të merr malli për një peme, kur e shikon nga sipër…”

Më tej, një tjetër shkruan “Vetëm beton Tirana. Lanë nam, edhe liqenit ja kanë zënë frymën.”

Po ashtu një tjetër shkruan “Nuk shoh “natyrë” ku të rinjtë kalojnë pjesë të ditës apo ambjente sportive në natyrë?

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “E mira do ishte, qe ne vend te atyre kullave të kishte parqe, gjelbërim, ajër.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha i vërsul “servilët” Bardhit/ Zbulohet skenari

Publikuar

-

Nga

Basha i vërsul “servilët” Bardhit/ Zbulohet skenari

Ditët e fundit në media apo edhe në rrjetet sociale, është lakuar shumë emri i Sekretarit të Përgjithshëm të Republikës së re, Gazment Bardhi.

Fillimisht në rrjete sociale dhe në media u komentua fakti, që Gazment Bardhi tashmë shoqërohet me badigardë.

Se kush e kërcënon Gaz Bardhin apo nga çfarë ka frikë ky i fundit, këtë përgjigje mund ta japë vetëm ai.

Por, një tjetër detaj që bie në sy, është fakti se duket se disa personazhe mediatikë apo politikë, janë “vërsulur” në kritika, a thua se fajin për humbjen e zgjedhjeve e ka Gaz Bardhi.

Kujtojmë këtu fillimisht professor Mark Markun, i cili në Kuvendin e PD ishte mjaft kritik për gjendjen ku ndodhet PD sot, për mënyrën e drejtimit, por sigurisht pa lënë mënjëanë, edhe Gazin e Lulit.

Më tej nëpër rrjete sociale kishte dhe shumë komente, qëndrime. Njëri e sulmonte, e tjetri e mbronte. Duke ardhur deri edhe tek “lëpirjet” e djeshme të kreut të degës numër 4 të PD në Tiranë, i cili e quante Gazment Bardhin, si kundërshtarin gjigant të Edi Ramës.

Por, të quash Gaz Bardhin si fajtor për humbjen e PD-së, apo ta quash kundërshtarin gjigant të Edi Ramës, kjo është më shumë sesa qesharake.

Por, dardha e ka bishtin prapa dhe detajet tregojnë një tjetër anë.

LEXO EDHE:  Basha rikthehet në ekran me qëndrime të prera/Do ta shihni hap pas hapi ç’do bëjmë

LEXO EDHE:  Sondazhi në CityNews-Kush gënjen më shumë Meta, Rama apo Basha?/Ja rezultati

Me të ashtuquajturat “sulme” ndaj Gazment Bardhit, duket se përfitues ka dalë vetë kreu i Republikës së re, Lulzim Basha.

Përqëndrimi i vëmendjes tek Gazment Bardhi, e ka lënë të qetë Lulin, ndërsa ky i fundit vijon “betejat me mullinjtë e erës”, në ëndërrat në gjumin e tij të thellë.

Pra nga njëra anë gjasme sulmohet Gazment Bardhi, por ama Basha vijon i qetë pushimet. Gjë që në fakt të bën të dyshosh se është një skenar i pastër, që “Luli të flejë i qetë”.

Premtoi “beteja të mëdha” kundër regjimit Rama-Doshi, sikurse e cilëson ai, por në fakt të vetmen betejë që bëri është ajo për mbajtjen e karriges së kryetarit. Fillimisht me zgjedhjet e 13 qershorit, e më pas me ndryshimet në statut, duke “minuar” kështu karrigen e tij.

E tani që servilët ia “vërsul” Gaz Bardhit, ai mund vetë mund të vazhdojë të flejë i qetë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dritan Leli thumbon Ramën/ “Edhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep pa marrë pluhrat”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama disa ditë më parë, u shfaq në nhë video, duke mbledhur mbeturina në një fushë sporti në Vlorë, ku dhe nuk la pa thumbuar edhe kryebashkiakun e këtij qyteti, Dritan Leli.

Por, duket se edhe kryebashkiaku Leli i ka kthyer “reston” kryeministrit Edi Rama.

Vetë Dritan Leli në një intervistë për Ora Verore thotë se situata e menaxhimit të mbetjeve nuk është më e mira e mundshme, por ka bërë progress të vazhdueshëm.

Gjithashtu ai iu përgjigj edhe Ramës, ndërsa tha se “si në çdo shtëpi të madhe po të shkosh ti kontrollosh dhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep që nuk janë pastruar akoma pluhrat”.

Qyteti jeton si një i tërë dhe kontributi duhet të jetë shumplanësh. Bashkia që punon dhe qytetarët që janë të përgjegjshëm për të bërë më të mirën. Nuk është më e njëjta situatë që ishte 6 vite më parë. Ka problematika pa fund, sidomos në ditët e pikut, të shtunave dhe të dielave ndonjëherë bëhet e pamundur të përpunosh të gjithë volumin e mbeturinave që prodhon qyteti.Mbetet gjithmonë shumë për të përmirësuar. Si në çdo shtëpi të madhe po të shkosh ti kontrollosh dhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep që nuk janë pastruar akoma pluhrat. Për fatin e mirë të qytetit dhe për konsolidimin e të ardhmes falë programit të menaxhimit të rregulluar të mbetjeve që e mbështet qeveria gjermane jemi duke punuar dhe jemi në faza të rëndësishme të zhvillimit të projektit të landfillit të Sherishtës, me të cilin do të kemi një largim përfundimtar të plehrave që pas 30 vitesh janë akoma në qendër të qytetit. Do kemi zëvendësim të gjithë kazanëve të plehrave në qytet, në zonan turistike dhe historike do të përdorim kazanët e nëndheshëm dhe do të kemi një flotë dhe armë të re të përpunimit të mbetjeve.Si kryebashkiak, thirrja ime do të ishte se nëse 200 mijë qytetarë të Vlorës do të ishin përballë 200 punëtorëve të pastrimit të Vlorës luftën do ta fitojnë qytetarët. Duhet të jemi të kujdesshshëm dhe bashkëpunues në hedhjen e plehrave në vendin e caktuar. Gjatë sezonit të verës trefishohet puna.”-tha Leli./CNA.al

LEXO TE PLOTE