Connect with Us

MSH bën bilancin/ Sërish asnjë viktimë nga Covid-19, ja sa raste të reja janë regjistruar

Shëndeti

MSH bën bilancin/ Sërish asnjë viktimë nga Covid-19, ja sa raste të reja janë regjistruar

Publikuar

-

Dritë në fund të tunelit/ Asnjë humbje jete nga Covid dhe dy raste të reja

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2648 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë, dhe asnjë humbje jete.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2,648 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 3 raste në Elbasan, 1 rast në Malësi e Madhe, Bulqizë dhe Kolonjë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 24 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,785 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  Covid jashtë kontrollit/ Edvin Prifti: Nevojitet ndërgjegjësim i popullatës. Jemi shumë larg modelit italian

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (10 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 24
Të shtruar në spitale 20
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,648

Testime totale 748,916
Raste pozitive 132,426
Raste të shëruara 129,785
Raste Aktive 189
Humbje jete 2,452

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 57
Tiranë 50
Berat 28
Elbasan 14
Lezhë 12
Korçë 10
Durrës 4
Fier 4
Gjirokastër 3
Dibër 3
Kukës 2
Vlorë 2

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Prindër kujdes!/ Fëmijët nuk i tolerojnë lehtë dëmet e diellit

Publikuar

-

Nga

Stina e verës jo gjithmonë përkthehet në qef, argëtim dhe shplodhje. Në disa raste ajo mund të kthehet edhe në një torturë të vërtetë, sidomos për të vegjlit, nëse të rriturit nuk marrin disa masa dhe nuk tregohen të vëmendshëm.

Një panoramë të tillë na e japin urgjencat e spitaleve pediatrike në vend, të cilat gjatë ditëve të muajve më të nxehtë të vitit,  rregjistrojnë nga 200 – 300 vizita ambulatore, ku një pjesë jo e vogël hospitalizohen për shkak të kushteve të rënda shëndetësore.

E ndërsa mjekët pediatër vashdimisht tërheqin vëmëndjen për masa mbrojtëse ndaj diellit, shumë prindër gjenden të painformuar saktë se çfarë duhet të bëjnë konkretisht me të vegjlit e tyre kur ata ekspozohen në diell gjatë pushimeve dhe jo vetëm.

Një nga pyetjet e para që vjen nga nënat e reja është : në cilën moshë mund të ekspozohen fëmijët në diell?

Mjekët pediatër të spitalit Hygeia shpjegojnë se kjo mund të ndodhë që nga muaji i dytë dhe i tretë i jetës së tyre. Të vegjëlve, pohojnë ata, dielli iu bën shumë mirë, por kujdes! Ata duhet të qëndrojnë të ekspozuar vetëm në orët e duhura: nga ora 07:00 deri në 10:00 dhe pas orës 17:00, atëherë kur edhe intensiteti i rrezeve ultraviolet është më i vogël. Për shëtitjet e bebit gjatë këtyre orareve këshillohet përdorimi i një mbulese të lehtë për karrocën, por pa bërë izolimin e ajrit. Madje edhe veshja e tyre rekomandohet të jetë e lehtë dhe prej pambuku.

Një pyetje tjetër që prindërit ju drejtojnë shpesh mjekëve është: Cila është mbrojtja më e mirë për fëmijët?

Mjekët sqarojnë se kjo gjë varet nga lloji i lëkurës. Nëse fëmija është biond, lëkurëbardhë dhe me sy në ngjyrë të çelët, mbrojtja duhet të jetë e lartë, njësoj si me të rriturit. Por mjekët bëjnë një ndarje të këshillave në grupmosha, që nënat të jenë të orientuara më mirë sesi duhet të veprojnë me fëmijët e tyre gjatë ditëve të verës.

Kështu, për foshnjet 0-6 muajsh duhet mbajtur këto rregulla :

-Të mbahen larg rrezeve forta të diellit, (orët e pikut mes 10:00- 17:00). Arsyeja është se lëkura e tyre është shumë e ndjeshme dhe jo e përshtatshme për të aplikuar krem mbrojtës kundra diellit. Në lëkurën e tyre gjëndet pak Melaninë, që është pigmenti që i jep ngjyrë lëkurës, flokëve dhe syve, dhe në të njëjtën kohë siguron mbrojtjen nga dielli. Kjo është edhe arsyeja pse foshnjet janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj efekteve të dëmshme të rrezeve të diellit.

LEXO EDHE:  I infektuar me koronavirus/ Ndërron jetë ish-kryebashkiaku i Kavajës

LEXO EDHE:  Një tjetër viktimë nga tërmeti/ Nxirret i pajetë trupi i 24 vjeçarit

Për foshnjat që transportohen me automjete, mjekët këshillojnë të përdoren mbulesa për dritaret e makinës, kjo për të ndaluar dritën e drejtpërdrejtë të diellit ose të investohet në veshjen e tyre me filma UV, të cilat mund mbrojnë thuajse 100% nga rezatimi ultravjollcë. Në këtë moshë rekomandohet edhe zgjedhja e një kapele të gjërë që t’i mbulojë foshnjës fytyrën, qafën dhe veshët. Foshnjet që mbajnë kapele në muajt e parë të jetës së tyre e kanë më të lehtë të mësohen me të në vijim.

Për bebet nga 6 deri në 12 muaj rekomandimet që sjellin mjekët kanë një tjetër karakter

Kjo është mosha që prindërit duhet të fillojnë të aplikojnë te fëmijët kremin mbrojtës kundra diellit, i cili duhet të jetë me specter mbrojtës SPF 50 dhe të aplikohet në fytyrë dhe trupin e fëmijës. Por prindërit duhet të tregojnë kujdes edhe në përzgjedhjen e kremrave, pra duhet të zgjedhin gjithmonë kremra të prodhuara posaçërisht për fëmijë. Kremi duhet të aplikohet 30 minuta përpara se fëmija të ekspozohet në diell, dhe duhet të rivendoset çdo dy orë, si dhe pas çdo larje në det ose nëse ka djersitur. Rreziku që fëmijët e kësaj moshe të dehidratohen ose të përjetojnë goditje nga dielli është shumë e lartë.

Për fëmijët e moshës parashkollore detyrat e prindërve shtohen

Gjatë kësaj faze rritjeje prindërit duhet të edukojnë fëmijët mbi rëndësinë që ka mbrojtja ndaj diellit. Kremi mbrojtës duhet të jetë përsëri me spektër të gjerë SPF 50 por edhe rezistent ndaj ujit. Kremi në formë spray nuk duhet të aplikohet direkt në fytyrë, fillimisht vendoset në duar dhe më pas aplikohet në fytyrë.

Shpesh fëmijët bien pas lojrave në det apo rërë dhe nëse prindërit do ta tolerojnë në orët e pikut këtë gjë, atëherë rrezikojnë që fëmijët e tyre të pësojnë edhe goditje nga dielli, që është forma më e rëndë e dëmeve që vijnë nga rrezet e dielli. Ata duhet të sigurohen vashdimisht që fëmija po luan në ambjent me hije, si dhe të kujdesen që fëmijët të mbajnë veshur kapele dhe syze.

Në fund mjekët e spitali Hygeia pohojnë fjalitë që duhet të mbeten edhe më gjatë në mëndje :

“Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm dhe të informohen, duke marrë informacionin e duhur nga mjekët specialistë dermatologë”.

 “E rëndësishme është që fëmijët të shijojnë stinën e bukur të verës në mënyrë të shëndetshme dhe të mbrojtur nga rrezet e dëmshme të diellit”.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Ulet fasha e vaksinimit në +50 vjeç/ Manastirliu: Sot priten sërish vaksina Pfizer

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka dhënë lajmin për hapjen e fashës së vaksinimit.

Hapim fashën 50-59 vjeç, duke filluar nga grupmosha më e lartë dhe më pas në rend zbritës, për të mundësuar që të gjithë ata që janë më të riskuar, të vaksinohen sa më herët. Ky është një organizim i cili është duke u bërë nga mjeku i familjes. Por të gjithë ato qytetarë që i përkasin kësaj fashe grupmoshe mundet edhe të aplikojnë pranë portalit e-Albania, për të rezervuar ditën e vaksinimit të tyre. Në çdo rast, mjeku i familjes do t’i njoftojë qytetarët për vendin dhe orën e vaksinimit”, ka bërë me dije Manastirliu.

Nga sheshi “Skënderbej”, ku vijon vaksinimi masiv, Ministrja e Shëndetësisë i ka bërë thirrje edhe qytetarëve që tashmë e kanë kryer dozën e parë, të paraqiten pranë qendrave shëndetësore apo pikave të vaksinimit të përqendruar, për të kryer dozën e dytë të vaksinës.

Një thirrje për të gjithë ata që kanë kryer dozën e parë dhe ende nuk e kanë kryer dozën e dytë të vaksinës, të drejtohen pranë qendrave shëndetësore apo pranë pikave të vaksinimit të përqendruar për ta kryer edhe dozën e dytë të vaksinës, sipas këshillës së mjekut, sepse doza e dytë e vaksinës është ajo që garanton imunitetin”, ka bërë thirrje Manastirliu.

LEXO EDHE:  Video/ Johnson shfaqet për herë të parë pas daljes nga spitali, falenderon mjekët që i shpëtuan jetën

LEXO EDHE:  Covid-19/ Kosova shënon 14 viktima dhe 701 raste të reja

Përveç dozave të vaksinave Coronavac të ardhurave gjatë fundjavës që lamë pas, Manastirliu bëri me dije se sot priten sërish vaksina Pfizer.

“Bashkë me 100 mijë vaksinat Coronavac që mbërritën këto ditë, deri tani janë mbi 1 milion e 60 mijë vaksina të mbërritura në vend, ndërsa sot presim sërish mbi 11 mijë vaksina Pfizer”, tha Manastirliu.

Duke folur për situatën e përmirësuar epidemiologjike, Ministrja e Shëndetësisë apeloi sërish për vigjilencë.

Është e vërtetë që jemi në një situatë të kontrolluar të epidemisë. Në spitalin Infektiv janë vetëm 3 pacientë të shtruar, që marrin shërbim. Pra siç tregojnë shifrat dhe siç analizojnë ekspertët tanë të shëndetit publik, situata është shumë e kontrolluar, por duhet të vijojmë të jemi vigjilentë. Ndaj duhe të përfitojmë nga kjo situatë e kontrolluar, për të bërë vaksinat”, tha Manastirliu.

Deri tani kanë mbërritur në vend 1,067,950 vaksina anticovid. Prej fillimit të procesit të vaksinimit janë kryer në total 880,912 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 365,028 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Dritë në fund të tunelit/ Asnjë humbje jete nga Covid dhe dy raste të reja

Publikuar

-

Nga

Dritë në fund të tunelit/ Asnjë humbje jete nga Covid dhe dy raste të reja

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1693 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë, dhe asnjë viktimë.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 1693 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 1 rast në Shkodër, Librazhd

LEXO EDHE:  Video/ Johnson shfaqet për herë të parë pas daljes nga spitali, falenderon mjekët që i shpëtuan jetën

LEXO EDHE:  Një tjetër viktimë nga tërmeti/ Nxirret i pajetë trupi i 24 vjeçarit

Aktualisht janë 118 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,918 që nga fillimi i epidemisë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE