LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbledhja e Kongresit të PS/ Malaj: Nuk është festë por ngjarje pune

10 Qershor 2021, 14:49, Politikë CNA
Mbledhja e Kongresit të PS/ Malaj: Nuk është festë por

Ish ministri  i Financave Arben Malaj ka folur për Kongresin e Partisë Socialiste. Malaj ka kritikuar Rilindjen për mbledhjen, e cila do të zhvillohet në stuadium, ku thekson se nuk është një festë por një ngjarje e rëndësishme pune.

?Sepse fjala Kongres dallon nga fjala festë. Mbledhja e Kongresit ka një rëndësi të madhe për partinë. E treta, rilindasit janë të fokusuar më shumë te festimet sesa te përgjegjësitë.  Siç e kam theksuar, në ndjekjen e kujdesshme që bëj, nuk e gjej në asnjë vend tjetër. Këtë nuk e gjej as te Partia Komuniste e Kinës që përfaqëson 1.4 miliardë banorë që nuk bëjnë kongrese në stadium?, tha Malaj.

I ftuar në Fax News Malaj shtoi se qëllimi i vërtetë për t?u mbledhur në stadium nuk kanë qenë rregullat anti-Covid, siç mundohen ta justifikojnë figurat pranë PS-së, sepse po të ishte kjo arsyeja, atëherë do ta mbanin online.

?Nëse do bëhej për anti-Covid mund të bëhej në webinar. Ti dëgjon, bdërsa në stadium ti vetëm brohoret. Kot lodhen disa figura pranë PS për të justifikuar domosdoshmërinë e mbajtjes së Kongresit në stadium. Nuk e di cila është arsyeja e mbajtjes së Kongresit në stadium. Na bëka një Kongres të jashtëzakonshëm në stadiumin Kombëtar. Kam dhembshuri për socialistët e thjeshtë. Duhet një reagim i shoqqerisë. Modeli i pushteteve absolute është një model që e gëryen demokracinë. E para mbi të gjitha, ne duhet të kemi respekt për kohën. Ti japim këshilla atyre që i kanë veshët e mbyllur, është kohë e humbur?, theksoi Malaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga