Connect with Us

Liderët e Ballkanit: BE të njohë çertifikatat tona të vaksinimit

Bota

Liderët e Ballkanit: BE të njohë çertifikatat tona të vaksinimit

Publikuar

-

Liderët e Ballkanit: BE të njohë çertifikatat tona të vaksinimit

Kryetarët e Qeverive dhe Shteteve të Ballkanit i kërkuan sot Bashkimit Europian njohjen e Çertifikatave digjitale të vaksinimit që ato lëshojnë për qytetarët e tyre, në mënyrë që dhe ata të lëvizin pa kufizime. Kërkesa u bë gjatë takimit të radhës në Tiranë ku mori pjesë dhe komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Ky i fundit cili bëri të ditur se tanimë fondi prej afro 30 miliard eurosh që Brukseli ka caktuar për investime dhe financime projektesh në Ballkanin Perëndimor, është miratuar nga të gjitha institucionet europiane.

Ndërsa në fokus të takimit të Tiranës,edhe nën dritën e mbështetjen financiare të premtuar nga Bashkimi europian, ishte shtyrja përpara e procesit të ashtuquajtur Schengen-i Ballkanik, drejtuesit e 6 vendeve të rajonit dolën me një qëndrim të përbashkët mbi një problem që prek qytetarët e rajonit e që ka të bëjë me kufizimet e lëvizjes në zonën e Bashkimit Europian për shkak të pandemisë. Siç bëri të ditur kryeministri shqiptar Edi Rama ata i janë drejtuar zyrtarisht Bashkimit Europian duke shfrytëzuar praninë në takim dhe të Komisionerit për Zgjerimin Oliver Harvelyi

“Sot të gjitha vendet i kanë paraqitur Komisionerit dhe nëpërmjet Komisionerit edhe Komisionit Europian dhe Bashkimit Europian kërkesën që karta e gjelbër digjitale e qytetarit të një vendi të rajonit tonë, në aspektin e sigurisë shëndetësore, të njihet në të gjithë hapësirën e Bashkimit Europian dhe edhe ne të lëvizim lirisht, siç lëvizin qytetarët e Bashkimit Europian”, deklaroi kryeministri shqiptar.

Nga ana e tij komisioneri Varhelyi nga ana e tij shpjegoi se Komisioni ju ka bërë shteteve anëtare një rekomandim, “pasi si kompetencë dhe përgjegjësi kjo është e shteteve anëtare”. Duke nisur që nga 1 korriku, vendet anëtare do të njohin certifikatat e lëshuara nga autoritetet e tyre për qytetarët e BE-së. “Ndërsa po arrijmë një nivel shumë të lartë të vaksinimit në Bashkimin europian, e për këtë dhe rreziqet janë më të ulëta sa u përket personave që vijnë dhe udhëtojnë nga vendet tuaja, sigurisht që ne do të shikojmë një lehtësim në udhëtim.

Të gjithë e kemi vuajtur këtë gjë dhe sigurisht është e pakëndshme, nuk besoj se është e këndshme për askënd, por e gjitha kjo, në fakt varet nga situata e pandemisë Covid 19. Askush nuk duhet ta sh ikojë si çështje diplomatike apo politike, por kjo është vërtetë një çështje që ka të bëjë me shëndetin publik. Por unë besoj se me fillimin e sezonit veror në fillim të korrikut, kjo çështje do të jetë pjesë e historisë”, u shpreh komisioneri europian.

LEXO EDHE:  Gjermania bën Poloninë e Hungarinë të pranojnë vullnetin e shumicës së BE

Vendet e Ballkanit kanë nisur prej kohësh një proces të lehtësimit të lëvizjes së mallrave, e personave mes vendeve të tyre si dhe përpjekjet për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, të cilin kryeministri shqiptar Edi Rama e përkufizoi si “një projekt strategjik me përfitime të jashtëzakonshme ekonomike, sociale, por në fund fare edhe politike për të gjithë rajonin tonë dhe më vjen mirë që tanimë sinergjia e këtij vizioni me Bashkimin Europian është e plotë”.

Nga ana e tij Brukseli ka vendosur që të ofrojë një paketë afro 30 miliardë eurosh mbështetjeje për zhvillimin ekonomik të rajonit si një i tërë dhe komisioneri Varhelyi njoftoi se tanimë ky financim ka marrë aprovimin e të gjitha institucioneve europiane: “Ne kemi një marrëveshje tashmë në Bashkimin Europian për financimin e këtij plani. Kemi arritur javën e shkuar marrëveshjen me Këshillin dhe me Parlamentin Europian për programin IPA 3 siç e quajmë ne, pra fondet e para aderimit, i cili do të jetë edhe mekanizëm me anë të të cilit do të financohet ky plan. Pra, nga ana jonë jemi mëse të gatshëm të nisim me zbatimin edhe tani ne duam që partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor të fillojnë me zbatimin e këtij plani sa më shpejtë të jetë e mundur”.

Komisioneri Varhelyi nënvizoi megjithatë se “ky plan nuk ka për të funksionuar në rast se vetë rajoni nuk funksionon si një i tërë, në rast se ne nuk kemi një treg rajonal”.

Shuma e vënë në dispozicion nga Bashkimi Europian është gati sa një e treta e Prodhimit të Brendshëm bruto e rajonit./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Ekspertët: Së shpejti varianti Delta i COVID-it dominues në SHBA

Publikuar

-

Nga

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në të gjithë botën kaloi shifrën e zymtë të 4 milionëve, sipas përllogaritjeve të bëra nga agjencia e lajmeve Reuters, ndërsa shumë vende ende përpiqen të sigurojnë vaksina të mjaftueshme për popullsitë e tyre. Ndërkohë Presidenti Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve që nuk janë vaksinuar, që të mos ngurojnë, duke paralajmëruar se varianti Delta, i shfaqur fillimisht në Indi, është më ngjitës dhe përbën rrezik më të madh për personat e pavaksinuar.

Varianti Delta, i shfaqur fillimisht në Indi, është zbuluar në të paktën 46 shtete amerikane dhe pritet që të përhapet edhe më shumë, thonë zyrtarët e shëndetësisë. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC, paralajmërojnë se varianti delta është shumë më infektues ndërsa parashikon që të bëhet varianti dominues gjatë muajve në vazhdim.

Shefja e CDC-së, Rochelle Walensky, tha për kanalin televiziv CNN se varianti Delta po përhapet në pjesën juqperëndimore të Mizurit ndërsa zyrtarët e shëndetit njoftojnë se ky variant përbën 90% të rasteve. Zyrtarët e shëndetit thonë se pacientët e infektuar janë më të rinjë në moshë dhe kanë simptoma më të rënda.

LEXO EDHE:  Macron: Një politikë e re migracioni për Europën
LEXO EDHE:  Shqipëria hap negociatat me BE?/ Franca i pret hovin Ramës

Shtetet e Bashkuara nuk janë pranë arritjes së synimit të Presidentit Biden për vaksinimin e 70% të të rriturve amerikanë me të paktën një dozë deri me katër korrik. Ndërsa kanë rënë ritmet e vaksinimit, zyrtarët e shëndetësisë po kalojnë nga klinikat gjigande të vaksinimit në përpjekje për të shkuar tek njerëzit, nëpër komunitetet e tyre.

Një klinikë e lëvizshme në stacionin e transportit në Akron të Ohajos po përpiqet t’u ofrojë njerëzve mundësinë për t’u vaksinuar. “Erdha për të marrë autobusin për në anën tjetër të qytetit. Nuk e dija që mund të vaksinohesha”, thotë James Crumbley.

Pesë shtete amerikane, me një numër më të vogël vaksinimi se mesatarja, kanë vënë re një rritje të konsiderueshme infektimesh gjatë dy javëve të fundit. Rastet në Arkansa janë rritur 74%.

Shumë shtete amerikane po ofrojnë shpërblime të ndryshme për njerëzit që vaksinohen. Varianti Delta, thonë zyrtarët, është përhapur në më shumë se 80 shtete në mbarë botën. VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Armeni, garë e ngushtë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Publikuar

-

Nga

Armeni, garë e ngushtë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Të dielën në Armeni po mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sondazhet tregojnë një garë të ngushtë mes partisë së Kryeministrit të përkohshëm Nikoll Pashinyan dhe asaj të ish-Presidentit Robert Kocharyan.

Qeveria armene thirri zgjedhjet e parakohshme në një përpjekje për t’i dhënë fund një krize politike që shpërtheu pasi forcat etnike armene humbën një luftë gjashtë-javore kundër Azerbajxhanit vitin e kaluar dhe lëshuan territorin brenda dhe rreth rajonit të Nagorno-Karabakut.

Që nga ajo kohë zoti Pashinyan ka qenë nën presion, me protesta të vazhdueshme ku i kërkohet të heqë dorë nga kushtet e marrëveshjes së paqes që i dha fund konfliktit. Sipas marrëveshjes, e cila u ndërmjetësua nga Rusia, Azerbajxhani rimori kontrollin e territorit që kishte humbur gjatë një lufte në fillim të viteve 1990.

Vetë zoti Pashianuan e ka cilësuar marrëveshjen si një katastrofë, por tha se ai ishte detyruar ta nënshkruante atë në mënyrë që të parandalonte humbje më të mëdha në jetë njerëzore e territoriale.

LEXO EDHE:  Ministrat e BE-së/ Më 10 maj, diskutojnë për Ballkanin Perëndimor
LEXO EDHE:  Ministrat e BE-së/ Më 10 maj, diskutojnë për Ballkanin Perëndimor

Sipas një sondazhi të fundit nga “Gallup International” të zhvilluar në datat 7 deri në 10 qershor, 24.1% e votuesve bënë të ditur se ishin të gatshëm të votonin për “Aleancën Armene” të zotit Kocharyan dhe 23.8% për partinë “Kontrata Civile” të zotit Pashinyan.

Të dy, si zoti Pashinyan ashtu edhe zotiKocharyan votuan të dielën në mëngjes në kryeqytetin e vendit Jerevan.

Armenia njohet si një vend aleat i ngushtë i Moskës dhe Rusia ka një bazë ushtarake në këtë vend. Por megjithatë zoti Pashinyan, i cili erdhi në pushtet mes protestash dhe me një axhendë antikorrupsion në vitin 2018, ka pasur marrëdhënie më të ftohta me Kremlinin.

Zgjedhjet po vëzhgohen nga afër edhe nga Turqia, e cila mbështeti Azerbajxhanin në konfliktin e vitit të kaluar./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Mali i Zi, thellohen përplasjet politike

Publikuar

-

Nga

Në Mal të Zi janë thelluar mosmarrëveshjet dhe përplasjet politike, jo vetëm midis shumicës dhe opozitës, por edhe brenda koalicionit qeverisës.

Shkarkimi i ministrit të Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviq për qëndrimin e tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë dhe miratimi i një rezolute për Srebrenicën, nxitën tensione politike duke shkaktuar një krizë qeveritare që mund të sjellë edhe zgjedhje të parakohshme në Mal të Zi.

Partia pro-ruse, Fronti demokratik, vuri në dukje se shumica aktuale parlamentare në Mal të Zi nuk ekziston më, duke paralajmëruar bojkotimin e parlamentin dhe krizën qeveritare në vend.

Përfaqësuesit e kësaj partie theksuan se “ votimi për rezolutën e Srebrenicës, e cila nuk u votua as nga Parlamenti i Bosnje-Hercegovinës, është në dëm të popullit serb dhe Republikës Serbe”.

Edhe autoritetet e Beogradit reaguan në mënyrë të ashpër duke i cilësuar veprimet e Podgoricës si “tradhtare dhe kundër popullit serb.”

Presidenti i Serbisë. Aleksandar Vuçiq iu drejtua popullit serb në Mal të Zi duke i mbështetur në qëndrimin e tyre. Ai tha se “ Rezoluta e miratuar është kundër interesave të Serbisë, por serbët në Mal të Zi duhet ta mbajnë kokën lartë”.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin theksoi se do të kërkojë që ndaj deputetëve malazezë që votuan për rezolutën tu ndalohet hyrja në Serbi.

“Unë do të kërkoj që të ndalohet hyrja në Serbi të atyre që votuan për rezolutën. Le të takohen me familjarët e tyre, të sistemuara mirë në Beograd, në Mal të Zi, “thai Vulin.

LEXO EDHE:  BE diskuton buxhetin e ardhshëm dhe punësimin
LEXO EDHE:  Gjermania bën Poloninë e Hungarinë të pranojnë vullnetin e shumicës së BE

Kryeministri aktual i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq ka dhënë propozimin për shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Vladimir Leposaviq, pasi ai nuk pranoi të jepte dorëheqje. Ai ka thënë se ministri është dashur të flasë rreth Srebrenicës në frymën e politikës së Qeverisë.

Megjithatë, Krivokapiq e cilësoi si të panevojshme miratimin e rezolutës për Srebrenicën.

“Rezoluta për Srebrenicën nuk është dashur të miratohet në parlament, pasi Mali i Zi e ka mbështetë Deklaratën e Parlamentit Europian për ngjarjet në Srebrenicë,” tha zoti Krivokapiq.

Krivokapiq akuzoi pratinë pro-ruse Fronti Demokratik, e cila, sipas tij, në bashkëpunim me Beogradin ka për qëllim rrëzimin e qeverisë aktuale të Malit të Zi.

Sidoqoftë, ngjarjet e fundit, sipas analistëve malazezë, do të shkaktojnë ndarje të reja në opinionin e Malit të Zi dhe ndarje në baza kombëtare.

Analistët thanë se ndarjet midis komuniteteve, kohëve të fundit kanë qenë mjaftë të thelluara si pasojë e mosmarrëveshjeve fetare dhe të nxitura nga Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Protestat e shpeshta dhe gjuha e urrejtjes ka ndikuar në rritjen e incidenteve ndëretnike në vend.

Në këtë kuadër edhe Këshilli i Europës ka ngritur alarmin për ndarjet ndëretnike në Mal të Zi.

Në raportin mbi Konventën për Mbrojtjen e Zbatimit të pakicave Kombëtare në Malin e Zi K.E. i ka bërë thirrje autoriteteve “ të punojnë në uljen e tensioneve dhe në parandalimin e gjuhës së urrejtjes.”/ VOA

LEXO TE PLOTE