Connect with Us

Kur do rikthehet lëvizja e lirë?/ Komisioneri Varhelyi sqaron qytetarët

Politikë

Kur do rikthehet lëvizja e lirë?/ Komisioneri Varhelyi sqaron qytetarët

Publikuar

-

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi gjatë një konference të përbashkët për mediat, me kryeministrin Edi Rama, ka folur edhe në lidhje me kufizimet e lëvizjes, të ardhura për shkak të pandemisë së Covid-19.

I pyetur nga gazetarët se kur do të rikthehet lëvizja e lirë për qytetarët, Komisioneri tha se kjo nuk është një cështje politike, por se gjithçka varet nga situata shëndetësore.

Gjithashtu ai theksoi se në BE po punohet për njohjen reciproke të certifikatave të vaksinimit.

Komisioni ka bërë një rekomandim se kjo si kompetence është e shteteve anëtare për të vendosur për udhëtimet jo thelbësore dhe deri më tani janë shtet anëtare që duhet të shikojnë se në ç’kushte janë ato gati për të hequr kufizimet që tashmë ekzistojnë. Faktori kyç është situata epidemiologjike, situata në Ballkanin Perëndimor është përmirësuar, ka edhe marrëveshje 2 palëshe mes vendeve edhe për njohjen reciproke të certifikatave të vaksinimit. Prej 1 korrikut ky proces do të përshpejtohet.

LEXO EDHE:  “Takimi pozitiv me bosin e Pfeizer”/ Rama reagon nga SHBA, tregon ambicien e tij për vaksinimin

Kur në BE të arrihet dhe një nivel i lartë vaksinimi, ulet edhe rreziku i infektimit. Atëherë do shikojmë edhe një lehtrësim në udhëtim.

Të gjithë e kemi vuajtur kufizimin e lëvizjes, por e gjithë kjo varet nga situata e pandemisë.

Askush nuk duhet ta shohë si një çështje politike apo diplomatike, por ka të bëjë me shëndetin.”-tha Varhelyi.

Ndersa Rama u përgjigj me batutë, duke thene se “Në oborrin tonë jemi më mirë se ata nga ana e situatës shëndetësore. Po t’u shkojmë ne te trau me standartet, vlera dhe sistemin që funksionin mbaron puna, por na takon ne. Kemi besim që jemi në rrugën e duhur dhe në këtë rrugë jemi me fat se ajo që ka ndryshuar në historinë tonë mes shekujve para se të shfaqet BE dhe pas shfaqjes është BE që na ka dhënë mundësinë për të lidhur fijet”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

FRPD e Durrësit në krah të Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

FRPD e Durrësit ka dalë hapur në krah të ish liderit të demokratëve Sali Berisha

Kryetari i FRPD-së në Durrës, Artion Bajramaj, pëmres një postimi në rrjetet sociale, thekson se sot kanë  zhvilluar një bisedë me ish kryeministrin ku kanë rënë dakort për disa pika.

Sipas tij, PD nuk mund të presë që ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, ndërsa thekson se ndryshimi vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizimit të mirë.

“Sot patëm mundësinë të zhvillojmë një bisedë shumë konstruktive me [email protected]_official .

Ramë dakort në një pikë:

✅Nuk mund të presim që PD ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, por duhet të jenë vetë demokratët dhe çdokush që do të kontribuojë në kauzë për ta sjellë atë ndryshim.

✅Ky ndryshim vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizmit të mirë.



LEXO EDHE:  Zbulohet testi multipleks Sars-COV-2 Respi R-Gene

LEXO EDHE:  Gjermani, nis shitja e testeve të shpejta për COVID-19 në supermarkete

✅Nuk mund të bazohet e giithë strategjia e popullit opozitar tek shpresa se të huajt do na falin pushtet.

Ku keni parë ti falet pushtet dikujt pa luftuar?

Deri atëherë, çfarë do bëjmë, do dremisim?

✅Të dashur qytetarë dhe demokratë, nuk jemi amatorë. Dimë edhe thjesht të heshtim dhe të bëhemi me “atë që fiton”. Dimë ti bëjmë kaq kalkulime, por këtu luhet fati ynë dhe i vendit tonë dhe nuk mund të rrimë e të flemë gjumë.

✅Të zgjohemi tani, para se ti falim mandatin e 4-t Ramës!“, shkruan ai./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet në Gjermani/ Balla uron Olaf Scholz për rezultatin

Publikuar

-

Nga

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar kandidatin e Partisë Socialdemokrate gjermane, Olaf Scholz për rezultatin e arritur në zgjedhjet e sotme federale.

Balla shkruann se kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.



LEXO EDHE:  Pas Avdullah Hotit, infektohet me Covid-19 dhe zëvendëskryeministri i Kosovës

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Urime Olaf Scholz dhe Partisë Socialdemokrate 🌹🇩🇪gjermane për rezultatin në zgjedhjet e sotme federale. Kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Çmimet në ndërtim, gjithnjë e në rritje”/ Arben Dervish tregon faktorët, ja si ndikoi tërmeti

Publikuar

-

Nga

Sektori i ndërtimit po përballet me një shtrenjtim të çmimeve. Sipas nënkryetarit të Shoqatës së Ndërtuesve, Arben Dervish, kjo vjen si pasojë e rritjes së materialeve të ndërtimit.

I ftuar në E-Zonë, ai tha se ka një rritje të kostove në këtë sektor, me afro 30 për qind, pasi janë rritur hekuri, çimentoja, por rritja më e ndjeshme është ajo e transportit.

 “Rritja e çmimeve ka dy faktorë:  Barra e lartë fiskale që po merr sektori i ndërtimit, kryesisht nga pushteti lokal; pjesa tjetër ka të bëjë me rritjen e çmimeve të lëndëve të para. Këto rritje kanë filluar që në periudhën e pandemisë. Kemi një rritje të çmimit edhe të fuqisë punëtore, si rezultat i mungesës së punëtorisë në tregun shqiptar. Është rritur çmimi i hekurit, nga 30 deri në 35 për qind. Kemi rritje të çmimit sa i përket çimentos, elementëve plastikë. Po ashtu, edhe rritja e çmimit të naftës sjell rritjen e çmimit të materialeve që na vijnë. Edhe rritja e transporteve ndërkombëtare. Këto erdhën si rezultat i pandemisë.  Nëse kostoja e ndërtimit ka qenë 450 mijë lekë metër katror, sot kostoja e ndërtimit po shkon diku te 600 mijë lekë. Ka një rritje të 30 për qind të kostos së ndërtimit. Ka të bëjë edhe me rritjen e cilësisë.”



LEXO EDHE:  Nga Erion Dasho/ Sa paguan shqiptarët për Covid-in dhe ku shkuan paratë?!

LEXO EDHE:  Si të shpërndahen në mënyrë të drejtë në mbarë botën vaksinat ndaj Covid-19

Dervishi theksoi se kërkesa për blerje është rritur dhe ky trend është konstatuar që pas tërmetit, kur shqiptarët, përveçse blejnë apartamente për strehim, një pjesë e tyre kërkojnë të rrisin standardin e jetesës.

“Trendi gjithmonë do të jetë rritës. Sidomos në zonat e lakmuara, gjithmonë do të jetë në rritje. Sepse ka rritje të çmimeve, punëtorisë, taksave. Sektori i ndërtimit ka një zhvillim goxha të vrullshëm. Kjo lidhet me dy arsye: patëm një tërmet që dëmtoi shumë dhe po zhvillohet një proces i vrullshëm rindërtimi, janë edhe shumë investime që po merr shteti për zhillimin e infrastrukturës. Gjithashtu, po rritet kërkesa për zhvillimin turistik të vendit. Po ndërtohen resorte. Sot ka një trend të zhvillimit. Në zonat bregdetare nuk janë vetëm shqiptarët që po blejnë, janë edhe të huajt.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE