Connect with Us

Këngëtari shqiptar do performojë në ceremoninë hapëse të “Euro 2020”

Sport

Këngëtari shqiptar do performojë në ceremoninë hapëse të “Euro 2020”

Publikuar

-

Mbrëmjen e nesërme starton Kampionati Europian me ndeshjen hapëse Itali-Turqi e cila do të luhet në ‘’Stadio Olimpico’’ të Romës.

Ceremonia hapëse e kompeticionit do të startojë dy orë para me performancën e disa prej artistëve më me zë botëror.

Por hapësirë në këtë kompeticion do të ketë dhe për këngëtarin shqiptar, Ermal Meta. Kënga e Metës e titulluar ‘’Uno’’, është zgjedhur nga gjigandi mediatik “Sky Sport” si këngë e cila do të shoqërojë shikuesit gjatë gjithë kompeticionit.

E lançuar vetëm një muaj më parë, kënga flet për futbollin dhe të dëshirën e të rinjve për tu bërë futbollist.

Ermal Meta është një këngëtar shumë i njohur në Itali, ku kulmin e tij e arriti me fitoren e festivalit të madh ‘’SanRemo’’.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kualifikim i vuajtur i Gjermanisë, Low në bankën e akuzës

Publikuar

-

Nga

Joachim Low në bankën e akuzës në Gjermani. Duke qenë se Panzerat në fazën e grupeve fituan vetëm një ndeshje nga 3, është e lehtë të kuptohet se pëlqimi për trajnerin është pothuajse zero. “Kaluam grupin por nuk e dimë përse” shkruan në faqen e parë Bild, që edhe pse është një e përditshme që kërkon titujt sensacionalë, në këtë rast ka interpretuar plotësisht ndjesinë e njerëzve.

Veç të tjerash, ndeshja me Hungarinë ishte më e ndjekura në Tv deri më tani në këtë turne, me 25.74 milionë spektatorë dhe një share prej 71.4%. 6 minuta nga fundi, Gjermania ishte e eliminuar nga Europiani dhe një ngelje e dytë në klasë pas asaj në Botërorin 2018 do të kishte distancuar vlerën e kombëtares nga ato të klubeve, si Bayerni për shembull apo edhe nga shkolla e trajnerëve, ku spikasin 3 Championsit radhazi të Klopp, Flick e Tuchel.

Kombëtarja A do të shihej si pjesa e sëmurë e lëvizjes futbollistike, duke qenë se 21-vjeçarët e Gjermanisë në fillim të muajit kishte fituar titullin Europian për këtë grupmoshë. Goli i Leon Goretzka, i festuar me duart në zemër për t’iu përgjigjur fyerjeve të ultrasve hungarezë, i shpëtoi lëkurën skuadrës së tij, por nuk uli ritmin e kritikave, përkundrazi. Mes bashkëpunimeve gazetareske të Lothar Matheus, një video- analizë e barazimit të së mërkurës ka lënë shenjë.

“Loew duhet që më në fund të zgjohet. I besoi edhe një herë lojtarëve që e zhgënjyen. Pas ka probleme, para mungon forca, nuk u pa vendosmëria, kompaktësia dhe ajo aftësi për të qenë helmatisës në zonë siç ishte kundër Portugalisë. Tani duhet të fusë lojtarët që janë më mirë, pa parë nëse kanë 10 vjet apo dy muaj në kombëtare”, tha Matheus.

Ish interisti është një tifoz i Jamail Musiala, 18-vjeçarit të Bayern, që një minutë pasi u fut në fushë ishte protagonist në aksionin e golit të barazimit.

“Është ai fituesi i kësaj ndeshje dhe Loew duhet ta përdorë më shumë”, u shpreh Matheus.

Në bankën e të akuzuarve kanë përfunduar sidomos Ilkay Gyndogan, Serge Gnabry dhe Leroy Sane, për të cilin Mehmet Scholl deklaroi, se ajo e tija nuk ishte një ndeshje pasi nuk tregoi asgjë. Gjithsesi një favor Sane e bëri, pasi nëse nuk do të kishte gabuar në mënyrë sensacionale një pasim para porte në minutat finale të ndeshjes, gjermanët ndoshta do të kishin shënuar, duke e mbyllur grupin të parët dhe do të përfundonin në të njëjtin krah të tabelës me Italinë, Spanjën, Portugalinë e Belgjikën.

Tani kanë një klasike me Anglinë, do të përballen me një mes Ukrainës dhe Suedisë në çerekfinale dhe në gjysmëfinalen eventuale mbeten Çekia, Holanda, Danimarka apo Uellsi. Aspak keq edhe pse batutat në futboll nuk mungojnë dhe një që po qarkullon në Gjermani është se Loew bëri c’ishte e mundur që të mos i çonte lojtarët në një vend me rrezikshmëri Covidi si Anglia, por edhe në këtë rast, nuk ia doli!

LEXO TE PLOTE

Sport

Kukësi zyrtarizon goditjen e pestë të merkatos, firmos një sulmues malazez

Publikuar

-

Nga

Klubi i Kukësit ka zyrtarizuar ditën e sotme goditjen e pestë të merkatos (më parë është afruar Daci, Basa, Ndreca dhe Hila). Fjala është për një sulmues malazez, i cili vjen pas një eksperience në Serbi me Javor Matis. Emri i lojtarit është Alija Kërniç dhe ai ka firmosur një kontratë për dy sezone.

Njoftimi i Kukësit:

Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi i djathte Alija Krnic është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti malazez me origjine shqiptare ka firmosur me klubin një kontrate dy vjecare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Krnic vjen te Kukësi nga kampionati serb, ku sezonin e fundit ka qenë pjesë e skuadrës së Javor Matis në Superlige. Në të kaluarën, ai ka qenë pjesë e ekipeve si Decic Tuz, Almudevar e Iskra.  Klubi i Kukësit i uron shumë suksese sulmuesit Krnić me fanellën e ekipit tonë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Zyrtare/ Partizani prezanton ish-futbollistin e Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Arinaldo Rrapaj është lojtari më i ri i Partizanit. Klubi i kuq ka zyrtarizuar ditën e sotme afrimin e mesfushorit 19-vjeçar, i cili ka firmosur për 3 sezone me kryeqytetasit.

Lojtari kishte arritur marrëveshjen dhe stërvitej prej ditësh me skuadrën e  Ilir Dajës, por vetëm ditën e sotme ka ardhur zyrtarizimi nga Partizani. Rrapaj luajti sezonin e fundit me Skënderbeun, me të cilët u bashkua në merkaton e verës së kaluar nga Flamurtari.

Edhe një vit më parë talenti vlonjat kishte arritur një marrëveshje për t’u bashkuar me Partizanin, por për shkak se këta ët fundit kishin merkaton e bllokuar, transferimi nuk u finalizua.

“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes për blerjen e kartonit të lojtarit Arinaldo Rrapaj. Mesfushori 19 vjeçar ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë tre vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Rrapaj i cili në kampionatin tonë është aktivizuar më parë me Flamurtarin dhe Skënderbeun është bashkuar në stërvitje me skuadrën në Ohër.”, thuhet në komunikatën e klubit.

LEXO TE PLOTE