Connect with Us

Jo vetëm Taipi, Mara dhe Zguro drejt largimit nga Skënderbeu

Sport

Jo vetëm Taipi, Mara dhe Zguro drejt largimit nga Skënderbeu

Publikuar

-

Me laps dhe letër në dorë edhe pse asgjë nuk ka filluar zyrtarisht Skënderbeu është në barazim 1-1 për sa i përket hapësirës së merkatos. Korçarët kanë mundur të afrojnë pak ditë më parë në ekip një mesfushor brazilian. Bëhet fjalë për 25-vjeçarin, Murilo Augusto Lino Rosa, i cili mund të quhet zyrtarisht goditja e Skënderbeut për sezonin e ri.

Me largimin e Taipit pritet që Rosa të mbulojë pjesën e lënë bosh nga shqiptaro-maqedonasi por mbetet për t’u parë cilësia e futbollistit. Murilo Rosa është një numër 8 tipik, që ka shkëlqyer me skuadra si Sanjoanense, Lusitano FCV dhe Benfika Castelo në ligat e ulëta portugeze. Mesfushori është studiuar mirë nga drejtuesit korçarë përpara se klubi të futej në bisedime me agjentin e brazilianit, por tashmë mbetet që Memelli të vlerësojë lojtarin.

Nga ana tjetër janë ende dy futbollistë të tjerë që presin të njohin fatin e tyre. Bëhet fjalë për Marën dhe Zguron. Të dy lojtarët janë pa kontratë të vlefshme me Skënderbeun dhe për të dy klube të tjera kanë shfaqur interes për t’i pasur në ekip.

Për Marën duket se Dinamo është në vendin e parë të pritjes, ndërsa Zguro sipas zërave të fundit ka pasur interesime nga klube të ndryshme në Turqi dhe SHBA. Tashmë u takon drejtuesve që të vendosin për të ardhmen e lojtarëve pa u marrë vendimi i njëjtë me atë që bëri Taipi vetëm një ditë më parë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Një “produkt” i Barcelonës për Interin, zikaltërit duan anësorin

Publikuar

-

Nga

Interi ka nisur nga puna për merkaton. Calhanoglu ishte afrimi i djeshëm i zikaltërve, ndërkohë që fokusi tani është te një përforcim në mbrojtje. Sipas Mundo Deportivo, ekipi nga Milano ka kërkuar informacione fillestare për 32 vjeçarin e lindur në L’Hospitalet de Llobregat, Jordi Alba.

Alba shihet si i duhuri, për të ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivave në edicionin që vjen. Ai është pjesë e katalansve që nga viti 2012, periudhë në të cilën vinte nga Valencia.  Gjithashtu, vlen të theksojmë se është produkt i Barcelonës.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Gianni De Biasi drejt largimit, në Azerbajxhan i zbulojnë ofertën e fundit

Publikuar

-

Nga

Gianni De Biasi mund të mbyllë bashkëpunimin me kombëtaren e Azerbajxhanit, pasi ka një ofertë nga Seria A.

Sportal.az raporton se emri i teknikut italian është i lidhur me klubin e Sampdoria dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh.

Thuhet se trajneri që kualifikoi Shqipërinë në EURO 2016 ka një raport të mirë me drejtuesit e klubit nga Xhenoa dhe pritet të nënshkruajë me ta.

Edhe gazetari italian, Gianluca Di Marzio, ka raportuar se së shpejti De Biasi mund të emërohet në krye të një klubi italian.

Gianni e ka marr drejtimin e Azerbajxhanit në nëntor të vitit 2020, pasi nënshkroi një kontratë 2-vjeçare me Federatën e Azerbajxhanit në Futboll.

LEXO TE PLOTE

Sport

Nga porta në portë për 14.5 sekonda, UEFA i vendos kronometrin Ronaldos

Publikuar

-

Nga

Pavarësisht humbjes së Portugalisë me rezultatin 2-4 ndaj Gjermanisë, sërish Kristiano Ronaldo ia doli të linte gjurmë në atë afidë. Sulmuesi shënoi golin e parë të sfidës, teksa nuk shënoi një gol të vështirë pasi e dërgoi sferën në portën e boshatisur.

Mirëpo, vështirësia e golit ishte më parë, teksa aksionin e nisi pikërisht Ronaldo nga zona e tij. Pasi largoi me kokë një goditje këndi, Ronaldo u nis si shigjetë drejt zonës kundërshtare për të finalizuar aksionin.

Ndërkohë, UEFA ka matur edhe kohën me të cilën CR7 ka përshkruar fushën. Kështu, edhe pse tashmë në moshën 36-vjeçare ai ka vrapuar nga njëra portë në tjetrën për vetëm 14.5 sekonda. Një kohë mbresëlënëse që duket se tregon se Ronaldo është larg pensionimit.

LEXO TE PLOTE