LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Integrimi në BE/ Ministrja holandeze: Shqipëria përparim me reformat dhe luftën ndaj korrupsionit

10 Qershor 2021, 19:01, Aktualitet CNA
Integrimi në BE/ Ministrja holandeze: Shqipëria përparim me

Holanda suprizoi me një deklaratë shpresëdhënëse disa ditë më parë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Reagim pozitiv për Shipërinë ka pasur edhe ministrja e jashtme holandeze, Sigrid Kaag, e cila tha në Parlament se ?Konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë mund të ndodhë sa më shpejt, që të arrihet marrëveshja mbi kornizën negociuese me Shqipërinë?.

Kaag argumentoi pro Shqipërisë me reformat e zhvilluara dhe luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

?Pritet që një numër shtetesh anëtare të bëjnë përsëri presion për mbajtjen sa më shpejt të Konferencës së parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë. Qeveria mirëpret përparimin e bërë së fundmi nga Shqipëria me reformat mbi temat prioritare, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Statistikat tregojnë gjithashtu progres në këtë fushë, por megjithatë numri i dënimeve të zyrtarëve të lartë, mbetet një shqetësim.

Qeveria miraton përfundimin e Komisionit se Shqipëria tani ka bërë përparim të mjaftueshëm në këto kushte. Ky përfundim ndahet nga vendet anëtare që, ashtu si Holanda, ishin ende kritike një vit më parë.  Si pjesë e qasjes së rreptë dhe të drejtë të qeverisë për zgjerimin e BE-së, Konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë mund të ndodhë sa më shpejt, që të arrihet marrëveshja mbi kornizën negociuese me Shqipërinë?, u shpreh ministrja holandeze./ CNA.al

Lajmet e fundit nga