LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gripi i shpendëve në vend/ Eksperti shpjegon simptomat, si transmetohet tek njeriu

10 Qershor 2021, 18:09, Aktualitet CNA
Gripi i shpendëve në vend/ Eksperti shpjegon simptomat, si

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin pak ditë me parë se vendet e rajonit janë prekur nga gripi i shpendëve, mes të cilëve dhe vendi ynë.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe profesori veterinar, Kristaq Berxholi, i cili ka shpjeguar edhe mënyrën si duhet të veprohet kur hasim në shpendë të ngordhur.

Në një intervistë për ABC news, ai u shpreh se në një rreze prej 5 kilometrash duhet të asgjësohen të gjitha shpendët në rast infektimesh në mënyrë që të mos përhapet më shumë.

?Pothuajse se nuk ka shtet në Europë që të mos e ketë këtë grip. Shqipëria njoftoj se kishte tre vatra të këtij infeksioni dhe është një virus i ri. Një kombinim i ri dhe është i zakonshëm. Dua ta them që në fillim ka dy momentet për tu diskutuar. Infektimi i njeriut dhe infektimi i kafshëve. Me rëndësi është se dëmi më i madh bëhet tek shpendët se 75% të krerëve ku bie ky virus, ngordhin. Ndërsa për infektimin e njeriut. Është një rast në Rusi  ku u infektuan 7 gra. Shenjat klinike janë të lehta dhe nuk ka pasur transmetim nga njeriu tek njeriu. Por duke para këtë virus duhet që shërbimi veterinar të jenë të gatshme dhe në rastet e këtyre zonave duhet të zbatohen kriteret e gripit H5N1. Menjëherë shërbimi veterinar duhet të kontrollonte situatën e vendit. Dhe ta kishte në dorë situatën.

Shërbimi veterinar të eliminoj të gjithë krerët në 5 kilometra. Për të mbrojtur zonat e tjera. Se do të shpërndahet dhe në vend që të shpëtohen, dëmtohen. Këto lloj virusesh rriten tek disa shpendë dhe nuk ndikojnë por e përhapin.

Puna e parë e fshatarëve kur gjejnë shpend të ngordhur të mos e prek se duhet eliminuar e gjithë tufa. Duhet të vijë shërbimi veterinar. Përgjegjësin e mban veterineri. Ato nuk njoftohen, se po të njoftohen duhet të shkojnë. Të mos bëjnë asnjë manipulim. Se infeksioni është në vend dhe për cdo shpend të ngordhur ka këtë infeksion”, tha ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga