Connect with Us

Gara për kreun e PD/ Shehaj: Nëse nuk luftohet korrupsioni partia jonë nuk fiton kurrë

Politikë

Gara për kreun e PD/ Shehaj: Nëse nuk luftohet korrupsioni partia jonë nuk fiton kurrë

Publikuar

-

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike Agron Shehaj ka folur rreth zgjedhjeve të 13 Qershorit. Sipas tij, problemi kryesor i shqiptarëve është korrupsioni dhe nëse ai do të vendoset në krye të PD do ta luftojë atë.

I ftuar në studion e “Opinion” Shehaj u shpreh se nëse nuk kapet çështja e korrupsionit Partia Demokratike nuk do të mund të fitojë kurrë.

Unë mendoj që problemi kryesor dhe për të mundur Edi Ramës është korrupsioni. Të gjithë shqiptarët janë të vetëdijeshëm që shqetësimi numër 1 është korrupsioni. Gjatë fushatës elektorale nuk ka qenë lufta kundër korrupsionit, jam i bindur që nëse nuk kapet kjo çështje ne nuk fitojmë kurrë. Kauza e shqiptarëeve duhet të jetë kauza jonë.

Korrupsino është probem në të gjithë botës, dhe fitohet kur ngrihet çështja e korrupsionit. Po nuk u zgjidh kjo çështje PD do e ketë shumë të vështirë të fitojë”, u shpreh Shehaj.

LEXO EDHE:  PD-LSI bëhen bashkë kundër Reformës në Drejtësi/ Nisin sulmet ndaj vetingut

I pyetur se çfarë do të ofrojë ai ndryshe nga kandidatët e tjerë, Shehaj shprehi bindjen se është njeri i pa korruptuar dhe do të zgjidhë problemin e papunësisë.

Diferenca është e thjeshtë, unë jam i bindur që kjo është teza kryesore. Unë mendoj se demokratët e kanë të qartë që unë jam një njeri i pa korruptueshëm dhe di të zgjidh problemin kryesor që kanë shqiptarët që është papunësia”, u shpreh Shehaj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Të gjithë dështakët e “fitores” së Lulzim Bashës

Publikuar

-

Nga

CNA.al, dy ditë më parë publikoi të dhëna ekskluvize, që tregonin dështimin e drejtuesve politik, të Lulzim Bashës, në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Sipas tabelës më poshtë, ekipi i Lulzim Bashës ka arritur të sjellë rreth 85 mijë vota më pak, sesa objektivi i caktuar nga kreu i PD.

CNA.al ka raportuar me shifra të sakta të nxjerra nga zyra e Lulzim Bashës, të konfirmuara zyrtarisht nga PD dhe KQZ, ku objekti është rreth 707 000 vota, ndërsa rezultati i arritur është rreth 620 000 vota.

Në publikimin e bërë nga CNA.al shikohet qartë dështimi, edhe pse shumë të deleguar po shpallin fitoren, apo duke thënë se kishin tejkaluar rezultatin, se kanë bërë çudi, e të tjera si këto.

Por në fakt nuk kanë bërë asnjë çudi. Vetëm 3 ose 4 nga drejtuesit politik të Lulzim Bashës, kanë arritur objektivat, ndërsa 16 nga 20 prej tyre, nuk i kanë arritur objektivat e vendosura nga kreu i PD. Përkundrazi janë me mijëra vota minus.

Për më tepër, ata që kanë dështuar më keq po shpallin fitoren më të madhe dhe po krijohet ideja se njerëzit afër Bashës kanë qënë të suksesshëm.

Por, e vërteta është se ata që serviri si kapitalin politik dështuan. Disa kanë ridështuar për së dyti ose treti.

Bujar Leskaj në Vlorë arriti vetëm 4 mandate. PD ka një rritje të lehtë në vota, por minus 7 972 vota nga obkjektivi.

Në Korçë, i cili ishte i vetmi qark ku kishte dy drejtues politik, Ervin Salianji dhe Edmond Spaho, objektivi ishte 60 400 vota, por në kuti ka pasur rreth 10 mijë vota më pak se objektivi. Dhe janë rreth 6 mijë vota më pak se në vitin 2013 kur PD, doli në opozitë.

Mandati i pestë ka ardhur për shkak të rënies së LSI, e cila nga 12 mijë ka rënë në 8 mijë vota.

Por, meritën për rënien e LSI e ka PS, jo Saliajni me Spahon.

Shkojmë në Fier, ku Enkeled Aliabeaj kandidon për herë të tretë, në 2015 kandidoi për kryetar bashkie, në 2017 dhe 2021 kandidoi për deputet, dhe rezultati ishte gati 15 mijë vota më pak se objektivi i vendosur nga Basha.

Në Elbasan rezultati nuk duket keq, PD është afër objektivit, që ka ardhur edhe për shkak të goditjes së LSI. Po ashtu, dhe vrasja para zgjedhjeve, pa asnjë diskutim ka ndikuar në rezultatin final.

Tritan Shehu, i cili kandidon për herë të dytë në Gjirokatsër merr nje rezultat, 3 me 1 në mandate. Nga 23 500 vota që ishte objektivi i caktuar nga Basha, ka mundur të marrë vetëm 13 971 vota. Pra, diferenca është minus mbi 9 mijë vota.

Ky duket të jetë edhe një nga qarqet që ka ndikuar më shumë në rezultatin e opozitës.

LEXO EDHE:  Aleati i Bashës / PD dhe Rama përgjegjës për parlamentin e drogës

LEXO EDHE:  Detaje-Foto-Bojkot total/ Braktisja e madhe e Shkodrës për Lulin

Më tej, le të shohim qarkun kryesor, Tiranën.

Votat në tiranë janë për trup në disa bashki apo njësi administrative.

Jorida Tabaku, drejtuesja politike për njësinë numër 2, në Tiranë, ka një rezultat mbi 2 mijë vota minus objektivin e caktuar, ndërsa Alfred Rushaj, mbi 1 900 vota më pak se objektivi.

Janë vetëm 3 deri në 4 drejtues politik të qarkut të Tiranës, të cilët kanë arritur objektivin e vendosur nga Basha, gjë që ka çuar në një balancim të votave në këtë qark.

Grida Duma në Kavajë ka dështuar duke arritur një rezultat vetëm 14 064 vota, ose 4236 vota më pak se objektivi.

Flamur Noka në Kamëz, është një tjetër dështim, ku ka marrë një rezultat me 1144 vota më pak , sesa objektivi i vendosur nga Lulzim Basha.

Një rezultat ky i turpshëm, në një nga bastionet e së djathtës.

Dhe fakti është se pas tetë vitesh në opozitë, nuk kanë mundur të përmirësojnë rezultatin.

Shkojmë më tej në Durrës, ku rezultati ishte katastrofë. Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka marrë 600 vota më pak se objektivi.

Pritej që Paloka të korrte fitore, që Durrësi të ishte fitore e madhe, por kjo nuk ndodhi.

Ka një ngritje në numër votash, por diferencë të frikshme mes PD dhe PS, pa hyrë te raporti majtas dhe djathtas.

Shkodra është bastioni kryesor ku u dështua.

Helidon Bushati u shpall simboli për Shkodrën. Por, mori kaq 16 401 vota më pak se objektivi. Nga 63 606 vota që ishte objektivi, Helidon Bushati në Shkodër mundi të sigurojë vetëm 47 205 vota.

Xhelal Mziu në Dibër, i cili shpalli një fitore të madhe, ka 8258 vota minus nga objektivi. Një dështim total elektoral.

Lezha, ku shkoi Mark Marku si triumfator, dhe analisti me shumë fytyra Agron Gjekmarkaj, është një tjetër dështim i turpshëm.

Në Lezhë PD arriti një rezultat 33 998 vota, nga 37 mijë që ishte objektivi. Pra, rezultati është minus tre mijë vota.

Pavarësisht se pretendoi fitoren, objektivat nuk u kapen dhe PD nuk erdhi në pushtet. 16 nga 20 drejtuesit politik të Lulzim Bashës kanë dështuar.

Emrat në tabelën më sipër janë dështakët e Lulzim Bashës. Ky i fundit ishte i qartë, duke kërkuar në total 707 521vota për të shkuar në rreth 70 mandate.

Por, ekipi i tij i lodhur dhe i sfilitur nuk mundi të sigurojë fitore./CNA.al

Analiza-Objektivat dhe dështimi i Bashës/ Zgjedhjet, leksion për demokratët

Si dështuan Spaho dhe Salianji në Korçë

TABELA me shifrat sipas objektivave të Bashës/ 15 drejtues politikë dështuan, ja emrat dhe qarqet

LEXO TE PLOTE

Politikë

Korrupsioni në Shqipëri/ Jorida Tabaku flet me shifra

Publikuar

-

Nga

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar shifrat duke treguar se Shqipëria është në vendin e dytë si një nga vendet ku korrupsioni është shumë i madh.

Sipas Tabaku korrupsioni është oksigjeni i mazhorancës që vjedh zgjedhjet.

Një shtet i kapur nga korrupsioni, që fut duart në xhepat e sipërmarrjeve dhe qytetarëve.

Kjo është e vërteta e Shqipërisë që pasqyrohet edhe nga Banka Botërore dhe BERZH.

🔴 Të dytëtnë botë për korrupsionin,  me zyrtarë që mbushin portofolet nga taksat e shqiptarëve dhe u heqin fitimet bizneseve të shqiptarëve.

🔴 3herë më shumë korrupsion paguajnë bizneset shqiptare në raport me 8 vite më parë!

❌ ky  nuk është as raporti i vetëm dhe as raporti i fundit ndërkombëtar që tregon natyrën e vërtetë të regjimit të korruptuar që shqiptarët kanë përballë.

❌ Korrupsioni është oksigjeni i kësaj mazhorance prandaj ajo stimulon pandershmërinë dhe paligjshmërinë.

❌ Një regjim që vjedh zgjedhjet mund të ofrojë vetëm vjedhjen dhe korrupsionin si formë qeverisje!”, shkruan Jorida Tabaku./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Negociatat/ Mblidhet Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme në BE

Publikuar

-

Nga

Sot në Bruksel do të mblidhet Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Europian.

Hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si dhe do të vendoset për datën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes  këtyre vendeve me Bashkimin Europian.

Bullgaria, raportohet se ende nuk ka dhënë “OK” për Maqedoninë e Veriut.

Por, me këtë heshtje dëmton edhe Shqipërinë, pasi vendimi pritet të jetë për të dyja vendet./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Vangjeli sulmon juristët e PD: Ruani mirë vendin në politikë se …

LEXO EDHE:  PD-LSI bëhen bashkë kundër Reformës në Drejtësi/ Nisin sulmet ndaj vetingut

 

LEXO TE PLOTE