Connect with Us

Harxhi sfidon Bashën për vizën në SHBA/ “Nëse është gënjeshtër, përgënjeshtroje”

Politikë

Harxhi sfidon Bashën për vizën në SHBA/ “Nëse është gënjeshtër, përgënjeshtroje”

Publikuar

-

Gara për kreun e PD/ Harxhi sfidon Bashën për vizën në SHBA: Nëse është gënjeshtër, përgënjeshtroje

Kandadatja për kryetare të Partisë Demokratike Edith Harxhi ka vijuar takimet ditën e sotme me demokratët e Malësisë së madhe. Teksa vetëm tre ditë na ndajnë nga zgjedhjet e PD, Harxhi kërkoi mbështetjen e demokratëve për të marrë drejtimin e së djathtës.

Gjithashtu ajo kërkoi hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit duke filluar nga PD, që sipas saj brenda ka anëtar të ish-sigurimit të shtetit.

Ka boll partia jonë ish anëtar të sigurimit të shtetit. Duhet të fillojë hapja e dosjeve të sigurimit të shtetit, nga partia jonë njëherë. Nuk duhet të kenë funksione të larta në parti, poste drejtuese”, tha ajo.

Sipas saj, e vetmja mënyrë që PD të vijë në pushtet është bashkimi i fuqisë.

Humbja e fundit na ka krijuar probleme shumë të mëdha, anëtarësia është dëshpëruar, 8 vite në opozitë, kjo qeveri vazhdon të vendosë gjoba. Shikoni si kanë filluar me u ra investimeve në bregdet. Në mënyrë që të fitojmë një palë zgjedhje normale duhet të bashkohemi” , u shpreh Harxhi.

LEXO EDHE:  Drejtimi i PD-së nga Basha/ Patozi komenton situatën brenda së djathtës

Harxhi nuk nguroi të sfidonte edhe kreun në detyre të PD-së, Bashën, duke thënë se SHBA i ka refuzuar vizën.

Nëse nuk është e vërtetë Basha le të ngrihet dhe ta përgënjeshtrojë, po pres dy javë. Ka 4 vite që nuk ka shkuar në SHBA prej 2017, ka tentuar disa herë, ka pasur disa ftesa, unë këtë përgjigje kam, Basha se të dalë dhe ta përgënjeshtrojë”, tha ajo./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Bie” Elbasani/ Kolegji Zgjedhor lë në fuqi rezultatet e 25 Prillit

Publikuar

-

Nga

Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Elbasanit.

Në këtë mënyrë kanë mbetur në fuqi rezultatet e 25 Prillit edhe për Elbasanin.

Më herët, Kolegji Zgjedhor “rrëzoi” PD për  Qarkun e Fierit.

Me këto dy qarqe Kolegji Zgjedhor u ka dhënë fund sot ankimeve të PD për pavlefshmëri zgjedhore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Një tjetër burgaxhi i Ramës do të largohet nga qeverisja”/ PD sulmon kryeministrin

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi ka reaguar pas lajmit se kryebashkiaku Qerim Ismailaj ka rezultuar i dënuar me tre vite burg në Greqi.

Në një postim në rrjetet sociale ai shprehet se Ismailaj ishte produkt politik i Edi Ramës.

Sipas tij, përballë së vërtetës kryeministri Edi Rama është i pafuqishëm për të mbrojtur kriminelët. Bardhi shtoi se herët apo vonë edhe Rama do të përballet me drejtësinë.

Sot kemi një lajm të mirë! Një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja. Megjithëse me 1 vit e gjysëm vonesë, u provua vërtetësia e qendrimit të Partisë Demokratike se Kryebashkiaku ilegjitim i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, është i dënuar me burg në Greqi dhe se ai e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Qerim Ismailaj është produkt politik i Edi Ramës, njësoj si mbi 20 kriminelë të tjerë që ai i futi në parlament, i emëroi në bashki dhe vazhdon me ta bashkëqeverisjen për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe bashkë me to, edhe votën e tyre. 

Megjithatë, përballë të vërtetës, Edi Rama është i pafuqishëm për të mbrojtur kriminelët që e sollën në pushtet. Herët apo vonë, edhe ai vetë do të përballet me drejtësinë! E vërteta vonon, por nuk harron”, ka shkruar Bardhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryebashkiaku i PS i dënuar në Greqi/ “Rama i pafuqishëm për të mbrojtur kriminelët”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me lajmin se kreu i bashkisë së Mallakastrës rezultoi i dënuar në mungesë në Greqi me 3 vite burg për përleshje dhe rrahje me persona të tjerë.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja.

Sipas tij, me këtë u provua vërtetësia e qendrimit të Partisë Demokratike.

Më tej, ai thekson se Qerim Ismailaj është produkt politik i Edi Ramës, njësoj si mbi 20 kriminelë të tjerë që ai i futi në parlament, i emëroi në bashki dhe vazhdon me ta bashkëqeverisjen.

‘Sot kemi një lajm të mirë! Një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja. Megjithëse me 1 vit e gjysëm vonesë, u provua vërtetësia e qendrimit të Partisë Demokratike se Kryebashkiaku ilegjitim i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, është i dënuar me burg në Greqi dhe se ai e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Qerim Ismailaj është produkt politik i Edi Ramës, njësoj si mbi 20 kriminelë të tjerë që ai i futi në parlament, i emëroi në bashki dhe vazhdon me ta bashkëqeverisjen për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe bashkë me to, edhe votën e tyre. 

Megjithatë, përballë të vërtetës, Edi Rama është i pafuqishëm për të mbrojtur kriminelët që e sollën në pushtet. Herët apo vonë, edhe ai vetë do të përballet me drejtësinë! E vërteta vonon, por nuk harron!’- shkruan Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE