Connect with Us

FSHF mbledh papritur klubet e Superiores, ja arsyeja

Sport

FSHF mbledh papritur klubet e Superiores, ja arsyeja

Publikuar

-

Sektori i Licencimit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka organizuar ditën e sotme një mbledhje me klubet e Kategorisë Superiore ku i ka informuar në lidhje me mënyrat e plotësimit të kritereve në rregulloren e licencimit.

Duke nisur që nga ky edicion, rregullorja e licencimit të klubeve të Superiores është njehsuar me rregulloren e UEFA-s për pjesëmarrjen në kompeticionet europiane.

Në këtë mbledhje mori pjesë edhe Drejtuesi i sektorit të Përgatitjes Atletike në FSHF, Luiggi Febbrari, si dhe përgatitësit atletikë të ekipeve Kombëtare, Luca Laurenti dhe Iris Selimi, të cilët folën për rolin e rëndësishëm që ka kjo figurë në një ekip futbolli.

Komiteti Ekzekutiv në FSHF ka vendosur që duke nisur nga ky sezon, klubet e Kategorisë Superiore e kanë të detyrueshme prezencën e një përgatitësi atletik në stafet e tyre, ndërsa duhet theksuar fakti se Federata e Futbollit ka organizuar herë pas here kurse për këtë figurë kaq të rëndësishme në futboll, ku kanë lektruar emra të mëdhenj të futbollit ndërkombëtar.

Gjithashtu, Sektori i Licencimit u shpreh i gatshëm të ndihmojë klubet e Kategorisë Superiore që do të marrin pjesë në kompeticionet europiane, UEFA Champions League dhe UEFA Conference League

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Christian Eriksen reagon nga spitali, fjalë zemre për mbështetjen e madhe

Publikuar

-

Nga

Christian Eriksen është më mirë dhe vetë futbollisti e konfirmon diçka të tillë përmes një postimi në rrjetet sociale. I shtrirë në shtratin e spitalit, mesfushori danez ka falënderime për të gjithë.

“Përshëndetje të gjithëve. Faleminderit shumë për urimet dhe mesazhet tuaja të ëmbla dhe të mahnitshme nga e gjithë bota.

Kjo do të thotë shumë për mua dhe familjen time. Jam mirë, në këto rrethana. Më duhet të bëj ende disa kontrolle mjekësore në spital, por ndihem mirë.

Tani do të bëj tifozllëk për djemtë e Danimarkës në ndeshjet e radhës. Luaj për të gjithë Danimarkën. Më të mirat!”, shkruan Eriksen në postim e tij.

Mesfushori i Danimarkës përjetoi një moment të vështirë në sfidën kundër Finlandës. Në minutën e 43-të të ndeshje ra pa ndjenja dhe u desh ndërhyrja e mjekëve për t’i shpëtuar jetën.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Shqipëria nuk më hodhi sytë”, Jasir Asani: Nëse Maqedonia më fton e para do ta…

Publikuar

-

Nga

Jasir Asani është tashmë lojtar i Kisvardës në elitën hungareze, teksa shpreson që falë performancave të tij, të marrë edhe një ftesë nga kombëtarja e Shqipërisë.

Ftesë të cilën ish-lojtari i Partizanit e pret prej kohësh, ndërsa së fundmi duket edhe i lodhur nga pritja e gjatë. Në një prononcim për emisionin Euro Dribling, Asani e pranon se nëse e fton e para Maqedonia e Veriut, atëherë do ta mendonte.

“Unë isha te moshat e Maqedonisë dhe pastaj erdha ftesa e Shqipërisë. E pranova me qef se çdo shqiptar kudo është ka dëshirë të luaj për Kombëtaren e Shqipërisë.

Megjithatë unë do ta pres tani dhe do ta respektoj edhe ftesën e Maqedonisë po erdhi. Dëshira ime dhe e familjes është që të vijë sa më shpejtë nga Shqipëria.

Por nëse e para vjen nga Maqedonia do ta mendoj. Nuk e refuzoj dot se kam 4 vite te Partizani dhe në gjithë këtë kohë ka pasur shumë miqësore Shqipëria dhe nuk ka hedhur sytë”, u shpreh Asani.

LEXO TE PLOTE

Sport

Skuadra e Superligës zgjedh qytetin e vogël juglindor për fazën përgatitore

Publikuar

-

Nga

Egnatia është në ndërtim. Drejtuesit janë në punë për emrat e rinj, rinovimet dhe largimet nga skuadra.

Rrogozhinasit pas 16 sezonesh do luajnë sërish në elitë. Për këtë, trajneri Gugash Magani duket se do “shtrydhë” të tijtë në fazën përgatitore.

Trajneri peqinas është në dilemë për qytetin e përgatitjeve, ndërsa besohet se trajnimi do zhvillohet brenda Shqipërisë.

Pogradeci dhe Erseka janë qytetet e menduara nga trajneri Magani. Besohet se qyteti i vogël rrëze Gramozit është me shumë mundësi i përzgjedhuri, teksa Magani do ketë në dispozicion stadiumin “Gramozi”.

Klima e freskët dhe ambienti i përshtatshëm janë dy armët e forta që Erseka ka dhe Magani duket se do zgjedhë këtë qytet për fazën përgatitore.

LEXO TE PLOTE