Connect with Us

Evropa po përgatit një pritje të ngrohtë për Presidentin Biden

Bota

Evropa po përgatit një pritje të ngrohtë për Presidentin Biden

Publikuar

-

Udhëheqësit e grupit të kombeve të industrializuara G-7 takohen këtë fundjavë në Britani, me një axhendë të kryesuar nga rimëkëmbja globale nga pandemia e koronavirusit, ndryshimi klimatik, taksimi dhe sfidat e paraqitura nga Rusia dhe Kina.

Samiti tre-ditor që fillon të premten do të mbahet në Gjirin Carbis, një vendpushim i njohur turistik në Cornwall në gadishullin jugperëndimor të Britanisë. Anijet luftarake britanike janë duke patrulluar përgjatë vijës bregdetare dhe më shumë se 6 500 oficerë policie janë dislokuar ndërsa Britania përgatitet të presë udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Kanadasë.

Australia, India, Koreja e Jugut dhe Afrika e Jugut gjithashtu janë ftuar të marrin pjesë.

Oficerët e policisë bëjnë roje pranë gardhit që qarkon Kështjellën Tregenna, Cornwall, Angli (9 qershor 2021)
Oficerët e policisë bëjnë roje pranë gardhit që qarkon Kështjellën Tregenna, Cornwall, Angli (9 qershor 2021)

Samiti shënon udhëtimin e parë zyrtar të Presidentit Joe Biden jashtë vendit në këtë detyrë. Duke folur para gazetarëve të mërkurën në Bazën Andrews në Maryland, ndërsa ai po përgatitej të fluturonte për në Britani në bordin e Air Force One, Presidenti Biden u pyet për përparësitë e tij për udhëtimin. “Forcimi i aleancës. Bërja e qartë Putinit dhe Kinës se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara kanë marrëdhënie të ngushta dhe G-7 do të lëvizë”, tha Presidenti Biden.

Kryeministri britanik Boris Johnson tha të mërkurën se po mezi pret të mirëpresë aleatët personalisht. “Kjo është hera e parë për gati gjashtë muaj në detyrë që Joe Biden presidenti i Shteteve të Bashkuara ka qenë në gjendje të vijë përtej detit për një udhëtim të rëndësishëm; është hera e tij e parë në kontinentin evropian. Është hera e parë që secili prej nesh me të vërtetë do të jetë në gjendje ta shohim njëri-tjetrin në person që kur filloi pandemia”.

“Kështu që këtu në G-7, ajo që ne synojmë është të sigurohemi që kemi një traktat të ri mbi pandeminë, duke punuar me të, duke rindërtuar më ekologjikisht, duke u rikthyer më mirë, prandaj po shikojmë se çfarë po ndodh këtu në Cornwall me të gjithë teknologjinë e gjelbër, por gjithashtu duke folur për vlerat që kemi të përbashkëta, gjithçka që duam të bëjmë së bashku. Ekziston një axhendë e madhe”, tha Kryeministri Johnson.

Kryeministri britanik Boris Johnson
Kryeministri britanik Boris Johnson

Pas katër vjet marrëdhëniesh të trazuara transatlantike nën ish-Presidentin Donald Trump – axhenda e të cilit “Amerika e Para” ftohu shumë aleatë – Presidenti Biden do të marrë një pritje të ngrohtë në Evropë, thotë analisti Thomas Kleine-Brockhoff, nënkryetar i Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara.

“Përpjekja për të rindërtuar besimin – besimin e humbur me aleatët – është në zemër të axhendës. Dhe ky mesazh vjen me zë të lartë dhe të qartë”, i tha Zërit të Amerikës zoti Kleine-Brockhoff. Por, ai shtoi se plagët nuk janë shëruar ende plotësisht.

“Ekziston një lloj dyshimi i zgjatur se Joe Biden mund të jetë një i zgjatim, një intermezzo midis dy presidencave nacionaliste dhe një Amerike që ka ndryshuar në afatgjatë. Dhe kështu, investimi në administratën e Presidentit Biden [nga aleatët evropianë] nuk është aq menjëherë i dukshëm sa ç’do të shpresonte administrata e Presidentit Biden”, tha zoti Kleine-Brockhoff.

Sidoqoftë, analistët thonë se udhëheqësit e G-7ës do të bëjnë një shfaqje të fortë të unitetit mes sfidave të shumta, thotë Creon Butler, ish-këshilltar i qeverisë britanike në G-7 dhe tani drejtor i Programit të Ekonomisë dhe Financave Globale në institutin e politikës së jashtme Chatham House të Londrës.

“Rimëkëmbja nga COVID-i në përgjithësi është çështja kryesore dhe ju mund ta shihni këtë në mënyrën se si Britania e Madhe po e paraqet samitin”, i tha zoti Butler Zërit të Amerikës. “Ekziston një lloj aspekti ekonomik dhe pastaj ka aspekte të tjerë, veçanërisht për sa i përket shëndetësisë”.

LEXO EDHE:  Europë si do të rimëkëmbesh ti pas krizës?

Organizatori i samitit, Kryeministri Britanik Johnson, ka premtuar se G-7a do të ndihmojë në vaksinimin e të gjithë botës deri në fund të vitit 2022. Një nga paraardhësit e tij, ish-Kryeministri Gordon Brown, thotë se retorika duhet të kthehet në realitet.

“Mendoj se nuk është e tepruar të thuash që G-7a e së premtes është çështje jete dhe vdekjeje. Vendimi i tij do të përcaktojë se kush është i vaksinuar dhe i sigurt dhe kush mbetet i pavaksinuar dhe në rrezik për të vdekur”, tha zoti Brown në një takim virtual të mbajtur të martën nga Chatham House.

Udhëheqësit e G-7 gjithashtu do të përqendrohen në çështjen e ndryshimit klimatik, tregtia dhe taksat. Ministrat e financave të G-7 mbështetën një plan për një normë minimale globale taksash prej 15%. “Kjo është me të vërtetë mjaft revolucionare”, tha zoti Butler. “Siç është, në të vërtetë, marrëveshja për ndarjen e të drejtave të taksimit – pra jo vetëm në vendin ku është rezidenca tatimore e kompanisë, por edhe në vendet ku një kompani mund të ketë të ardhura shumë të mëdha por ku paguan shumë, shumë pak taksë”.

Zoti Butler tha se mbajtja e samitit të G-7 nga Britania ofron një platformë ideale për qeverinë për të projektuar një imazh të ri tani që ajo është larguar nga Bashkimi Evropian.

Një motoçiklist kalon përpara klubit të stolisur me flamujt e vendeve të G-7ës (Cornwall, Angli, 9 qershor 2021)
Një motoçiklist kalon përpara klubit të stolisur me flamujt e vendeve të G-7ës (Cornwall, Angli, 9 qershor 2021)

“Në të vërtetë, G-7a tani është edhe më e rëndësishme për Mbretërinë e Bashkuar dhe në të vërtetë për aleancën Perëndimore në përgjithësi, tani që Britania e Madhe është larguar nga BE-ja, sepse, sigurisht për Mbretërinë e Bashkuar, për gjërat që mund të kenë dashur të koordinojnë dhe të bashkëpunojnë brenda BE-së, G-7a është tani vendi logjik për ta bërë këtë”.

Kërcënimi për demokracitë e G-7 nga Rusia dhe Kina gjithashtu do të diskutohet në Cornwall. Presidenti Biden do të shpresojë për një përgjigje të fortë nga aleatët, thotë analisti Kleine-Brockhoff.

“Pyetja nëse vendet perëndimore mund të gjejnë një përqasje të përbashkët ndaj Kinës dhe nëse Presidenti Biden mund të marrë nga aleatët e tij evropianë gjuhën dhe angazhimin që i nevojitet edhe për qëllimet e tij të brendshme politike… për mua kjo mbetet pikëpyetja e madhe”, tha zoti Kleine-Brockhoff.

Disa nga udhëheqësit e G-7ës do të shkojnë nga Cornwall drejt Brukselit të hënën për një samit të NATO-s. Presidenti Biden është planifikuar të takohet të martën me udhëheqësit e Bashkimit Evropian.

Analistët thonë se sekuenca e takimeve ka për qëllim nënvizimin e mbështetjes së aleatëve përpara takimit të Presidentit Biden të mërkurën me homologun e tij rus Vladimir Putin në Gjenevë./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Gjermani: A do të aplikohet testi COVID-19, për të gjithë që udhëtojnë jashtë vendit?

Publikuar

-

Nga

Brenda vetëm pak ditësh mund të shtrëngohen masat lidhur me testin ndaj virusit Corona për personat që kthehen në Gjermani nga udhëtimet jashtë vendit. Sipas kryeministrit bavarez Markus Söder, qeveria federale planifikon të prezantojë një kërkesë për testime para kthimit në vend. Testimi duhet të aplikohet jo vetëm për udhëtarët me avion, por edhe për ata që udhëtojnë me makinë, me tren ose me autobus. Sipas Söder, të gjithë që kthehen duhet të kenë një test negativ kur të mbërrijnë në vend.

Söder i tha televizionit të parë gjerman ARD: “Qeveria federale na ka siguruar sot se do të provojë gjithçka që është e mundur, që deri më 1 gusht të aplikohet detyrimi i përgjithshëm i testit negativ jo vetëm për udhëtimet ajrore, por edhe për shembull, për udhëtime me makina ose trena”.  Söder tha se data e planifikuar fillimisht për futjen e këtij rregulli, pra me 11 shtator, duket si “një shaka”, sepse ky vendim do të ishte i vonuar pasi deri atëherë kalojnë të gjitha pushimet.

Politikani i CSU-së tha se për këto vendime do të krijohen edhe bazat juridike ligjore dhe se kjo mund të arrihet deri më 1 gusht. Rregullorja e re është e thjeshtë: “Të gjithë kanë nevojë për një test”. Kërkesa për futjen e testeve është mbështetur nga disa kryeministra të landeve të tjera, por nuk dihet sakt nëse ky vendim do të vie me 1 gusht, sepse ende ka kundërshtarë të këtij vendimi të përshpejtuar.

Afati ende nuk është caktuar

Pra ende nuk është e sigurt nëse urdhëresa e re mund të hyjë në fuqi kaq shpejt. Zëvendës zëdhënësja e qeverisë federale, Ulrike Demmer, vuri në dukje se dakordimi i këtyre rregullave ende nuk ka përfudnuar. Tani për tani thuhet: “Sa më shpejt, aq më mirë”.

LEXO EDHE:  Sa gjatë mund të jetojnë njerëzit?

Aktualisht teste negative kërkohen vetëm për personat që duhet të kthehen në Gjermani me avion. Seehofer tha se personat e vaskinuar apo të shëruar nga Covid-19, nuk kanë nevojë për test. Sipas Seehoferit dhe Söderit, në vendkalimet kufitare nuk do të kontrollohen të gjithë, por kontrollet do të jenë në formë sondazhi. Askush nuk dëshiron kontrolle të plota në kufi, shpjegoi Söder.

LEXO EDHE:  “Gustavi i Madh”/ Topi gjigant përmes të cilit Gjermania u përpoq të pushtonte Evropën

 Vaksinimi

Ndërkohë në Gjermani janë vaksinaur rreth 50% e popullatës që jeton në këtë vend. Por ende nuk është sqaruar deri në fund nëse vërtet edhe personat e vaksinuar dhe të shëruar kanë nevojë për teste negative para kthimit në Gjermani. Kjo do të vendoset së shpejti, ndërsa ministri i Shëndetësisë Jens Spahn tha me triumfalizëm se në Gjermani janë vaksinuar ndërkohë më shumë se gjysma e popullatës.

Kohët e fundit është ngadalësuar procesi i vaksinimit, përkundër faktit që në qarkullim ka sasi të mjaftueshme të vaksinave. Në politikën gjermane po diskuktohet me të madhe për mundësinë e stimulimit të vaksinimit apo duhet të aplikohen detyrime të tjera për ata që nuk janë vaksinuar. Në disa vende të tjera kërkohet vaksinimi me detyrim për disa profesione të caktuara. Qeveria federale gjermane ka refuzuar deri tani shprehimisht vaksinimin e detyrueshëm./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA, senatorët marrëveshje për projektligjin dypartiak për infrastrukturën

Publikuar

-

Nga

SHBA, senatorët marrëveshje për projektligjin dypartiak për infrastrukturën

Në Senatin e Shteteve të Bashkuara, negociatorët kanë arritur një marrëveshje për paketën ligjore prej 1.2 trilionë dollarësh për infrastrukturën. Senatori republikan Rob Portman u tha gazetarëve të mërkurën se është rënë dakort për komponentët kryesorë të projektligjit.

Pas muajsh të tërë bisedimesh, kjo mund të hapë tashmë rrugën që legjislacioni të vazhdojë procesin e shqyrtimit në Senat. Madje kreu i shumicës, Senatori Chuck Schumer, tha se një votim procedurial për këtë projektligj dypartiak mund të zhvillohet që të mërkurën.

“Senatorët vazhdojnë të arrijnë progres”, tha Senatori demokrat Schumer në një fjalim në sallën e Senatit.

Senatorja republikane Susan Collins, megjithatë, paralajmëroi se disa detaje ishin ende duke u finalizuar.

Një tjetër senatore republikane, Lisa Murkowski, u tha gazetarëve se, “Unë mendoj se ekziston një vullnet i konsiderueshëm nga të dy kahët politikë që duan të arrijnë tek një paketë për infrastrukturën”.

LEXO EDHE:  “Farage dhe Johnson do të ishin një forcë e pandalshme”/ Kryeministri britanik refuzon propozimin e Trump    

Ajo shtoi se senatorët do të informohen për propozimin që po negociohet “gjatë orëve të ardhshme”.

LEXO EDHE:  “America is back”/ Biden shpall politikën e jashtme

Votimi procedurial thjesht do të kufizonte debatin kur Senati të fillojë të marrë në konsideratë projekt-ligjin dypartiak për investime në infrastrukturë që mendohet të jetë në shumën e rreth 1.2 trilionë dollarëve.

Më 21 korrik, republikanët e bllokuan një veprim të tillë, duke u ankuar se projekt-ligji nuk ishte shkruar ende.

Demokratët shpresojnë të kalojnë këtë muaj, ose në fillim të muajit tjetër, projektligjin për të cilin do të jetë rënë dakord në negociatat dypartiake.

Kjo mund të ndihmojë në eliminimin e pengesave për demokratët, të cilët duan të fillojnë punën për një tjetër projektligj me një buxhet prej rreth 3.5 trilionë dollarësh, të cilin republikanët zotohen se do ta kundërshtojnë./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Publikuar

-

Nga

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Evropës, do të mund të hyjnë në Britani të Madhe pa iu nënshtruar masës së karantinës nga java e ardhshme, kanë thënë zyrtarët britanikë të mërkurën.

Qeveria britanike ka thënë se personat që kanë pranuar dy doza të vaksinës së miratuar nga Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe, apo nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve, do të mund të mund të bëjnë teste për koronavirus para dhe pas hyrjes në Britani, në vend të izolimit për 10 ditë.

LEXO EDHE:  Socializmi e shkatërroi Britaninë e pasluftës, dhe mund të bëjë të njëjtën gjë në SHBA

LEXO EDHE:  Stuhitë në Europë/Nëntë të vrarë nga era e fuqishme

Qeveria e Skocisë, që vendos vetë për politikat shëndetësore, ka marrë vendimin e njëjtë.

Irlanda Veriore, që është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, nuk ka bërë të ditur ndonjë vendim të ngjashëm.

Aktualisht, vetëm personat që janë vaksinuar në Britani, mund të mos i nënshtrohen masës së karantinës.

Megjithatë, ekziston një përjashtim në vendim: Franca, të cilën Mbretëria e Bashkuar e konsideron me rrezik të lartë, për shkak të prezencës të variantit Beta.

Vizitorët nga Franca do të vazhdojnë të përballen me masë të karantinës./rel

LEXO TE PLOTE