Connect with Us

“Drejt daljes nga tuneli i pandemisë”/ Manastirliu nxjerr shifrat dhe jep lajmin e mirë

Shëndeti

“Drejt daljes nga tuneli i pandemisë”/ Manastirliu nxjerr shifrat dhe jep lajmin e mirë

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, ku ka pasqyruar të dhënat e fundit nga spitalet Covid.

Sipas Manastirliut aktualisht në spitalet Covid janë vetëm 20 pacientë të shtruar dhe më pak se 200 raste aktive në të gjithë vendin.

“Punë e palodhur e stafit të #Infektivit, njësoj si ditën e parë, në shërbim të çdo pacienti që po merr trajtim në spital.

Aktualisht janë 20 pacientë të shtruar dhe më pak se 200 raste aktive me #covid19 në të gjithë vendin, por ka ende nevojë për kujdes dhe vigjilencë, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Ulet fasha e vaksinimit në +50 vjeç/ Manastirliu: Sot priten sërish vaksina Pfizer

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka dhënë lajmin për hapjen e fashës së vaksinimit.

Hapim fashën 50-59 vjeç, duke filluar nga grupmosha më e lartë dhe më pas në rend zbritës, për të mundësuar që të gjithë ata që janë më të riskuar, të vaksinohen sa më herët. Ky është një organizim i cili është duke u bërë nga mjeku i familjes. Por të gjithë ato qytetarë që i përkasin kësaj fashe grupmoshe mundet edhe të aplikojnë pranë portalit e-Albania, për të rezervuar ditën e vaksinimit të tyre. Në çdo rast, mjeku i familjes do t’i njoftojë qytetarët për vendin dhe orën e vaksinimit”, ka bërë me dije Manastirliu.

Nga sheshi “Skënderbej”, ku vijon vaksinimi masiv, Ministrja e Shëndetësisë i ka bërë thirrje edhe qytetarëve që tashmë e kanë kryer dozën e parë, të paraqiten pranë qendrave shëndetësore apo pikave të vaksinimit të përqendruar, për të kryer dozën e dytë të vaksinës.

Një thirrje për të gjithë ata që kanë kryer dozën e parë dhe ende nuk e kanë kryer dozën e dytë të vaksinës, të drejtohen pranë qendrave shëndetësore apo pranë pikave të vaksinimit të përqendruar për ta kryer edhe dozën e dytë të vaksinës, sipas këshillës së mjekut, sepse doza e dytë e vaksinës është ajo që garanton imunitetin”, ka bërë thirrje Manastirliu.

LEXO EDHE:  I infektuar prej disa ditësh me Covid/ Altin Goxhaj i nënshtrohet testit të dytë, avokati ndan përgjigjen
LEXO EDHE:  Covid-19 në Kosovë/ Regjistrohen 10 raste të reja

Përveç dozave të vaksinave Coronavac të ardhurave gjatë fundjavës që lamë pas, Manastirliu bëri me dije se sot priten sërish vaksina Pfizer.

“Bashkë me 100 mijë vaksinat Coronavac që mbërritën këto ditë, deri tani janë mbi 1 milion e 60 mijë vaksina të mbërritura në vend, ndërsa sot presim sërish mbi 11 mijë vaksina Pfizer”, tha Manastirliu.

Duke folur për situatën e përmirësuar epidemiologjike, Ministrja e Shëndetësisë apeloi sërish për vigjilencë.

Është e vërtetë që jemi në një situatë të kontrolluar të epidemisë. Në spitalin Infektiv janë vetëm 3 pacientë të shtruar, që marrin shërbim. Pra siç tregojnë shifrat dhe siç analizojnë ekspertët tanë të shëndetit publik, situata është shumë e kontrolluar, por duhet të vijojmë të jemi vigjilentë. Ndaj duhe të përfitojmë nga kjo situatë e kontrolluar, për të bërë vaksinat”, tha Manastirliu.

Deri tani kanë mbërritur në vend 1,067,950 vaksina anticovid. Prej fillimit të procesit të vaksinimit janë kryer në total 880,912 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 365,028 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Dritë në fund të tunelit/ Asnjë humbje jete nga Covid dhe dy raste të reja

Publikuar

-

Nga

Dritë në fund të tunelit/ Asnjë humbje jete nga Covid dhe dy raste të reja

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1693 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë, dhe asnjë viktimë.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 1693 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 1 rast në Shkodër, Librazhd

LEXO EDHE:  Bilanci në botë/ Mbi 39.7 milionë të infektuar me Covid-19

LEXO EDHE:  Bilanci në botë/ Mbi 39.7 milionë të infektuar me Covid-19

Aktualisht janë 118 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,918 që nga fillimi i epidemisë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Hipertensioni në shtatzëni/ Çfarë duhet të dinë nënat

Publikuar

-

Nga

Hipertensioni në shtatëzani/ Doktoreshë Donika Belba tregon shkaqet

Nga doktoreshë Donika Beba

Presioni i lartë arterial ose ndryshe hipertensioni mund të shfaqet edhe gjatë shtatzënisë madje në cilëndo fazë të saj dhe përbën rrezik për shëndetin e nënës dhe të bebit pasi mund të shkaktojë probleme mjaft serioze. Kemi të bëjmë me hipertension në rastet kur në gjendje të relaksuar presioni arterial arrin në vlerat 140/90mmHg apo më tepër.

Hipertensioni prek rreth 8 për qind të grave shtatzëna por tashmë është i mundur menaxhimi/trajtimi i këtij problemi me kujdesin dhe kontrollet e duhura te mjekët specialistë gjinekologë si dhe kardiologë gjatë shtatzënisë.

Cilat janë llojet e hipertensionit që prekin nënat e reja gjatë shtazënisë:
1- Hipertensioni Kronik

Hipertensioni kronik nënkupton praninë e presionit të lartë arterial para fillimit të shtatzënisë. Pacientet me hipertension kronik kanë rrezik të shtuar për shfaqjen e preeklampsisë në tremujorin e dytë ose të tretë të shtatzënisë.

2- Hipertensioni gestacional

Kjo gjendje ndodh kur nëna ka presion të lartë të gjakut vetëm gjatë shtatzënisë dhe njëkohësisht nuk ka as proteina në urinë dhe as probleme të tjera me zemrën apo veshkat. Ky problem diagnostikohet zakonisht pas javës së 20 të shtatzënisë ose afër lindjes. Hipertensioni gestacional zakonisht zhduket pas lindjes.

3- Preeklampsia / Eklampsia

Preeklampsia është forma më e rëndë e hipertensionit gjatë shtatzënisë dhe ndodh kur një grua shtatzënë e cila ka pasur gjithmonë presion arterial normal, papritmas shfaq presion të lartë arterial, gjendje kjo e cila shoqërohet edhe me praninë e proteinave në urinë dhe shfaqet pas javës së 20-të të shtatzënisë.

Simptomat që sinjalizojnë praninë e pre-eklampsisë përfshijnë:

– Dhimbje koke e vazhdueshme
– Shikim i paqartë & i turbullt
– Diskomfort/Dhimbje në stomak
– Nauzea ose të vjella
– Enjtje e fytyrës si dhe duarve
– Shtim i menjëhershëm i peshës
– Probleme me frymëmarrjen
Gratë shtatzëna janë më të rrezikuara për t’u prekur nga preeklampsia në rastet kur:
– Janë në shtatzëninë e tyre të parë
– Kanë vuajtur nga preeklampsia gjatë një shtatzënie të mëparshme
– Vuajnë nga presioni arterial kronik apo dhe nga sëmundjet kronike të veshkave
– Kanë histori familjare të preeklampsisë
– Vuajnë nga diabeti i tipit 1 apo 2
– Janë mbipeshë apo obeze
– Nëna është mbi moshën 40 vjec

LEXO EDHE:  I infektuar me koronavirus/ Ndërron jetë ish-kryebashkiaku i Kavajës

LEXO EDHE:  Bilanci në botë/ Mbi 39.7 milionë të infektuar me Covid-19

Në raste mjaft të rralla preeklampsia mund të shfaqet edhe pasi nëna ka lindur. Për këtë arsye rekomandohet monitorimi & ndjekja e vijueshme me mjeken obstetër-gjinekologe edhe pas lindjes.
Në rastet kur nuk trajtohet, hipertensioni gjatë shtatzënisë mund të rrezikojë jo vetëm jetën e nënës por edhe të foshnjes.

Ndër komplikacionet që mund të shfaqen si pasojë e pranisë së kësaj patologjie për foshnjën mund të përmendim, lindjen e parakohshme(para javës së 37-të të shtatzënisë) dhe lindjen nënpeshë. Duke qenë se presioni i lartë i gjakut të nënës e bën më të vështirë për fëmijën të marrë nivelet e duhura të oksigjenit dhe lëndëve ushqyese për t’u zhvilluar, nëna rrezikon në disa raste të bëjë lindje të parakohshme.

Komplikacione të shumta dhe mjaft të rrezikshme mund të shfaqen edhe te nëna dhe si të tilla përmendim vetë praninë e hipertensionit e cila shoqërohen me shenjat të encefalopatisë hipertensive, rritjen e transaminazave apo enzimave hepatike, shkolitjen e parakohshme e placentës, stroke apo goditje cerebrale, sulmet eklamtike të cilat shfaqen formën e konvulsioneve dhe rrezikojnë jetën e nënës si dhe sindromën HELLP e cila konsiston në crregullimin e faktorëve të koagulimit të gjakut, në trombocitopeni si dhe rritjen e enzimave të heparit.

Trajtimi i hipertensionit gjatë shtatzënisë konsiston të trajtimin multidisiplinar të problemit. Pra, në varësi të llojit dhe zanafillës së hipertensionit në shtatzëni, diagnostikimi i së cilit realizohet nga konsulta me mjekun obstetër-gjinekolog, nevojitet patjetër edhe ndjekja e pacientes nga mjekët e specialiteteve të ndryshme të cilët kanë si synim zbulimin dhe menaxhimin e faktorëve shkaktarë të hipertensionit nëpërmjet kryerjes së të gjitha ekzaminimeve të nevojshme.

Në Spitalin Hygeia Tiranë, ofrohen të gjitha llojet e shërbimeve mjekësore, nga ato më baziket deri tek ato më të ndërlikuarat për çdo grupmoshë, gjithcka në shërbim të shëndetit të pacientëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE