Connect with Us

Debate mbi efektivitetin e ilaçit të ri për trajtimin e alcajmerit

Shëndeti

Debate mbi efektivitetin e ilaçit të ri për trajtimin e alcajmerit

Publikuar

-

Debate mbi efektivitetin e ilaçit të ri për trajtimin e alcajmerit

Shkencëtarët po debatojnë mbi vendimin e rregullatorit amerikan të ilaçeve për miratimin e një ilaçi të ri për trajtimin e alcajmerit, i pari në njëzet vjet. Miratimi nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve nuk mori parasysh paralajmërimet nga ekspertët e saj të pavarur se trajtimi nuk ka treguar një ngadalësim të sëmundjes që dobëson funksionimin e trurit, por tani autoritetet e tjera rregullatore në të gjithë botën mund të rishikojnë studimet e debatueshme të këtij ilaçi.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave tha se ka miratuar përdorimin e ilaçit aducanumab të kompanisë Biogen bazuar në rezultatet që tregonin “shanse të arsyeshme” se mund të sillte përfitime për shëndetin e pacientëve me alcajmer.

Ky është ilaçi i vetëm që rregullatorët amerikanë thonë se ka gjasa të trajtojë shkaqet e sëmundjes, e jo thjesht të menaxhojë simptomat si ankthi dhe pagjumësia.

Vendimi, që mund të ketë ndikim tek miliona amerikanë të moshuar dhe familjet e tyre, pritet të shkaktojë mosmarrëveshje midis mjekëve, studiuesve dhe grupeve të pacientëve.

Ai gjithashtu ka pasoja të gjera mbi standardet e përdorura për të vlerësuar terapitë eksperimentale, përfshirë ato që tregojnë vetëm përfitime të vogla.

Profesori i Neurologjisë në Kolegjin e Londrës, Jonathan Schott nuk pret që ky të jetë ilaçi më i rëndësishëm për trajtimin e alcajmerit. Por, Dr. Schott, i cili gjithashtu është një nga studiuesit kryesor në organizatën e Studimit të Alcajmerit në Britani, beson se ilaçi i ri do të jetë një hap i rëndësishëm që do të tërheqë investime nga kompanitë farmaceutike.

“Ilaçet e para që miratohen për përdorim nuk janë domosdoshmërisht më të mirat. Ato në fund mund të mos përdoren shumë, por ato janë një nxitje e madhe për vazhdimin e investimeve”, thotë ai.

Vendimi për miratimin e ilaçit u mirëprit edhe nga të afërmit e pacientëve me alcajmer, si Emily Allen, nëna e së cilës u diagnostikua me alcajmer 11 vjet më parë kur ajo ishte vetëm gjashtëdhjetë vjeç.

Zonja Allen thotë se pacientëve me një sëmundje kaq degjeneruese afatgjatë duhet t’u jepet mundësia të provojnë ilaçe të reja si aducanumab-i.

LEXO EDHE:  Ja pse situata nga Covid-19, mund të përkeqësohet shumë këtë dimër

“Nuk ka asgjë për alcajmerin në këtë moment, dhe ky ilaç është i dobishëm vetëm në fazat e hershme të sëmundjes, që do të thotë se tani është vonë për shumë njerëz. Unë mendoj se nuk është e drejtë të jesh kaq i përmbajtur rreth një sëmundjeje që ndikon rëndë tek e gjithë familja”, thotë ajo.

Alcajmeri shkaktohet nga ndërtimi i proteinave anormale të amiloidit dhe taut në tru. Kjo çon përfundimisht në humbjen e qelizave të trurit dhe shkakton ndryshime kimike që çojnë në simptoma të alcajmerit si humbja e kujtesës.

Ilaçi i ri, aducanumab përqëndrohet tek amiloidi, duke krijuar një përgjigje të sistemit imunitar ndaj tij.

“Ilaçet që kemi pasur deri më sot, të licensuara gati 20 vjet më parë, rrisin kimikatet e trurit tek pacientët me alcajmer, por nuk bëjnë asgjë për të trajtuar proceset themelore si akumulimi i proteinave anormale. Ky ilaç, aducanumabi u krijua për të pastruar proteinat amiloide nga truri. Dhe ne mendojmë se akumulimi i amiloideve fillon shumë vite para shfaqjes së simptomave”, thotë Dr. Schott.

Kërkimet si ai në Spitalin Charing Cross të Londrës kanë kontribuar në dy studime të shqyrtuara nga Administrata amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve.

Dr. Schott thotë se mosmarrëveshjet rreth gjetjeve përqendrohen në faktin nëse dy studimet tregojnë se ka patur përmirësime të kujtesës tek pacientët e trajtuar me ilaçin e ri.

Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve i pranoi “pasiguritë e mbetura” rreth ilaçit, por tha se aftësia e tij për të zvogëluar grumbujt e dëmshëm të pllakëzave në tru pritet të ndihmojë në ngadalësimin e demencës.

Ilaçi i ri i prodhuar nga kompanitë Biogen dhe Elsai.Co është miratuar për përdorim tek pacientët që janë në fazat e hershme të alcajmerit dhe një nga sfidat më të mëdha është diagnostikimi i saktë i sëmundjes. Për zgjidhjen e këtij problemi është duke punuar një laborator në Universitetin e Lundit në Suedi, i cili po bënë studime mbi një test eksperimental gjaku për të lehtësuar diagnostikimin e sëmundjes./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Lehtësohen të tjera masa anti Covid/ Ministria e Shëndetësisë jep detajet

Publikuar

-

Nga

Lehtëson të tjera masa anti Covid/ Ministria e Shëndetësisë jep detajet

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se do të lirohen të tjera masa anti Covid.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook bëhet me dije se do të lejohen grumbullimet me 50 persona në ambiente të hapura, nga 10 që ishin aktualisht.

Kjo masë lehtësues hyn në fuqi nga dita e sotme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Manastirliu ndan lajmin e mirë/ Ky është qarku i parë me zero infektime

Publikuar

-

Nga

Manastirliu ndan lajmin e mirë/ Ky është qarku i parë me zero infektime

Vlora është qarku i parë në vend që nuk ka asnjë rast aktiv me koronavirus. Ky lajm i mirë u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Përmes një postimi në Facebook Manastirliu thekson se ky është një lajm i mirë.

Lajm i mirë

*Vlora është qarku i parë në vend, ku nuk ka raste aktive me #covid19”, shkruan Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ 8 raste të reja me Covid në 24 orë, ja sa kanë humbur jetën

Publikuar

-

Nga

MSH nxjerr shifrat/ 14 raste të reja me Covid në 24 orë, ja sa kanë humbur jetën

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3375 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 8 qytetarë, ndërsa është regjistruar dhe 1 viktima.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 3,375 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 8 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 2 raste në Tiranë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Lezhë, Has.

Vlora është qarku i parë në vend ku nuk ka raste aktive me Covid19. Aktualisht janë 136 raste aktive në vend. Prej tyre, po marrin trajtim spitalor 19 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk e ka fituar dot betejën me Covid19 një qytetar 73 vjeç nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,879 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

LEXO EDHE:  Debat në Këshillin e Integrimit/ Hysi-Hajdarit: E ke nga mungesa e eksperiencës
LEXO EDHE:  Skandal/ Drejtoresha e Lojërave të Fatit sfidon Parlamentin

Statistika (15 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 8
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 19
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3,375

Testime totale 762,976
Raste pozitive 132,469
Raste të shëruara 129,879
Raste Aktive 136
Humbje jete 2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 43
Tiranë 37
Berat 17
Durrës 11
Lezhë 7
Elbasan 6
Gjirokastër 6
Korçë 3
Dibër 3
Fier 2
Kukës 1

LEXO TE PLOTE