Connect with Us

Armando Sadiku në kryeqytet, takohet me presidentin e Partizanit

Sport

Armando Sadiku në kryeqytet, takohet me presidentin e Partizanit

Publikuar

-

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, ka pasur një takim “blic” ditën e sotme me sulmuesin e Kombëtares, Armando Sadiku, i cili ndodhet në Shqipëri për pushime.

“Panorama Sport” ka arritur të sigurojë foto nga momenti i takimit të numrit 1 të klubit të kuq me futbollistin 30-vjeçar në zonën e ish-bllokut.

Vlen të theksohet fakti se Sadiku është pjesë e Bolivarit në kampionatin e Bolivisë. Natyrisht që është periudhë pushimesh, por nuk ka asgjë të pamundur që sulmuesi të jetë goditja e Partizanit në merkato.

Gjithsesi, për momentin këto janë vetëm hipoteza, pasi Sadiku është nën kontratë me Bolivar. Klubi i kuq ka një raport të mirë me këtë skuadër, pasi në sezonin e fundit kishte në përbërje mbrojtësin Dominguez.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Këto janë 4 ndeshjet e sotme në Euro 2020, sytë te Portugali-Francë

Publikuar

-

Nga

Sot do të zhvillohen katër ndeshjee e xhiros të fundit të fazës së grupeve në Kampionatin Evropian. Dy takime do të luhen nga ora 18:00, ndërsa dy të tjera fillojnë nga ora 21:00.

Sllovakia dhe Spanja do të përballen në kuadër të Grupit E, ndersa e kanë fitoren si opsionin e vetëm për të kaluar në fazën e eliminimit direkt. Një tjetër takim interesant është edhe ai mes Suedisë së kualifikuar tej dhe Polonisë që shpreson të arrijë të kualifikohet. Në Grupin E, Suedia ka katër pikë, Sllovakia me tre, Spanja me dy dhe Polonia me një.

Duele të zjarrta priten edhe nga ora 21:00, aty ku luhet po ashtu për kalimin e fazës së grupeve. Derbi kryesor i ditës së sotme do të jetë ai mes Portugalisë dhe Francës në kuadër të Grupit F. Gjelat tashmë janë të kualifikuar tej, por dëshirojnë ta mbyllin këtë fazë si lider, gjersa portugezët e kanë si opsion vetëm fitoren.

Një tjetër takim i rëndësishëm është edhe ai mes Hungarisë dhe Gjermanisë, me këta të fundit që kërkojnë fitoren, por shpresojnë që Portugalia të mposhtet nga Franca. Në Grupin F, Franca ka katër pikë, Gjermania dhe Portugalia me tre dhe Hungaria me një.

LEXO TE PLOTE

Sport

Mbyllet sonte faza e grupeve, ja 12 ekipet e kualifikuara deri tani në Europian

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e sotme do të mbyllen edhe ndeshjet e fazës së grupeve të Europianit.Kur kanë mbetur edhe 4 duelet e grupeve E dhe F, tashmë janë zbuluar 12 skuadrat që kanë siguruar kualifikimin për në fazën e 1/8-va të EURO 2020, teksa mbeten për t’u zbuluar vetëm 4 enigmat që do të plotësojnë grupin e 16 kombëtareve që do të marrin pjesë në raundin pasardhës me eliminim direkt.

Italia, Uellsi, Zvicra, Belgjika, Danimarka, Holanda, Austria, Çekia, Anglia, Suedia, Franca dhe Kroacia janë 12 kombëtaret e kualifikuara deri më tani. Këtyre pritet t’u shtohen ditën e mërkurë edhe 4 emra të tjerë që do të formojnë 16-shen. Për sa i përket dueleve për 1/8-at e Europianit, Uells-Danimarkë dhe Itali-Austri janë 2 çiftet e vetme të përcaktuara deri më tani.

LEXO TE PLOTE

Sport

Nuk ka surpiza, Kroacia mund Skocinë dhe kualifikohet më tej

Publikuar

-

Nga

Kroacia arriti një triumf të madh duke mundur 3-1 Skocinë në shtëpinë e këtyre të fundit në ‘’Hampden Park’’ teksa ballkanasit kualifikohen për në raundin e 1/8-ve dhe duhet të presin të mbarojnë sfidat në dy grupet e mbetura për të mësuar kundërshtarin e radhës.

Të parët që kaluan në avantazh ishin kroatët me anë të Vlasiç në minutën e 17-të të takimit. Por avantazhi i kroatëve zgjati pak, pas 3 minuta nga fundi Amstrong barazoi rezultatin duke shpërthyer festa në stadiumin ‘’Hampden Park’’.

Pjesa e dytë nisi vrullshëm për Kroacinë e cila u hodh menjëherë në sulm për golin, duke e gjetur atë në minutën e 62-të me kapitenin Luka Modriç. Ylli i Realit realizoi një eurogol nga distanca duke shtangur portierin Marshall i cili e kishte të pamundur të neutralizonte gjuajtjen.

Për golin e tretë mendoi Perisiç i cili shfrytëzoi saktë një krosim të Modriç duke kërcyer mbi të gjithë. 3 gola për 3 pikë për Kroacinë e cila ngjitet në vendin e dytë në Grupin D, pasi ka golavarazhin më të mirë se Çekia e cila u mund 1-0 nga Anglia.

LEXO TE PLOTE