Connect with Us

Aksident në Tiranë/ Rrëzohet pema, zë poshtë makinën që ishte në lëvizje

Aktualitet

Aksident në Tiranë/ Rrëzohet pema, zë poshtë makinën që ishte në lëvizje

Publikuar

-

Aksident i rëndë në Divjakë/ Motori përplas për vdekje 85-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në kryeqytet, ku një pemë është rrëzuar dhe ka zënë poshtë një makinë që ka qenë në lëvizje.

Ngjarja ndodhi në rrugën Xhanfize Keko.

Sipas BW, brenda makinës ka qenë një vajzë, ndërsa nuk dihet ende gjendja e saj shëndetësore.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Aksidenti i merr jetën 63-vjeçarit

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Droga në portin e Durrësit/ Artan Hoxha: Të kontrollohen të 15 kontejnerët, nëse nuk futen në skaner rrezikon….

Publikuar

-

Nga

Droga në portin e Durrësit/ Artan Hoxha: Të kontrollohen të 15 kontejnerët, nëse nuk futen në skaner rrezikon….

Një tjetër sasi kokainë është sekuestruar ditën e sotmë në Portin e Durrësit.

Bëhet fjalë për 6.5 kg kokainë e cila ishte fshehur në një kontejner që vinte për llogari të kompanisë “Alba Exotic Fruit”.

Po kësaj kompanie rreth 10 ditë më parë ju sekuestrua një tjetër sasi kokaine prej 11kg e 675 gram.

Një javë më parë gazetari investigativ Artan Hoxha denoncoi dëmtimin e njërit prej kontejnerëve në portin e Durrësit që i përkiste pikërisht kompanisë “Alba Exotic Fruit”, nga ku dyshohet se mund të jetë nxjerrë një sasi kokaine.

Lidhur me këto zhvillime gazetari Artan Hoxha ka reaguar sërish. Ai bën me dije se për llogari të “Alba Exotic Fruit”, kanë mbërritur 15 kontejnerë.

Hoxha ka thënë se pasi u kap sasia prej 11.6 kg kokainë, skanerat kontrolluan 7 kontejnerë nga 15 të kësaj kompania, por kontrolli nuk vijoi për të gjithë. Ai raporton se kontejneri që denoncoi si të dëmtuar dhe prej tij mund të jetë nxjerrë një sasi kokaine, i përkiste 8 kontejnerëve që nuk u futën për kontroll në skaner.

LEXO EDHE:  Audi Q7 hibrid është një “bishë”/ Tmerrësisht i shpejtë dhe i mbushur me teknologji

LEXO EDHE:  Aksidenti i merr jetën 63-vjeçarit

Ndërkohë sipas Hoxhës sot ka kaluar në skaner kontejneri i radhës, dhe pikërisht sapo ka hyrë është zbuluar sasia e radhës prej 6.5 kg kokainë.

Hoxha shton se autoritetet portuale në Durrës duhet të ushtronin kontroll në të 15 kontejnerët për llogari të kësaj kompania duke llogaritur riskun. Sipas tij kontejnerët rrinë për disa ditë në port, deri në momentin që paraqitet kompania për t’i tërhequr. Por gjatë kohës së pritjes, kontejnerët nuk futen në skaner dhe rrezikon që droga brenda tyre të nxirret siç ndodhi me kontejnerit e denoncuar nga vetë gazetari Hoxha.

Sipas policisë deri më tani janë kontrolluar 10 kontejnerë të kësaj kompanie, ndërsa mbetet ende pa kontroll me skaner 5 të tjerë, që mund të kenë sasi të tjera kokaine.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ju gjetën doza kanabisi teksa lëvizte me “Audi”/ Detajet nga shoqërimi i djalit të Azem Hajdarit, kush u ndalua me të

Publikuar

-

Nga

Ju gjetën doza kanabisi teksa lëvizte me “Audi”/ Detajet nga shoqërimi i djalit të Azem Hajdarit, kush u ndalua me të

Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi shoqërimin e djalit të Azem Hajdarit.

Mësohet se automjeti tip ‘’Audi’’ drejtohej nga 23-vjeçari H.Gj, kurse Azem Hajdari bashkë me një vajzë 19-vjeçare nga Lushnja ishin pasagjerë.

Ndërkohë në automjet u gjetën 5 doza me lëndë narkotike kanabis.

Azem Hajdari bashkë me drejtuesin e automjetit dhe 19-vjeçaren janë shoqëruar në Komisariat.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Elbasan

Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi”,  që drejtohej nga  shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.

LEXO EDHE:  Aksidenti i merr jetën 63-vjeçarit

LEXO EDHE:  Aksident tragjik/Humb jetën një grua, tjetra e plagosur rëndë

Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Drejtuesi i mjetit sëbashku me pasagjerët  A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

I gjendet drogë në makinë/ Shoqërohet në polici djali i Azem Hajdarit

Publikuar

-

Nga

Djali i vogël i Azem Hajdarit, i cili mban të njëjtin emër me babanë e tij të ndjerë, është shoqëruar në polici mbrëmjen e sotme.

Mësohet se ai është shoqëruar nga policia e Elbasanit, pasi i është gjetur një sasi e vogël narkotike e llojit hashash në makinë.

Së bashku me të është shoqëruar edhe një miku i tij. Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet luksoz në territorin e qarkut të Elbasanit teksa u ndaluan nga policia për kontroll./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE