Connect with Us

A pati parregullsi në zgjedhje/ Përgjigjen qytetarët: Nuk diktoi në rezultat

Politikë

A pati parregullsi në zgjedhje/ Përgjigjen qytetarët: Nuk diktoi në rezultat

Publikuar

-

Shumica e shqiptarëve mendojnë se në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit pati parregullsi, mirëpo pjesa më e madhe e tyre thonë se ato nuk diktuan fituesin. Ndërkohë nga ata që shprehen se pati parregullsi, apo manipulime jo të gjithë bien dakord se procesi duhet përsëritur.

Kështu rezultoi në sondazhin e kompanisë prestigjioze MRB bërë për Euronews Albania, ku të pyeturit u vunë përballë pretendimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se “zgjedhjet u vodhën dhe kishte manipulime të mëdha nga qeveria” dhe se 25 prilli ishte “masakër elektorale”.

Të pyetur për këtë pretendim ata u shprehën se:

Zgjedhjet ishin të drejta, rezultati i qartë, nuk mund të sfidohet – 44.7%

Kishte disa parregullsi nga qeveria, por nuk ndikoi në rezultat – 11.4%

Kishte disa parregullsi, jo vetëm nga qeveria, por kjo nuk vendosi fituesin – 17.8%

Kishte manipulime serioze nga qeveria që vendosën fituesin – 23.2%

Në përgjithësi nga 52.4% e të pyeturve, që ranë dakord për parregullsi apo për manipulime, 55.7% e tyre (29.2% i 52.4%) nuk mendojnë se këto parregullsi diktuan rezultatin, ndërsa 55.9% e tyre nuk besojnë se zgjedhjet duhen ripërsëritur.

LEXO EDHE:  Rritja e të infektuarve/ Bino: Qytetarët nuk respektuan masat, një shkelje e vogël përhap virusin

Analizuar sipas votuesve, bie në sy se 78.3% e votuesve të PS-së besojnë se “zgjedhjet ishin të drejta dhe rezultati i qartë dhe që nuk mund të sfidohet”, ndërsa nga votuesit e PD-së vetëm 52.1% besojnë se “kishte manipulime serioze nga qeveria që vendosën fituesin”.

Metodologjia

Sondazhi u bë për Euronews Albania nga kompania prestigjioze MRB, e cila zhvilloi 1,000 intervista (49.5% meshkuj, 50.5% femra) ballë për ballë në zonat urbane dhe rurale me persona me të drejtë vote (mbi 18 vjeç) nga data 25 maj deri më 2 qershor./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Goditja e veprimtarive kriminale dhe bashkëpunimi me SPAK/ Çuçi takim online me shefen e Europol

Publikuar

-

Nga

Goditja e veprimtarive kriminale dhe bashkëpunimi me SPAK/ Çuçi takim online me shefen e Europol

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka zhvilluar një takim online me drejtoreshën ekzekutive të EUROPOl, Catherine de Bolle.

Çuçi thotë se gjatë takimit u diskutua për shtrirjen e bashkëpunimit në shkëmbimin e informacionit me SPAK apo BKH për të parandaluar e goditur veprimtaritë e paligjshme.

Ai i tregoi znj. de Bolle se ambicia e Shqipërisë është të ketë një rol në skuadra të përbashkëta hetimore e operacione me EUROPOL njësoj së vendet anëtarë të BE.

“Sot pata kënaqësinë të zhvilloja një takim me drejtoreshën ekzekutive të Europol, znj. Catherine De Bolle. Diskutuam mbi stadin e bashkëpunimit të deritanishëm, ku Shqipëria është një aktor i përfshirë në formë të drejtpërdrejtë në operacionet e përbashkëta kundër trafiqeve dhe veprimtarive të tjera kriminale. Çështje tjetër me rëndësi gjatë diskutimit që pata me të, ishte edhe shtrirja e bashkëpunimit në shkëmbimin e informacionit edhe me institucionet e reja të drejtësisë të ngritura në vendin tonë siç është Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

LEXO EDHE:  Varianti britanik në Kosovë, alarm për kujdes dhe respektim të masave

LEXO EDHE:  Menaxhimi i pasojave të tërmetit/ Qarku i Durrësit i vë notë qeverisë dhe opozitës

Rritja e sasisë dhe e cilësisë së informacionit të shkëmbyer, si dhe ky dimension i ri bashkëpunimi që duam të krijojmë me SPAK e BKH, do të ndihmojë në parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme. Shqipëria ka një rol aktiv në EUROPOL dhe vijon të jetë shtet drejtues në operacione veprimi, por kemi natyrisht ambicien të marrim një rol të shtuar në skuadra të përbashkëta hetimore dhe operacione njësoj si të ishim shtet anëtar i Bashkimit Europian”, shkruan Çuçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ligji i dekriminalizimit/ Balliu: PD po shpëton institucionet nga kriminelët e PS

Publikuar

-

Nga

Ligji i dekriminalizimit/ Balliu: PD po shpëton institucionet nga kriminelët e PS

Ish deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu u shpreh se se kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij janë rritur shumë ekonomikisht, ndërsa ajo e Shqipërisë ka rënë në kuota dramatike.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Balliu u shpreh se institucionet shqiptare po shpëtojnë nga kriminelët e PS falë ligjit të dekriminalizimit të PD.

Dekriminalizimi i PD po shpëton institucionet shqiptare nga kriminelët e PS.

I vetmi sukses i Shqipërisë përgjatë këtyre 8 viteve ka qenë procesi i dekriminalizimit të zyrtarëve të lartë, proces i cili largoi kriminelet nga Parlamenti dhe nga Bashkitë. Ky proces fatmirësisht po vijon të ketë sukses.

Dhe këtë sukses Shqipëria e ka nga Partia Demokratike.

Ndërsa sukseset e PS janë suksese të lartgjatësisë së tij por asgjë për Shqipërinë.

Dhe fakti më i qartë është se ekonomikisht Rama dhe ministrat e tij janë rritur, por ekonomia e Shqipërisë ka rënë në kuota dramatike”, tha Balliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Ekspertët zbërthejnë mesazhet që prodhoi takimi i Brukselit

Publikuar

-

Nga

Dialogu Kosovë-Serbi, ekspertët zbërthejnë mesazhet që prodhoi takimi i Brukselit

Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë u takuan këtë të martë në Bruksel në kuadër të dialogut, proces ky, i cili synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Kryeministri Albin Kurti tha se pala kosovare ka qenë shumë konstruktive, por një gjë e tillë shtoi ai nuk u reflektua nga ana e palës serbe.

Euronews Albania zhvilloi një bisedë të zgjeruar me dy njohës të mirë të zhvillimeve politike në dialogun Kosovë-Serbi dhe rolin, që sipas tyre, duhet të luajë Bashkimi Evropian në këtë proces.

Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se në takimin e sotëm ishte e pritshme që nuk do kishte një rezultat konkret. Sipas saj, fakti që Kosova ndodhet në tryezën e dialogut në Bruksel dhe ka bërë propozime konkrete mbi mënyrën se si duhet të vijojë dialogu duhet cilësuar si hap pozitiv.

“Në fakt ishte i pritshme, sepse ne prisnim që Kurti do synonte të çonte përpara një qasje të re për dialogun. Ka një dekadë që jemi në dialog dhe si proces nuk ka qenë i mirëorientuar dhe se cili ka qenë epilogu i tij. Pala e Kosovës propozoi katër parime dhe parashtroi qëndrimin e saj rreth këtij procesi, por nuk dimë detaje se si ka shkuar takimi brenda. Duhet të shikohet se sa do të jetë e bëshme kjo gjë. Një gjë është pozitive, që Kosova ka shprehur gatishmërinë të shkojë në dialog”, tha ajo.

Ajo thekson se Bashkimi Evropian duhet të tregojë pozicionin e tij të qartë në raport me dialogun Prishtinë-Beograd.

“Dhjetë vjet kemi paqartësi, kemi marrëveshje të paqarta dhe BE-ja duhet të marrë një pozicion të qartë në raport me procesin”, tha Jeta Krasniqi.

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh profesor i filozofisë, Elvis Hoxha, shprehet se në takimin e Brukselit sot është arritur shumë dhe kjo arritje për të është “vendosja e reciprocitetit”.

LEXO EDHE:  Video-Kryeministri kanadez leksion Ramës/ Është koha për vepra dhe jo fjalë zoti Kryeministër

LEXO EDHE:  “Jeni të gjithë mashtrues dhe gjakpirës”/ Qytetarët i tregojnë vendin Ramës: Boll më...

“Për mua është arritur shumë sot. Është arritur pjesa që është pjesa e reciprocitetit në raport me gjërat. Tani jemi në vërtetësinë e gjërave. Deri tani, të dyja përfaqësitë kanë bërë sikur janë marrë vesh. Këtu kemi të bëjmë me një gjë, që është krejt e komplikuar dhe nuk qenka kaq e thjeshtë. Kështu kemi histori…dhe historia fillon me të zhdukurit”, tha Hoxha.

Ai komentoi edhe rolin e ndërmjetësuesve të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, për të cilët tha se e kanë shumë të vështirë pasi përfaqësojnë vende brenda unionit, të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosvës.

“Lajçak dhe Borrell duhet ta kuptojnë që është shumë e vështirë, sepse përfaqësojnë dy vende që nuk e njohin Kosovën. Prandaj ju nuk patë rezultat, sepse jemi të barabartë. Unë e shoh këtë si fillimi i fitores. Janë dy subjekte që dialogojnë në një mjedis gjeopolitik dhe komunitar dhe kështu është në lojë BE dhe SHBA”, tha ai.

Sipas z. Hoxha, është Serbia ajo që duhet të avancojë në subjektin e saj të dialogut dhe jo Kosova.

“E varur nga Kosova sot është Serbia. Në këtë kuadër ne shkojmë në një bisedë në Bruksel. Pellgu në të cilin ka lidhje i gjithë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është në qendër të Evropës, nëse nuk ekziston ky parimi evropian i vlerave është e kotë të bëhet ky dialog. Prandaj, Serbia duhet të avancojë në subjektin e vetë të dialogut, jo Kosova. Kosova duhet të rrijë në pozicionin e shtetit të pavarur”, tha z. Hoxha./euronews

LEXO TE PLOTE