Connect with Us

A ishte e nevojshme nisja e një procedure kundër Gjermanisë?

Bota

A ishte e nevojshme nisja e një procedure kundër Gjermanisë?

Publikuar

-

Procedura e Komisionit Evropian kundër Gjermanisë për shkelje të marrëveshjeve nuk vlerëson drejt tablonë e përgjithshme. Një mbyllje e shpejtë e procedurës do të ishte qëndrim fair ndaj Gjermanisë, shkruan Auron Dodi.

Komisioni Evropian nisi të mërkurën (09.06.) një procedurë kundër Gjermanisë: “për shkak të shkeljes së parimeve bazë të së drejtës së BE”. Një zëdhënës tha se këtu bëhet fjalë edhe për “respektimin e kompetencës së Gjykatës Evropiane të Drejtësisë”.

Komisioni Evropian mendon se marrëveshjet e BE Gjermania i ka shkelur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese Gjermane të vitit 2020, për blerjet e obligacioneve nga Banka Qendrore Evropiane (BQE). Gjykata Kushtetuese Gjermane vuri në dyshim që Banka Qendrore Evropiane i ka mbajtur parasysh “proporcionalisht” pasojat anësore për shtetet e tjera të BE, kur ka blerë në stil të gjerë, në kuadër të funksionit si ruajtëse e stabilitetit të Euros, obligacione të shteteve në krizë të Eurozonës dhe i kërkoi asaj argumenta. Më tej e shpalli të pavlefshëm për Gjermaninë vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë se kishte qenë e ligjshme blerja e obligacioneve nga Banka Qendrore Evropiane.

Me vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese Gjermane u dha atëherë pjesërisht të drejtë paditësve që panë shkelje të të drejtave të tyre kushtetuese nga BE: pasi blerja e obligacioneve nga BQE ndikon negativisht te taksapaguesit gjermanë si në “rritjen e borxhit”, ashtu edhe në pakësimin e “kursimeve personale”.

Deutschland Urteil des Bundesverfassungsgerichts l Rundfunkbeitrag in wesentlichen Punkten rechtmäßig

Mungojnë kritere objektive për kufijtë e kompetencave nacionale e evropiane

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, vërtet që deklaroi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese Gjermane se mund të hapet një procedurë për shkeljen e marrëveshjeve evropiane nga Gjermania. Aq më tepër kur cënimi i autoritetit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED) nga një Gjykatë Kushtetuese nacionale, si e Gjermanisë, mund të shërbejë si një rast frymëzues për shtete që ndihen “të kufizuara” nga e drejta evropiane, si p.sh. Polonia dhe Hungaria.

Në fund të fundit, edhe sipas ekspertëve gjermanë, ky vendim “hap kutinë e Pandorës”. Sepse siç i tha politologu Josef Janning radios kombëtare gjermane Deutschlandfunk, nuk ka “kritere objektive” se ku është kufiri i kompetencave evropiane me ato nacionale.

Komisioni i kërkon qeverisë gjermane që të reagojë brenda disa muajsh me shkrim kënaqshëm për kritikat, ndryshe KE mund ta padisë Gjermaninë para Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Dhe kjo Gjykatë do të gjykonte atëherë se kishte ajo vetë të drejtë, jo gjykata nacionale gjermane, kur e quajti të drejtë blerjen e obligacioneve nga BQE.

Gjermanisë i kërkohet “rrugë e përshtatshme për ta mënjanuar shkeljen”

Por nisja, në këtë moment, e procedurës për shkelje kundër Gjermanisë shtron pyetje për qëllimin që ndjek me të Komisioni Evropian. Hapi i Komisionit ngre megjithatë disa probleme.

Në një plan të ngushtë, forcat politike që e shtynë apo detyruan Komisionin të nisë procedurën për shkelje kundër Gjermanisë duket se nuk kishin alternativë tjetër. Në fund të fundit, Komisioni duhet të dëshmojë se vepron njësoj, si ndaj shteteve të mëdha, ashtu edhe ndaj atyre më të vogla, kur dyshohen për shkelje të së drejtës evropiane. Por: në Gjermani kemi situatë krejt tjetër nga ajo p.sh. në Poloni apo në Hungari, ku janë veprime të frymëzuara nga qeveritë ato që sjellin përplasje me të drejtën evropiane.

Në një plan më të gjerë, hapi i Komisionit është kujtesë ndaj shtetit më të madh të BE, Gjermanisë: se vendimet legjislative nacionale të Karlsruhes nuk duhet të cënojnë sigurinë juridike në Evropë e t’i vënë pikëpyetje autoritetit evropian, Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Mbetet fakt: Gjykata Kushtetuese Gjermane në Karlsruhe deklaroi se vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë nuk ka fuqi ligjore për Gjermaninë, pasi GJED i tejkaloi kompetencat me legjitimimin e shitjeve të obligacioneve nga Banka Qendrore Evropiane.

Angela Merkel EU Fahne

Politikës i kërkohet të shpjegojë vendime juridike

LEXO EDHE:  “Përplasje të përgjakshme”/ Ngjela paralajmëron Metën: Ja çfarë do të ndodhë në shtator

Komisioni Evropian, qeveria e Evropës, pret tani shpjegime nga “homologia”, qeveria gjermane (në një kohë kur nuk ishte gjykimi i qeverisë ai që hapi “telashe”, por i Gjykatës Kushtetuese Gjermane).

Me këtë Komisioni e vë qeverinë gjermane në një situatë të vështirë. A i bie Komisioni Evropian derës që të dëgjojë dritarja? Po qeveria gjermane nuk ka të drejtë t’i japë udhëzime Gjykatës Kushtetuese për gjykimet që duhet të bëjë. Ndonëse anëtarët e Gjykatës Kushtetuese propozohen për këtë Gjykatë edhe nga forcat politike: vendimet e Gjykatës gëzojnë respekt në Gjermani, sepse ndihen nga të gjitha palët si vendime të pavarura.

Iniciativa e Komisionit Evropian për hapjen e procedurës së shkeljeve kundër Gjermanisë nuk vlerëson si duhet as veprimet faktike më të gjera të qeverisë gjermane në emër të Gjermanisë.

Me dakordimin për Fondin Evropian të Rindërtimittë BE, me hyrjen në borxh edhe të Gjermanisë me shtetet e tjera për të ndihmuar shtetet e goditura më fort nga Covid-19, kancelarja Merkel dha një shembull të fuqishëm të mendësisë evropiane të saj dhe të establishmentit aktual politik të Gjermanisë. Ishte një hap historik, jo vetëm për shtetet që do të përfitojnë më fort nga paratë evropiane.

Jo vetëm kaq: është fakt i pamohueshëm se edhe para situatës së jashtëzakonshme të pandemisë, qeveria e kancelares Merkel nuk ndërmori hapa për ta penguar Bankën Qendrore Evropiane për të kryer atë që ajo e shihte si pjesë të mandatit të saj: blerjen e obligacioneve. Kemi një mbështetje faktike, graduale nga Gjermania të veprimeve të frymëzuara nga drejtori i atëhershëm i BQE, Mario Draghi dhe që kërkoheshin kryesisht nga shtetet latine të Eurozonës.

Qeveria gjermane ka mbështetur shtetet në nevojë

Elita politike në Gjermani ka mbështetur dekadën e fundit shpesh heshturazi, vendime evropiane në dobi të shteteve më të dobëta të BE, shpesh ajo ka qenë një hap përpara opinionit mbizotërues publik në Gjermani. Nga ky opinion publik u ushqye edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese Gjermane. Disa anëtarë gjermanë të Bankës Qendrore Evropiane dhanë madje dorëheqjen si shenjë proteste për politikën e Draghit, politikë të mbështetur edhe nga qeveria gjermane.

Ndoshta Komisioni kërkon të sigurohet me shkrim, me shpjegimet sqaruese që pret nga qeveria gjermane, se ajo nuk mendon si Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë. Dhe për më tepër t’i lërë një “porosi” qeverisë së ardhshme të Gjermanisë pas zgjedhjeve të 27 shtatorit. Meqenëse pakënaqësi në Gjermani ka edhe për Fondin e Rindërtimit të BE.

Vendimi i vitit 2020 të Gjykatës Kushtetuese Gjermane e forcoi pozicionin skeptik të Gjermanisë përballë shteteve që shpresonin të zgjidhnin probleme ekonomike nacionale me para evropiane, si p.sh. rikapitalizimin e bankave problematike nacionale. Është e pamohueshme se ekziston “rreziku moral” (“moral hazard”) që disa shtete e qeveri evropiane frymëzohen të mos bëjnë reforma strukturore, kur faturën për krizat e tyre e paguajnë shtete të tjera.

Përfaqësues të Komisionit thanë se “nuk kanë interes ta thellojnë grindjen” me Gjermaninë. Një mbyllje pas pak muash nga Komisioni të procedurës kundër Gjermanisë, pas marrjes së përgjigjeve me shkrim nga qeveria gjermane, do të dëshmonte se ata që e kanë nxitur procedurën janë realistë dhe fair ndaj Gjermanisë./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Ekspertët: Së shpejti varianti Delta i COVID-it dominues në SHBA

Publikuar

-

Nga

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në të gjithë botën kaloi shifrën e zymtë të 4 milionëve, sipas përllogaritjeve të bëra nga agjencia e lajmeve Reuters, ndërsa shumë vende ende përpiqen të sigurojnë vaksina të mjaftueshme për popullsitë e tyre. Ndërkohë Presidenti Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve që nuk janë vaksinuar, që të mos ngurojnë, duke paralajmëruar se varianti Delta, i shfaqur fillimisht në Indi, është më ngjitës dhe përbën rrezik më të madh për personat e pavaksinuar.

Varianti Delta, i shfaqur fillimisht në Indi, është zbuluar në të paktën 46 shtete amerikane dhe pritet që të përhapet edhe më shumë, thonë zyrtarët e shëndetësisë. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC, paralajmërojnë se varianti delta është shumë më infektues ndërsa parashikon që të bëhet varianti dominues gjatë muajve në vazhdim.

Shefja e CDC-së, Rochelle Walensky, tha për kanalin televiziv CNN se varianti Delta po përhapet në pjesën juqperëndimore të Mizurit ndërsa zyrtarët e shëndetit njoftojnë se ky variant përbën 90% të rasteve. Zyrtarët e shëndetit thonë se pacientët e infektuar janë më të rinjë në moshë dhe kanë simptoma më të rënda.

LEXO EDHE:  Shpresat e protestuesve në Bullgari
LEXO EDHE:  BE sanksione të reja për Bjellorusinë/ Përfshihen edhe bizneset

Shtetet e Bashkuara nuk janë pranë arritjes së synimit të Presidentit Biden për vaksinimin e 70% të të rriturve amerikanë me të paktën një dozë deri me katër korrik. Ndërsa kanë rënë ritmet e vaksinimit, zyrtarët e shëndetësisë po kalojnë nga klinikat gjigande të vaksinimit në përpjekje për të shkuar tek njerëzit, nëpër komunitetet e tyre.

Një klinikë e lëvizshme në stacionin e transportit në Akron të Ohajos po përpiqet t’u ofrojë njerëzve mundësinë për t’u vaksinuar. “Erdha për të marrë autobusin për në anën tjetër të qytetit. Nuk e dija që mund të vaksinohesha”, thotë James Crumbley.

Pesë shtete amerikane, me një numër më të vogël vaksinimi se mesatarja, kanë vënë re një rritje të konsiderueshme infektimesh gjatë dy javëve të fundit. Rastet në Arkansa janë rritur 74%.

Shumë shtete amerikane po ofrojnë shpërblime të ndryshme për njerëzit që vaksinohen. Varianti Delta, thonë zyrtarët, është përhapur në më shumë se 80 shtete në mbarë botën. VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Armeni, garë e ngushtë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Publikuar

-

Nga

Armeni, garë e ngushtë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Të dielën në Armeni po mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sondazhet tregojnë një garë të ngushtë mes partisë së Kryeministrit të përkohshëm Nikoll Pashinyan dhe asaj të ish-Presidentit Robert Kocharyan.

Qeveria armene thirri zgjedhjet e parakohshme në një përpjekje për t’i dhënë fund një krize politike që shpërtheu pasi forcat etnike armene humbën një luftë gjashtë-javore kundër Azerbajxhanit vitin e kaluar dhe lëshuan territorin brenda dhe rreth rajonit të Nagorno-Karabakut.

Që nga ajo kohë zoti Pashinyan ka qenë nën presion, me protesta të vazhdueshme ku i kërkohet të heqë dorë nga kushtet e marrëveshjes së paqes që i dha fund konfliktit. Sipas marrëveshjes, e cila u ndërmjetësua nga Rusia, Azerbajxhani rimori kontrollin e territorit që kishte humbur gjatë një lufte në fillim të viteve 1990.

Vetë zoti Pashianuan e ka cilësuar marrëveshjen si një katastrofë, por tha se ai ishte detyruar ta nënshkruante atë në mënyrë që të parandalonte humbje më të mëdha në jetë njerëzore e territoriale.

LEXO EDHE:  BE sanksione të reja për Bjellorusinë/ Përfshihen edhe bizneset
LEXO EDHE:  Integrimi drejt BE-së/ Hahn: Maqedonia e Veriut duhet të shpërblehet

Sipas një sondazhi të fundit nga “Gallup International” të zhvilluar në datat 7 deri në 10 qershor, 24.1% e votuesve bënë të ditur se ishin të gatshëm të votonin për “Aleancën Armene” të zotit Kocharyan dhe 23.8% për partinë “Kontrata Civile” të zotit Pashinyan.

Të dy, si zoti Pashinyan ashtu edhe zotiKocharyan votuan të dielën në mëngjes në kryeqytetin e vendit Jerevan.

Armenia njohet si një vend aleat i ngushtë i Moskës dhe Rusia ka një bazë ushtarake në këtë vend. Por megjithatë zoti Pashinyan, i cili erdhi në pushtet mes protestash dhe me një axhendë antikorrupsion në vitin 2018, ka pasur marrëdhënie më të ftohta me Kremlinin.

Zgjedhjet po vëzhgohen nga afër edhe nga Turqia, e cila mbështeti Azerbajxhanin në konfliktin e vitit të kaluar./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Mali i Zi, thellohen përplasjet politike

Publikuar

-

Nga

Në Mal të Zi janë thelluar mosmarrëveshjet dhe përplasjet politike, jo vetëm midis shumicës dhe opozitës, por edhe brenda koalicionit qeverisës.

Shkarkimi i ministrit të Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviq për qëndrimin e tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë dhe miratimi i një rezolute për Srebrenicën, nxitën tensione politike duke shkaktuar një krizë qeveritare që mund të sjellë edhe zgjedhje të parakohshme në Mal të Zi.

Partia pro-ruse, Fronti demokratik, vuri në dukje se shumica aktuale parlamentare në Mal të Zi nuk ekziston më, duke paralajmëruar bojkotimin e parlamentin dhe krizën qeveritare në vend.

Përfaqësuesit e kësaj partie theksuan se “ votimi për rezolutën e Srebrenicës, e cila nuk u votua as nga Parlamenti i Bosnje-Hercegovinës, është në dëm të popullit serb dhe Republikës Serbe”.

Edhe autoritetet e Beogradit reaguan në mënyrë të ashpër duke i cilësuar veprimet e Podgoricës si “tradhtare dhe kundër popullit serb.”

Presidenti i Serbisë. Aleksandar Vuçiq iu drejtua popullit serb në Mal të Zi duke i mbështetur në qëndrimin e tyre. Ai tha se “ Rezoluta e miratuar është kundër interesave të Serbisë, por serbët në Mal të Zi duhet ta mbajnë kokën lartë”.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin theksoi se do të kërkojë që ndaj deputetëve malazezë që votuan për rezolutën tu ndalohet hyrja në Serbi.

“Unë do të kërkoj që të ndalohet hyrja në Serbi të atyre që votuan për rezolutën. Le të takohen me familjarët e tyre, të sistemuara mirë në Beograd, në Mal të Zi, “thai Vulin.

LEXO EDHE:  Frika gjermane nga vetmia
LEXO EDHE:  Frika gjermane nga vetmia

Kryeministri aktual i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq ka dhënë propozimin për shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Vladimir Leposaviq, pasi ai nuk pranoi të jepte dorëheqje. Ai ka thënë se ministri është dashur të flasë rreth Srebrenicës në frymën e politikës së Qeverisë.

Megjithatë, Krivokapiq e cilësoi si të panevojshme miratimin e rezolutës për Srebrenicën.

“Rezoluta për Srebrenicën nuk është dashur të miratohet në parlament, pasi Mali i Zi e ka mbështetë Deklaratën e Parlamentit Europian për ngjarjet në Srebrenicë,” tha zoti Krivokapiq.

Krivokapiq akuzoi pratinë pro-ruse Fronti Demokratik, e cila, sipas tij, në bashkëpunim me Beogradin ka për qëllim rrëzimin e qeverisë aktuale të Malit të Zi.

Sidoqoftë, ngjarjet e fundit, sipas analistëve malazezë, do të shkaktojnë ndarje të reja në opinionin e Malit të Zi dhe ndarje në baza kombëtare.

Analistët thanë se ndarjet midis komuniteteve, kohëve të fundit kanë qenë mjaftë të thelluara si pasojë e mosmarrëveshjeve fetare dhe të nxitura nga Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Protestat e shpeshta dhe gjuha e urrejtjes ka ndikuar në rritjen e incidenteve ndëretnike në vend.

Në këtë kuadër edhe Këshilli i Europës ka ngritur alarmin për ndarjet ndëretnike në Mal të Zi.

Në raportin mbi Konventën për Mbrojtjen e Zbatimit të pakicave Kombëtare në Malin e Zi K.E. i ka bërë thirrje autoriteteve “ të punojnë në uljen e tensioneve dhe në parandalimin e gjuhës së urrejtjes.”/ VOA

LEXO TE PLOTE