Connect with Us

14 vite nga vizita historike e Bush në Shqipëri/ Nga takimet me Berishën e Moisiun, te “surpriza” në Fushë Krujë

Politikë

14 vite nga vizita historike e Bush në Shqipëri/ Nga takimet me Berishën e Moisiun, te “surpriza” në Fushë Krujë

Publikuar

-

Sot bëhen 14 vite nga vizita historike e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush në Shqipëri.

Presidenti George W. Bush është bërë presidenti i parë në detyrë i Shteteve të Bashkuara që viziton Shqipërinë.

Më 10 qershor të vitit 2007 dhe bashkëshortja e tij, Laura, u pritën në aeroportin e Rinasit nga ministri i Jashtëm shqiptar në atë kohë, Lulzim Basha.

Bush u takua në Pallatin e Brigadave me presidentin e Shqipërisë, Alfred Moisiu. Presidenti shqiptar Moisiu i dha homologut të tij amerikan dekoratën më të lartë “Urdhrin e Flamurit”, për kontributin e tij në mbështetje të çështjes shqiptare.

Presidenti amerikan u takua edhe me kryeministrin e atëhershëm, Sali Berisha, ndërsa në një konferencë të përbashkët për shtyp, vlerësoi nivelin e lartë të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe SHBA-së.

Ai tha, se beson se plani i të dërguarit të posaçëm të OKB-së, Marti Ahtisari, për pavarësi të mbikëqyrur, është zgjidhja e duhur për Kosovën, duke theksuar se do të punojë për të bindur gjithë vendet e Këshillit të Sigurimit dhe Serbinë për këtë gjë. Bush vlerësoi lart tolerancën fetare në Shqipëri.

LEXO EDHE:  “Rama ik”/ Nisin protestat edhe në New York

“Shpreha dëshirën që Shqipëria të hyjë në NATO, unë jam përkrahës i kësaj dëshire,” tha presidenti amerikan.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Bush ka folur para trupave shqiptare, një shprehje mirënjohje kjo për Shqipërinë që ka kontribuar ushtarakisht në Afganistan dhe Irak.

“U thashë trupave se ju respektoheni nga ushtarakët tanë si ushtarë të stërvitur mirë dhe kurajozë,” tha Bush. Ai inkurajoi politikanët shqiptarë të punojnë së bashku për të plotësuar standardet e anëtarësimit në NATO.

“Politikanët duhet të punojnë së bashku për të arritur këto standarde, të lënë mënjanë ndryshimet politike,” tha ai.

Vizita e Bush do të mbetet gjatë në kujtesën e shqiptarëve jo vetëm për rëndësinë historike, por më tepër për surprizat e saj, pasi presidenti amerikan thyen rregullat e sigurisë, sidomos gjatë vizitës së papritur në Fushë-Krujë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Premtimet ‘boshe’ të Grida Dumës/ ‘Po të ma kërkonte SHBA, do largohesha nga politika’

Publikuar

-

Nga

Deputetja e PD, Grida Duma ka deklaruar se PD për ish kryeministrin  Sali Berisha është krijesa e tij dhe se e kupton dhimbjen që ai ndjen, por vjen një ditë që kjo krijesë kërkon sakrificën tënde.

Ajo ka theksuar se situata në PD aktualisht është si një anije ku duhet të zgjedhësh të shpëtosh  veten apo fëmijën tënd, duke treguar kështu që thelbi duhet të jenë demokratët.

Nga ana tjetër, deputetja bën me dije se nëse ambasada amerikane do kishte bërë thirrje kundrejt saj për t’u larguar, ajo shprehet se do të kishte ikur që me sekondin e parë ngha politika.

“Sot shqetësimi dhe interesi im i vetëm janë demokratët! Kushdo mund ta thotê këtë por besimi ndërtohet nga veprat jo fjalët. Ky moment nuk mund të luhet në kurriz të demokratëve, siç edhe po luhet. Nuk duhet që demokratët të përçahen për çështje që nuk janë aspak  përgjegjësi e tyre. Ata, demokratët kanë bërë gjithçka i është udhëzuar.

Sot nuk është një çështje se cili është kryetari i partisë por cili është qëndrimi që do mbajmë që PD të ketë mundësinë të fitojë. Secili nga ne duhet t’i bëhet mbështetje PD-së jo barrë. Ndaj thashë qartë që:

“Nëse unë një ditë do të përballesha me një thirrje nga Ambasada Amerikane që  nêse Grida Duma është aty ne nuk kemi më marrëdhënie me Partinë Demokratike”, unë do të kisha ikur sekondin e parë.

Nëqoftëse unë mendoj që Partia Demokratike, që ka 70 mijë anëtarë dhe 600 mijë a 700 mijë votues, kondicionohet nga fakti të ketë apo mos ketë aleatin strategjik se jam apo jo unë aty brenda, iki që ditën e parë. Më bëni çfarëdo lloji prove të kësaj natyre, unë iki nesër!



LEXO EDHE:  Arrestohen tetë persona në Tiranë/ Për çfarë akuzohen

LEXO EDHE:  Shpejtësi në kufijtë e çmendurisë/ Ja si e pëson “piloti” në autostradën Tiranë-Durrës

Në rast se ti një ditë të bukur thirresh në mision, me të drejtë apo pa të drejtë, thic the ti “Zoti”, jemi në anije dhe krijesa… sepse PD për Sali Berishën është krijesa e tij dhe unë e kuptoj dhimbjen e tij por vjen një ditë në jetën tënde që dhe krijesa jote kërkon sakrificën tënde, në një mënyrë apo një tjetër, me të drejtë apo pa të drejtë. 

Dhe thuhet: “Shiko jemi në këtë anije, do të shpëtosh veten apo do shpëtosh fëmijën?” Unë, po të përgjigjem unë, unë e kam atë qartësinë që unë do të vdes dhe fëmija do të vazhdojë. Kjo është pra.” 

Ky mbetet thelbi i situatës sot! Çështja e lidershipit është pas kësaj! Çdo lidership duhet të dijë se çfarë i bën më mirë PD-së në këto momente!”, shkruan Duma në rrjetin social facebook.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që deputetja bën premtime ‘boshe’ dhe nuk ka as guximin t’i mbajë, pasi jo më gjatë se në zgjedhjet parlamentare, ajo premtoi para popullit se nëse socialistët merrnin Kavajën, ajo do të linte mandatin e deputetes.

Jo vetëm që nuk la mandatin, por as nuk u prononcua për të justifikuar gafën e bërë nga ana e saj.

Duke patur në mendje këtë gjë,  pyetja që na vjen natyrshëm është: A duhet t’i “besojmë” Gridës?/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“60% e delegatëve kanë firmosur për një teke raki”/ Himçi ‘degjeneron’ Bardhin: Do ta japim dopje me 11 në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi vazhdon të fyejë me fjalor të padenjë anëtarësinë e Partisë Demokratike.

Në një prej daljeve të fundit në media, Bardhi ka deklaruar se 60% e atyre që kanë firmosur për Kuvendin Kombëtar të PD në datën 11 dhjetor e kanë bërë një gjë të tillë në këmbim të një teke raki.

Pjesa tjetër, vijon më tej Bardhi, e kanë firmosur për shkak se iu është thënë se të kemi bërë nder kur PD ishte në pushtet, me vende pune apo pozicione drejtuese.



“Po ju dëshmoj një tjetër pohim të një kryetari dege që është bashkuar me lëvizjen e Berishës në mbledhjen me 70 kryetarë degësh, në degën time tha kanë firmosur 60% të delegatëve. Por tha këto 60% nuk dinë çfarë kanë firmosur sepse iu është vënë një teke raki përpara, kanë kthyer teken e rakisë dhe kanë hedhur firmë pa e ditur fare, 20% kanë firmosur për hatër se iu është kujtuar që të kemi punësuar këtu, ke qënë drejtor këtu…“, ka thënë ai.

LEXO EDHE:  Berisha ‘hap thesin’/ Tregon se kush ia publikoi Ramës çështjen e djalit

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i Berishës për protesta/ Tabaku: Duhet të jemi bashkë kundër Ramës

Pas këtyre deklaratave ka reaguar dhe Sekretari i PD në Elbasan, Bledi Himçi.

Duke iu përgjigjur Bardhit,me ironi ai shkruan: O deputet! Hajde takoje vetë partinë e kap noi teke!Ose na prit në Tiranë me 11, se do ta japim dopje.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjekmarkaj bën trimin/ “Kërcënon” delegatët e PD: Drama e tyre do jetë në datën 12 dhjetor

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj ka nisur të trimërohet dhe të “kërcënojë” delegatët e PD, të cilët kanë firmosur për mbajtjen e Kuvendit në datën 11 dhjetor dhe kërkojnë largimin e Lulzim Bashës.

Në një reagim për media, Gjekmarkaj shprehet se Kuvendi i datës 18 legal dhe mund të vijë kushdo, duke shtuar se drama më e madhe për mbështetësit e 11 dhjetorit do jetë data 12.

“Janë disa principe. Mendoj që një parti si një organizatë, ku njerëzit janë aty prej bashkimesh vullnetare duke ndarë disa ide të përbashkëta dhe disa pika të përbashkëta që janë statuore dhe kushtetuese për një parti, mendoj që këto duhen respektuar dhe nëse do të dëshironin që të kishte një Kuvend të pranuar nga të gjithë do ndiqej linja jo e ilegalitetit. Foltorja ka shkaktuar një krizë në PD. Në pleudarinë e Foltores thuhen dhe të vërteta dhe për PD dhe për jetën politike.



Vendimin që z. Basha mori bashkë me kryesinë për Kuvendin, e quajta si një farë triumfi të Foltores, sepse nëse nuk do ishte kriza që shkaktoi foltorja nuk do kishte një kongres të datës 18. Kjo është një mundësi që aty të vijnë të gjithë, të vijë Sali Berisha, mbështetësit e tij, të vijë kushdo. Le të bëhet një kongres i gjatë, le të debatohet dhe me tone të larta, por të mblidhen në një kongres legal. Të marrin vendime që t’i nënshtrohen vullnetit të shumicës, të dalim të bashkuar. Do ishte shumë mirë që Kongresi i datës 18 të ishte për të gjithë, por do duhet që ai i datës 11 të mos zhvillohej, të mos krijonte fabula të rreme. Çfarë ndodh? Për t’i motivuar njerëzit, sigurisht të pakënaqur nga mosardhja e pushtetit, nga masakra zgjedhore, nga frustrimi që të jep të qenit opozitar në Shqipëri disa janë motivuar dhe mikluar që më datën 11 do shkarkohet Basha, më 12 do të bëhet Berisha, më 13 do rrëzohet Edi Rama, më 14 do jenë drejtorë, deputetë, shefa, specialistë, por kjo është një gënjeshtër e gjitha.

LEXO EDHE:  Sherr me thika mes adoleshentëve në Tiranë/ Plagoset 16-vjeçari

LEXO EDHE:  Video-Shqiptarët flenë rrugëve/ Veliaj merr apartamente për të pastrehët?

Drama më e madhe për këta mbështetës të datës 11 do jetë data 12. Çfarë do iu ofrojnë në datën 12. Berisha e di shumë mirë që nga pikëpamja legale Kuvendi i tij nuk qëndron. Berisha e di shumë që nuk mund ta marrë PD-në me një Kuvend ilegal. E di shumë mirë që nuk ka asnjë mënyrë tjetër veçse legalitetit të marrë PD-në. Çështja është si do ta menaxhojë ai. Mundësitë janë dy, ose të shkojë drejt një partie tjetër që uroj që jo sepse PD ka nevojë për të gjithë mbështetësit, qoftë dhe ata të Berishës, ose le të themi t’i thërrasë arsyes dhe njerëzit të kthehen tek aksioni opozitar dhe tek rindërtimi i PD-së si një parti e fuqishme opozitare dhe si shpresa e vetme në vend”, tha Gjekmarkaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE