Connect with Us

Tritan Kalo jep alarmin, shigjeton politikanët/ “Jeta jonë nuk është më pak e çmuar se e juaja”

Shëndeti

Tritan Kalo jep alarmin, shigjeton politikanët/ “Jeta jonë nuk është më pak e çmuar se e juaja”

Publikuar

-

Mjeku Tritan Kalo ka dhënë alarmin për cilësinë e ajrit. dhe ndërtimet vend e pa vend që kanë bllokuar qarkullimin e ajrit.

“Dëshirën e të ecurit në mëngjes rrugëve të Tiranës, kënaqësinë e aromës së lulëzimit të blirave të shumtë, t’i largojnë së paku dy elementë jo pak lëndues të cilësisë së jetës në Kryeqytetin e Shqiptarëve”, shkruan Kalo në rrjete sociale.

Më tej, ai shprehet se si mjek u duhet të bërtasë dhe të kujtojë se jeta e tij dhe bashkëqytetarëve është e çmuar, pasi ajri i ndotur shkakton në botë qindra mijëra viktima dhe probleme me shëndetin.

“Ne nuk jetojmë në vilat tuaja në rrethinat e Tiranës, ku jeni përpjekur të mos e lëndoni cilësinë e ajrit që thithin mushkëritë tuaja dhe të familjarëve tuaj, por kemi lindur e jetojmë në zemër të Kryeqytetit të Shqiptarëve dhe prej dhjetra vitesh i përjetojmë si ndryshimet pozitive të tij, po ashtu edhe ndërhyrjet e pavëndta të bëra në të….Si mjek, si qytetar, si prind, si taksapagues më duhet të “bërtas” dhe t’ju rikujtoj se jeta ime, jeta e të gjithë bashkëqytetarëve të mi është jo më pak e çmueshme se e juaja”, shkruan më tej Kalo.

 Reagimi

“Kohë kovidiane….9.06.2021…. Mirmëngjes e ditë të mbarë kolegë, miq, të afërm, bashkëqytetar dhe bashkëkombas në dhe jashtë Trevave Arbërore….Dëshirën e të ecurit në mëngjes rrugëve të Tiranës, kënaqësinë e aromës së lulëzimit të blirave të shumtë, t’i largojnë së paku dy elementë jo pak lëndues të cilësisë së jetës në Kryeqytetin e Shqiptarëve:

1- ajri i ndotur që ne thithim në mushkëritë tona, tashmë të transformuara në “depozita” të grimcave të shumëllojta në madhësi e në dëmprurjen afat shkurtër e afat gjatë të shëndetit tonë, dhe

2- ndërtimet vënd e pa vënd që kanë mbirë sidomos vitet e fundit, të cilat kanë bllokuar qarkullimin e ajrit në përputhje me “koridoret ajrore”, dikur para 1992 të mirë studiuara dhe të mirë respektuara gjatë ndërtimeve të kohës, pa folur shumë për qafëdhimbjen të cilën ato të shkaktojnë kur dëshiron ti shikosh nga poshtë-lart, as për mbylljen e horizonteve për këdo nga ne të mësuar me ndërtimet sizmologjikisht të lejuara 5-8 katëshe të Tiranës, POR duke këmbëngulur vetëm e vetëm për cilësinë e ajrit, të cilin përpos ndotjes prej makinave të panumërta që lëvizin, atë po e mbindotin pluhurat e ndërtimeve të pafundme në të….

Na u premtuan me bujë para “Mandatës” së parë të zotit/ shokut Erion Veliaj se nuk do të jipeshin më leje ndërtimesh në Tiranë si dhe do të anulloheshim ato të dhëna deri në atë kohë…. Ndodhi krejtësisht e kundërta…. U dhanë e po jipen qindra leje ndërtimi…. Po ndërtohet kudo dhe në lartësira e volume marramendëse, ndërkohë që shkelen rregullat e Urbanizimit të qytetit edhe ashtu të pa respektuara si dhe sa duhet nga paraardhësit e tij….

NE nuk jetojmë në vilat tuaja në rrethinat e Tiranës, ku jeni përpjekur të mos e lëndoni cilësinë e ajrit që thithin mushkëritë tuaja dhe të familjarëve tuaj, POR  kemi lindur e jetojmë në zemër të Kryeqytetit të Shqiptarëve dhe prej dhjetra vitesh i përjetojmë si ndryshimet pozitive të tij, po ashtu edhe ndërhyrjet e pavëndta të bëra në të….Si mjek, si qytetar, si prind, si taksapagues më duhet të “bërtas” dhe t’ju rikujtoj se jeta ime, jeta e të gjithë bashkëqytetarëve të mi është jo më pak e çmueshme se e juaja….

Ajri i ndotur shkakton kudo në Botë edhe në Shqipëri dhjetra, qindra e mijra viktima ose lëndime invalidizuese të shëndetit të shumë e shumë të tjerëve….Ne jemi përherë këtu në “vijën e zjarrit” të luftës me “armikun e padukshëm”, “flamën mbarëbotërore” të Sars-Cov2/Covid-19, në Përkujdesje të shëndetit të bashkëkombasve tanë me Punën, Përkushtimin dhe Profesionalizmin tonë, ndaj mos e “dëmtoni”/“rëndoni” këtë luftë me “dëmet kolaterale” të ardhura tashmë shëndetit tonë prej ndotjes progresive të ajrit….”ËSHTË KOHA PËR PUNË”(ER) në dobi të komunitetit kryeqytetas, mqse fushata zgjedhore tashmë ka shumë javë që ka përfunduar për të gjithë….Together forever!!! N.B.: Ripostimi lejohet vetëm me pëlqimin e autorit….”, shkruan Tritan Kalo./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

MSH publikon shifrat/ Anjë humbje jete, ja sa raste të reja me Covid janë regjistruar sot

Publikuar

-

Nga

MSH publikon shifrat/ Asnjë humbje jete, 47 raste të reja me Covid-19

Sot ka nisur muajini hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2568 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 40 qytetarë, në këto bashki: 12 raste në Tiranë, nga 5 raste në Elbasan, Lezhë, nga 3 raste në Shkodër, Vlorë, nga 2 raste në Fier, Dimal, Patos, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Kavajë, Gjirokastër, Peqin, Kuçovë.

LEXO EDHE:  Çfarë është 6G dhe sa i shpejtë do të jetë?

LEXO EDHE:  “Policia subjekt i sulmeve politike”/ Lleshaj mesazh “të fortëve”

Aktualisht janë 421 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 24 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,243 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         40

Të shëruar në 24 orë       21

Të shtruar në spitale       24

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore                 2568

Testime totale             902,914

Raste pozitive             133,121

Raste të shëruara         130,243

Raste Aktive                      421

Humbje jete                   2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              152

Elbasan            58

Lezhë               36

Shkodër           34

Kukës                32

Vlorë                32

Fier                   25

Berat              21

Korçë                15

Durrës              10

Gjirokastër        6…/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Nis muaji i hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar mbi 18 vjeç

Publikuar

-

Nga

Nis muaji i hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar mbi 18 vjeç

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu, ka bërë me dije se sot nis vaksinimi për grupmosha mbi  moshën 18 vjeç.

Manastirliu iu ka bërë thirrje të rinjve të vaksinohen në mënyrë që të nisin një vit të ri akademik më të sigurt dhe të mbrojtur.

Përmes statsusit, Manastirliu sqaron se qendra e vaksinimit do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 20:00.

LEXO EDHE:  “PPP, KÇK, tendera korruptive dhe privatizime klienteliste/ Tritan Kalo “shpërthen” kundër politikës, apeli për qytetarët

LEXO EDHE:  Kosovë, 10 mln euro në vit veç për zyrtarët e Qeverisë

Nis sot muaji i hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç . Me kartën e identitetit, ju mund të paraqiteni në qendrën tuaj shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit për të kryer vaksinën #antiCOVID. Qendrat e vaksinimit që do të jenë të hapura nga ora 08:00-20:00”, shkruan Manastirliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rriten sërish rastet me Covid në Shqipëri/ Ja sa të infektuar janë regjistruar sot

Publikuar

-

Nga

Rriten sërish rastet me Covid në Shqipëri/ Ja sa të infektuar janë regjistruar sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3684 testime  testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 45  qytetarë në këto bashki: 10 raste në Tirane, 9 raste ne Shkodër, nga 4 raste në Kavajë, Sarandë, 3 raste në Himarë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Durrës, Fier, Kukës, Lezhë, Mirditë, Kamëz, Përmet, Peqin.

Aktualisht janë 402 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 21 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,222 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  “Turp të përdorësh gjakun e të rënëve për trafik votash”/ Artan Fuga iu përvishet politikanëve

LEXO EDHE:  Raporti i “Transparency International”/ Topalli del me reagimin e fortë, sulmon Ramën e Bashën

Statistika (31 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 45
Të shëruar në 24 orë 17
Të shtruar në spitale 21
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3684

Testime totale 900,346
Raste pozitive 133,081
Raste të shëruara 130,222
Raste Aktive 402
Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 146
Elbasan 56
Kukës 34
Vlorë 32
Shkodër 31
Lezhë 30
Fier 21
Berat 18
Korçë 15
Durrës 14
Gjirokastër 5

LEXO TE PLOTE