LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrebeshe shiu e breshëri/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për nesër

9 Qershor 2021, 17:08, Sociale CNA
Rrebeshe shiu e breshëri/ Çfarë parashikojnë

Dita e nesërme do të vijojë të mbetet në qarkullimin e masave ajrore të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës, të cilat do të pasohen nga reshje shiu në jug, qendër dhe zonat malore në veri dhe lindje te territorit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, përkohësisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrebeshe shiu e breshëri.

Era do të fryjë nga veriperëndimi 1-8m/s, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek, ndërsa valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore 12°C deri në 25°C

zonat e ulëta 17°C deri në 30°C

zonat bregdetare 15°C deri në 28°C./ CNA.al

Lajmet e fundit nga