LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ralf Gjoni apel kryeminsitrit dhe deputetëve/ “Largohuni nga gjuha e konfliktit politik”

9 Qershor 2021, 10:26, Politikë CNA
Ralf Gjoni apel kryeminsitrit dhe deputetëve/ “Largohuni nga gjuha e

Deputeti i opozitës parlamentare Ralf Gjoni gjatë seancës parlamentare për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, iu ka bërë thirrje deputetëve të PS dhe kryeministrit Edi Rama.

Gjoni shprehet se ka ardhur koha të prodhohet pozitivitet për shqiptarë dhe të largohen nga konflikti politik pasi kjo ka mbjellur vetëm urrejtje tek opinioni publik.

?Ky parlament ndoshta nuk ka nevojë për opinionin tim. Ndoshta ju e keni ndarë mendjen për ta shkakruar. Dua të bëj një apel ndaj mazhorancës ndaj ddeputetëvë dhe kryeministri Rama.

Ka ardhur koha të prodhojmë lajme pozitive për shqiptarë. Ka ardhur koha të mos prodhojmë as konflikte as sharje, as shamata. Ka ardhur koha të largohemi nga gjuha e konfliktiti politik i cili po sjell një urrejtje në opinionin publik”, shprehet Gjoni./ CNA.al

Lajmet e fundit nga