Connect with Us

Në Gjermani po pakësohen rezervat ujore

Bota

Në Gjermani po pakësohen rezervat ujore

Publikuar

-

Me një projekt një miliardë euro Ministria gjermane e Mjedisit synon të sigurojë rezervat ujore të vendit. Nuk duhet të bëhet luftë për të pasur ujë, thotë Svenja Schulze.

Gjermania është në përgjithësi vend i pasur me ujëra, por në disa rajone uji po bëhet më i kursyer për shkak të ndryshimit të klimës, thotë ministrja gjermane e Mjedisit, Svenja Schulze kur bën prezantimin e projektit të saj për strategjinë kombëtare të sigurimit të ujit.

Schulze është politikane e Partisë Socialdemokrate. Kur foli me redaksinë e gazetës Neue Berliner ajo tha, se „uji nuk mungon, por ka probleme me shpërndarjen”. Prandaj është e dosmosdoshme që rajonet e pasura me ujë dhe ato të varfëra të kenë shpërndarje të barabartë.

Në strategjinë kombëtare për rezervat ujore ministrja Schulze kërkon ngritjen e një infrastrukture masive të ujërave. Për këtë duhen dhënë në dhjetë vitet e ardhshme nga 100 milionë euro çdo vit, pra gjithsej një miliardë euro.

Komunat dhe furnizuesit e ujit duhet të bashkëpunojnë më shumë në nivel mbirajonal dhe duhet të krijojnë shoqata rajonale, thuhet në plan. Krijimi i sistemit të shpërndarjes së ujit dhe rezervuarët ekstra për ujin, si për shembull ngritja e digave do të krijojnë mundësinë që plani të jetë „ekologjikisht i përballueshëm”.

Uji është edhe faktor ekonomik

“Ndryshimi i klimës përbën sfidë gjigande për ekonominë ujore dhe për të githë përdoruesit e tij,” thuhet në projekt. „Verat do të jenë më të nxehta dhe më të thata. Reshjet e shiut do të shpeshtohen, kurse të borës do të rrallohen”. Tre vitet e thata njëra pas tjetrës, arritën ta bënin të ndihej kjo gjë dhe pritet që edhe në vitet e ardhshme kjo të vazhdojë. Problemi tjetër është sfida e rëndimit të lumenjve dhe liqeneve me përmbajtje nitrati dhe fosfori. Përveç kësaj shqetësim përbëjnë edhe pjesëzat e plastikës në ujëra si dhe mbeturinat e medikamenteve.

Deutschland Mischwald

Meqenëse në të ardhmen uji do të kthehet edhe më shumë në faktor ekonomik, nuk duhet që mungesa e tij të kthehet në disfavor gjatë konkurrncës, thotë ministrja Schulze. „Për mua është e rëndësishme të krijohet kuadri i duhur për shpërndarjen e ujit. Nuk duhet të bëhet luftë për të fituar ujin”.

Ajo pati shpjeguar që vitin e kaluar strategjinë me masat e reja që duhen marrë dhe hierarkinë që duhet krijuar për përdorimin e ujit. Prioriteti kryesor ka të bëjë me furnizimin e njerëzve me ujë të pijshëm, gatimin dhe larjen, tha ajo, duke shtuar se: “pas kësaj çështja bëhet interesante.”/DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Bëri shaka me Holokaustin/ Shkarkohet drejtori i ceremonisë së hapjes së Lojrave Olimpike

Publikuar

-

Nga

Komiteti Organizator i Lojrave Olimpike të Tokios shkarkoi të enjten drejtorin e ceremonisë së hapjes së ngjarjes sportive, për shkak të një shakaje me Holokaustin, që ai kishte bërë gjatë një shfaqjeje komike në vitin 1998.

Presidenti i Komitetit Seiko Hashimoto bëri të ditur një ditë përpara ceremonisë së hapjes, se drejtori Kentaro Kobayashi është shkarkuar nga detyra. Ai u akuzua se kishte bërë shaka me Holokaustin gjatë shfaqjes.

Ne zbuluam se zoti Kobayashi, në interpretimin e tij, ka përdorur një frazë që përqesh një tragjedi historike“, tha zoti Hashimoto. “Ne kërkojmë ndjesë thellë për këtë zhvillim një ditë para ceremonisë së hapjes, si dhe për shqetësimin që u kemi shkaktuar shumë palëve të përfshira, si në Tokio ashtu edhe në pjesë të tjera të vendit“.

LEXO EDHE:  Foto-Video eksluzive/ Merr flakë mjeti i bagazheve në aeroportin gjerman

LEXO EDHE:  Gjermania jep lajmin e mirë/ Heq kufizimet për këto shtete

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Tokios, të cilat u shtynë për shkak të pandemisë, është planifikuar të premten. Ceremonia do të mbahet pa spektatorë si masë për të parandaluar përhapjen e infeksioneve me koronavirus. Megjithatë pritet të marrin pjesë një numër i caktuar të ftuarish, zyrtarë, e përfaqësues të medias./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA, padi ndaj 9 agjentëve të paligjshëm të Kinës

Publikuar

-

Nga

Departamenti i Drejtësisë njoftoi se janë ngritur padi ndaj nëntë personave të cilët akuzohen se kanë vepruar në Shtetet e Bashkuara si agjentë të paligjshëm të Kinës.

Grupi dyshohet se “ka përgjuar dhe është angazhuar në një fushatë ngacmimi, përndjekjeje të dy personave me qëndrim të përhershëm në Shteteve të Bashkuara, për t’i detyruar ata të ktheheshin në Kinë. Sipas Departamentit të Drejtësisë kjo ishte “pjesë e një përpjekjeje globale, të bashkërenduar e të jashtëligjshme për riatdhesim, njohur si operacioni “Gjuetia e Dhelprës”.

Agjentët e paregjistruar, të një vendi të huaj nuk lejohen të përfshihen në mbikëqyrjen sekrete të atyre që gëzojnë statusin e qëndrimit të përhershëm në SHBA. Veprimet e tyre të paligjshme do të ballafaqohen me forcën e plotë të ligjit amerikan“, thuhej në një deklaratë të Jacquelyn M. Kasulis, prokurore në detyrë për Distrikti Lindor të Nju Jorkut.

Të akuzuarit janë Tu Lan, 50 vjeç, Zhai Yongqiang, 46 vjeç, Hu Ji, 46 vjeç dhe Li Minjun, 65 vjeç, të gjithë nga Kina; si dhe Zhu Feng, 34 vjeç, një shtetas kinez me banim në Kuins të Nju Jorkut, Michael McMahon, 53 vjeç, nga Mahwah-i i Nju Xhersit, Zheng Congying, 24 vjeç, nga Bruklini i Nju Jorkut si dhe Zhu Yong, aka Jason Zhu, 64 vjeç, nga Noruiç i Konektikatit. Emri i të pandehurit të nëntë, nuk është bërë ende publik nga autoritetet.

LEXO EDHE:  Gjermani/Shtohet pritshmëria për rritje të lartë ekonomike

Sipas njoftimit për shtyp, të dyshuarit akuzohen se kanë vepruar “nën drejtimin dhe kontrollin e zyrtarëve kinezë, në një përpjekje për të detyruar kthimin në Kinë të dy personave, emrat e të cilëve nuk janë bërë publik”.

LEXO EDHE:  Fotot- Në vend të duartrokitjeve, kishte bori makinash/ Ceremonia e pazakontë e diplomimit në Gjermani

Në deklaratën e Departamentit të Drejtësisë thuhej se rreth vitit 2012 dhe 2014 qeveria kineze kishte arritur që nëpërmjet organizatës ndërkombëtare të policisë “Interpolit” të lëshonte një “alarm të kuq” duke paralajmëruar forcat e sigurisë në të gjithë botën, se të dy këta persona ishin në kërkim në Kinë për përvetësim dhe marrje ryshfeti, krime për të cilat parashikohen dënime maksimale me burgim të përjetshëm e vdekje.

Zyrtarët e Drejtësisë thanë se të nëntë personat ndaj të cilëve janë ngritur padi, ishin pjesë e një fushate ndërkombëtare për të kërcënuar, sulmuar, përgjuar e frikësuar të dy këta persona e familjarë të tyre, në mënyrë që t’i detyronin ata të ktheheshin në Kinë./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Tjetër kontroll në laboratorët mbi origjinën e Covid-19/ Kina reagon me zemërim dhe akuza ndaj OBSH-së

Publikuar

-

Nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë dëshiron të kontrollojë në fazën e dytë të ekzaminimeve mbi origjinën e koronës edhe laboratorët kinezë. Pekini reagon me zemërim dhe akuza ndaj OBSH-së.

Zëvendësministri Kinez i Shëndetësisë Zeng Yixin tha në një konferencë shtypi se ishte “jashtëzakonisht i befasuar” nga kjo kërkesë. Ai e akuzoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për “mosrespektim të arsyes së shëndoshë dhe arrogancë ndaj shkencës”.

Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus kishte kërkuar të premten e kaluar që në fazën e dytë të ekzaminimeve mbi origjinën e virusit korona duhet të kontrollohen edhe laboratorët në Kinë. “Kontrollet e laboratorëve përkatës dhe të mjediseve të instituteve kërkimore” duhet të kenë përparësi në këtë kontroll, tha ai.

Shefi i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus

Menjëherë pasi filloi pandemia, pati spekulime se virusi mund të kishte dalë jashtë laboratorit për shkak të një aksidenti në Institutin e Virologjisë në Wuhan, në të cilin kryehen studime për llojet e virusëve korona. Qeveria kineze e mohon me forcë këtë.

LEXO EDHE:  Shenjat që tregojnë se ju nuk po pini mjaftueshëm ujë

Ekipi i ekspertëve ndërkombëtarë të dërguar nga OBSH-ja arriti ta vizitonte Wuhanin vetëm në janar – më shumë se një vit pas konstatimit të virusit dhe shpërthimit të pandemisë. Raporti përkatës u botua në fund të marsit por nuk dha ndonjë rezultat të qartë.

LEXO EDHE:  Foto-Video eksluzive/ Merr flakë mjeti i bagazheve në aeroportin gjerman

Dyshime për raportin e OBSH-së

Ekspertët e OBSH-së e klasifikuan teorinë e daljes së virusit nga laboratori si “jashtëzakonisht të pamundur”. Sipas tyre “ka të ngjarë madje shumë të ngjarë” që virusi ka kaluar tek njerëzit nga një lakuriq nate që ka shërbyer si bartës i ndërmjetëm.

Sidoqoftë rreth këtij raporti  u ngritën shpejt mjaft dyshime. Shumë shtete shprehën shqetësimin se ekspertëve ndërkombëtarë nuk u ishin vënë në dispozicion të dhëna të ndryshme gjatë hetimit të tyre në Kinë. Shefi i OBSH-së Tedros tha javën e kaluar se teoria e daljes së virusit nga laboratorike ishte përjashtuar si mundësi “para kohe”./DW

LEXO TE PLOTE