LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta “pret” shkarkimin me këngë/ Nuk mund të mos ndaj me ju kënaqësinë që përjetova sot

9 Qershor 2021, 20:08, Politikë CNA
Meta “pret” shkarkimin me këngë/ Nuk mund të mos ndaj

Presidenti Ilir Meta u shkarkua ditën e sotme nga Parlamenti me 104 vota pro, por pavarësisht këtij vendimi ai nuk ka dalë me një reagim publik.

Pas ironisë për deputetët që votuan shkarkimin e tij, Meta ka publikuar një tjetër status në rrjetet sociale.

Kreu i Shtetit thotë se sot ka përjetuar kënaqësi, pasi në Presidencë është prezantuar kënga ?Hymni i Djelmnis Dibrane? nga Kastriot Tusha dhe Arif Vladi.

?Në çdo hymn, këngë, elegji dhe rapsodi, në vallet, në lojrat e larmishme dhe në kostumet popullore të Dibrës gjendet një thesar unik dhe i jashtëzakonshëm kulturor, ngjyrat e jetës dhe bukuritë natyrore të kësaj treve, me shpirt atdhetar dhe artistik të fuqishëm.

Nuk mund të mos ndaj me të gjithë ju, kënaqësinë që përjetova sot, prezantimin për herë të parë dhe pikërisht në Institucionin e Presidentit të Republikës, të një krijimi artistik tepër të arrirë, ?Hymni i Djelmnis Dibrane?, të interpretuar mjeshtërisht nga dy prej korifejve të këngës shqiptare, Kastriot Tusha dhe Arif Vladi, që prezanton denjësisht gjithçka Dibra simbolizon për kombin shqiptar.

Duke ju uruar një natë të qetë ju ftoj ta shijoni këtë këngë kaq të bukur!?, shkruan Meta./ CNA.al

Kuvendi i ?preu kokën?/ Meta ironizon deputetët

Lajmet e fundit nga