LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kuvendi shkarkon Ilir Metën me votat e LSI-së

9 Qershor 2021, 16:40, Politikë CNA
Kuvendi shkarkon Ilir Metën me votat e LSI-së

Si për ironi të fatit, Ilir Meta është shkarkuar sot nga detyra e Presidentit të Republikës me votat e deputetëve të LSI-së, me votat e atyre që katër vjet më parë, para zgjedhjeve të vitit 2017-të ai vetë i përfshiu në listat e kandidatëve për deputetë e që hynë në Kuvend, pas vendimit të Monikës për t?i djegur mandatet pa miratimit e Metës, siç ka thënë ky vetë.

Pavarësisht faktit se si ndodhi, që Monika imponoi djegien e mandateve të deputetëve të LSI-së, sharkimi i Ilir Metës nga detyra e Presidentit të Republikës është pasojë edhe e atij vendimi, pasi pa votat e deputetëve të partisë së Metës, mazhoranca e Ramës nuk do t?i bënte dot sot 104 votat që shkarkuan Metën.

Dhe kur flasim për deputetët e LSI-së, nuk e kemi fjalën vetëm për Spartak Brahon apo baba Takun e LSI-së dhe as vetëm për Robert Bitrin që ishte larguar më parë nga LSI, por edhe për Lefter Kokën, Edmond Rrushin, Edmond Stojkun, Ylli Shehun, Aurora Mara, Enver Roshi, Ediola Braha etj.

Pa asnjë ndjenjë keqardhjeje për ish shefin e tyre, deputetët e zgjedhur katër vjet më parë prej vetë Metës dhe Monikës dhe të regjistruar me firmën e Petrit Vasilit nën siglën e LSI-së, ishin ata që vendosën fatin e Ilir Metës sot duke votuar për shkarkimin e tij dhe duke i bërë në këtë mënyrë një shërbim të madh vendit dhe demokracisë në Shqipëri, menjëherë pas urdhrit ekzekutiv të Presidentit të SHBA Joe Biden./CNA.al

Lajmet e fundit nga