Connect with Us

Keni plane për të udhëtuar drejt Francës?/ Këto janë kushtet që duhet të plotësoni

Aktualitet

Keni plane për të udhëtuar drejt Francës?/ Këto janë kushtet që duhet të plotësoni

Publikuar

-

Keni plane për të udhëtuar drejt Francës?/ Këto janë kushtet që duhet të plotësoni

Franca ka vendosur të pranojë pa asnjë kufizim shqiptarët që kanë kryer vaksinën kundër COVID-19. Vendimin më të fundit të autoriteteve franceze e bëri të ditur aeroporti “Nënë Tereza” në rrjetet sociale.

Aty sqarohet se shqiptarët e vaksinuar me Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson mund të futen lirshëm në Francë, me kushtin që të kenë edhe një test PCR.

Franca lejon hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike, vetëm nëse janë vaksinuar dhe udhëtarët paraqesin gjithashtu edhe testin PCR të 72 orëve të fundit ose Antigen të 48 orëve të fundit. Vaksinat e pranuara nga Franca janë ato të njohura nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA): Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Prova e vaksinimit është e vlefshme nëse lejon të vërtetohet përfundimi i një kohe të plotë të vaksinimit”, thuhet në njoftim.

Kurse qytetarët që akoma nuk kanë kryer vaksinën, do të vazhdojnë të lëvizin me masat që janë në fuqi. Për ta ndalohet udhëtimi, nëse nuk kanë arsye të rëndësishme.

LEXO EDHE:  Aeroporti i Rinasit “i ngrirë”/ Anulohen fluturimet

Franca e konsideron Shqipërinë në listën e vendeve me ngjyrë portokalli, domethënë me rrezik të ulët infektimi. Për ata që nuk janë vaksinuar, masat kufizuese vazhdojnë të mbeten në fuqi. Qytetarët e pavaksinuar, duhet të udhëtojnë vetëm për arësye esenciale (për të shkuar të bashkëshorti/bashkëshortja, apo prindërit të udhëtojnë tek fëmijët me leje qëndrimi në Francë studentët për motive studimi). Edhe kjo kategori udhëton me testin PCR të 72 orëve të fundit ose Antigen të 48 orëve të fundit”, thuhet në njoftim.

Vendimi i Francës për të mirëpritur shqiptarët e imunizuar hyn në fuqi nga 9 qershori./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aksioni tek Kadastra e Tiranës/ Zbardhen detajet, çfarë i ‘fundosi’ tre zyrtarët e lartë

Publikuar

-

Nga

Aksioni tek Kadastra e Tiranës/ Zbardhen detajet, çfarë i ‘fundosi’ tre zyrtarët e lartë

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i Policisë tek Kadastra e Tiranës.

Mësohet se hetimi ka nisur prej disa muajsh nga SPAK për falsifikim dokumentesh me qëllim tjetërsimin e pronave.

Mes tre të arrestuarve bëhet me dije se dy prej tyre bënin rolin e sekserit kurse tjetri është zyrtar i nivelit të ulët.

Këta persona akuzohen për falsifikim dokumentesh, mbivendosje pronash dhe korrupsion.

LEXO EDHE:  Studimi: Vaksinat Pfizer-BioNtech dhe Moderna, mjaft të efektshme

LEXO EDHE:  Çollaku: Rama në Turqi për negociata sekrete, të sqarohet opinioni publik për takimet në hotele dhe jo në zyrat e shtetit

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Emërimi i anëtarit të Gjykatës së Lartë/ Yuri Kim: Hap i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi

Publikuar

-

Nga

https://www.cna.al/2021/07/25/mos-u-dorezoni-ambasadorja-e-shba-mesazh-te-forte-po-ju-genjejne/

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim e ka cilësuar një hap të rëndësishëm për Reformën në Drejtësi dekretimin e gjyqtarit Artur Kalaja si anëtari i 8-të i Gjykatës së Lartë.

Ajo shprehet se sapo të emërohet edhe gjyqtari i tetë, kjo gjykatë do të ketë kuorumin për caktuar 3 gjyqtarë të tjerë në Gjykatën Kushtetuese.

“Hap i rëndësishëm përpara për zbatimin e Reformës në Drejtësi: Gjyqtari i 8-të emërohet në Gjykatën e Lartë, me të 9-in që do të vijë së shpejti.

Sapo të emërohet i 10-ti, Gjykata e Lartë do të ketë kuorumin për të caktuar 3 gjyqtarë të tjerë në Gjykatën Kushtetues. Faleminderit Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Presidencës për realizimin e kësaj”, shkruan Yuri Kim.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Djali i George Soros pushime në Shqipëri/ Takohet me Ramën dhe poston foto nga Vlora

Publikuar

-

Nga

Djali i George Soros pushime në Shqipëri/ Takohet me Ramën dhe poston foto nga Vlora

Djali i George Soros, Alexander Soros është takuar sot me kryeministrin Edi Rama në jug të vendit ku  ka zgjedhur të pushojë këtë fundjavë.

Soros ka ndarë fotot në rrjetet sociale, duke e quajtur Ramën mikun e tij të mirë, ndërsa ka postuar edhe pamje nga riviera shqiptare teksa e cilëson më të bukurën në Europë.

 “Ishte e mrekullueshme të kthehesha në bregdetin e bukur shqiptar me mikun tim të mirë Kryeministrin shqiptar Edi Rama. Shfletoni disa fotografi të nje nga rivierave më të bukura dhe të paprishura të Evropës“, shkruan djali i Soros.

LEXO EDHE:  “Takimi pozitiv me bosin e Pfeizer”/ Rama reagon nga SHBA, tregon ambicien e tij për vaksinimin

LEXO EDHE:  Vaksinimi i popullatës/ Gjata tregon se sa shanse ka Shqipëria të ketë valë të tretë infektimesh

 

LEXO TE PLOTE