LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputeti votoi pro shkarkimit/ Meta hedh sërish në sulm Tedi Blushin: I siguruan çunat pushimet me 500 euro

9 Qershor 2021, 21:06, Politikë CNA
Deputeti votoi pro shkarkimit/ Meta hedh sërish në sulm Tedi Blushin:

Ditën e sotme Parlamenti shkarkoi me 104 vota pro presidentin Ilir Meta. Shumë prej deputetëve të opozitës parlamentare mbështetën këtë nismë të qeverisë, ndërsa njëri prej tyre ishte edhe Besnik Troplini.

Por pas votimit në Parlament, në rrjet ka qarkulluar një foto e Troplinit me një kartëmonedhë 500 euroshe në ballë, teksa shfaqet i gëzuar.

Kjo foto është publikuar pak minuta më parë edhe nga zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi, i cili ka ironizuar thellë deputetët e opozitës.

?Deputeti me “votë” në ballë, i grupit “antikorrupsion” të murrizëve, në pritje të direktivave nga përtej “oqeanit”.

I siguruan çunat pushimet edhe për këtë vit! Ha ha ha?, shkruan Blushi në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga